Nikollë Curri, lufta e tij kundër turqve e serbëve

Love

βeℓℓe â๓e
  • Historia e heroit të Mirditës, komandant çete dhe luftëtar popullor për 45 vite me radhë. Si e organizoi qëndresën popullore në Shqipërinë e Veriut, kundra pushtuesve
timthumb.php


Nga: Ismet Balaj

Nikollë Ndue Curri ishte burri më në zë, i fjalës e i besës, i kuvendit e i pushkës nga dera fisnike e Currit të Fushë-Arrëzës, e mirënjohur në Pukë, Mirditë e më gjerë për besë, mikpritje dhe trimëri të treguar në beteja të shumta kundër të gjithë pushtuesve të Shqipërisë gjatë shekujve XVIII, XIX dhe XX. Ai u lind në vitin 1857.

Mbeti jetim. E rriti gjyshi, i cili i dha Nikollës mësimet e para për jetën, se si duhet përballuar ajo me zgjuarsi, me punë të ndershme dhe me trimëri kur duhet. Mjeshtëria e tij e parë qe mësimi i përdorimit të pushkës. Gjyshi e pajisi me armë, një “maunxer” turke. Ishte koha e Rilindjes Kombëtare.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit u bë udhëheqësja ideore dhe ushtarake e realizimit të kësaj Rilindjeje. Kongresi i Berlinit më 1878-n vendosi copëtimin e disa territoreve të perandorisë turke, që ndodheshin atëherë nën sundimin saj dhe dhënien shteteve fqinj.

Përballë rrezikut të copëtimit të trojeve dhe e zhbërjes së popullsisë shqiptare, Lidhja (më 1878) organizoi ushtrinë e mbrojtjes kombëtare. Për mbrojtjen e Hotit dhe të Grudës (1880) u mobilizuan vullnetarë. Nga Spaçi i Mirditës, ku ndodhej edhe Fushë-Arrëza, u nisën 1600 luftëtarë. Një prej tyre ishte edhe Nikollë Curri. Në Tuz u bënë 12.500 vetë, të cilët mësynë ushtrinë malazeze, e thyen duke mbrojtur tokën e popullsinë shqiptare.

Ashtu si edhe të tjerë të rinj luftëtarë, edhe Nikolla fitoi përvojë. Lufta u bë pjesë e pandarë e jetës së tij. Gjatë viteve të mëtejshme e deri më 1908, ai mori pjesë aktive në çetat luftarake të Spaçit.

Më 1908-n u zu rob në qytetin e Prizrenit, në kushte pabesie, gjatë një operacioni të befasishëm të garnizonit turk, e bashkë me disa të tjerë dhe i nisën për në Shkup. Ndërkohë u bë revolucioni xhonturk (turqit e rinj), që shpallën amnisti dhe robërit u liruan.

Mbasi kthehet në shtëpi formon çetën luftarake bashkë me vëllezërit: Kolën e Prengën, djemtë Zekën, Hilën dhe Dedën. Në përbërje të saj hynë edhe miq si Marash Maraku i Qelëzës, Pjetër Meli, Preng Nikolli, Preng Vorfi, Frrok Ndoci, Preng Pistja, etj.. Gjithsej 14 çetarë u betuan për besnikëri ndaj njëritjetrit dhe idealit të luftës kundër pushtuesve.

اetën e përuruan në pranverë të vitit 1911. Malësia e Madhe kishte shpërthyer në kryengritje, e cila korri suksese të shpejta kundër ushtrisë turke. Arriti të çlirojë jo vetëm Malësinë e Madhe, por dhe Tuzin dhe disa krahina në breg të liqenit të Shkodrës, të gjitha këto fshatra shqiptare.

Në majën e malit të Gerçës, në Deçiç ngritën flamurin kombëtar të fitores dhe shkruan memorandumin prej 11 pikësh drejtuar Portës së Lartë. Për mposhtjen e kryengritësve Stambolli mobilizoi disa batalione që i drejtoi nga veriu nëpërmjet Pejës, Kolashinit, Podgoricës e një autokolonë e nisi nga Prizreni, Fushë-Arrëz- Shkodër. Qëllimi ishte t`i fuste në kurth kryengritësit nga veriu e jugu.

Tek Ura e Bardhetit që bie midis Qafë-Malit, Kryeziut dhe Fushë-Arrëzës u organizua një pritë e rëndësishme. Nga Kryeziu zunë pritë Mustafë Ag Kryeziu me kryezezë e Qafamalas të krishterë dhe myslimanë pa dallim. Në anën tjetër të urës zunë pritë çetarët e Currit. Lufta e forcave vendase kundër pushtuesve, bllokoi kalimin e tyre për në Shkodër për rreth tre muaj.

Mësymja e tërheqja vazhdonte javë për javë, por kalimi i urës u bë i pamundur. Në këtë luftë pati disa të plagosur nga çetistët. Vëllai i Nikollës, Kola, u vra duke qenë dëshmori i dytë nga kulla e Currit. Kjo luftë ishte një ndihmë e rëndësishme për kryengritësit e Malësisë së Madhe.

Viti 1912 është viti i kryengritjeve mbarëkombëtare. Veçanërisht Kosova ishte në pararojë të luftës për jetë a vdekje që të arrihej çlirimi nga zgjedha shekullore turke. Muaji maj shënon fillimin e betejave në Kosovë me Hasan Prishtinën, Bajram Currin, Idriz Seferin, Isa Boletinin prijës.

Ato u përhapën gjerësisht në gjithë Shqipëri. Intelektualët më në zë, si Ismail Qemali me bashkëpunëtorët e tij përgatiti masat për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.At Shtjefën Gjeçovi luajti një rol shumë të rëndësishëm organizues në krahinën e Pukës. Të shtatë flamujt e saj me në krye Zenel Agën e Iballës, Mark Frrok Bajraktarin e Bugjonit, Halil Musën bajraktarin e Kabashit u përgatitën dhe e sulmuan garnizonin ushtarak turk të Pukës. Në qershor u bë sulmi i parë.

اeta e Nikoll Currit, që i takonte flamurit të Spaçit, u bashkua me flamurin e Bugjonit dhe e sulmuan garnizonin e Pukës nga ana jugore. Por, me qenësi ishte zbuluar plani i goditjes, nuk arriti qëllimin. Pas tre sulmesh, në gusht e shtator Puka u çlirua me 8 shtator 1912. Mbetjet e garnizonit thyen qafën në drejtim të Shkodrës. Kontributi i çetës së Nikollë Currit ishte i ndjeshëm.

Në tetor perandoria osmane u sulmua nga të gjithë shtetet ballkanike. Ushtria serbe pushtoi Kosovën dhe mësyu për të pushtuar gjithë territorin shqiptar deri në Adriatik. Preng Pasha, kapedani i Mirditës, u lidh me serbët. Ia hapi rrugën ushtrisë për të kaluar nëpër Mirditë.

Por, kaq nuk mjaftoi. Kërcënoi jo vetëm 12 flamujt e Mirditës, por edhe 7 flamuj të Pukës, se nëse u bëjnë pengesa serbëve, do t`u dërgonte atje ushtrinë e tij. Flamuri i Spaçit dhe i Dibrës, përkundrazi e priti me luftë.

Shtatë flamurët e Pukës i qëndruan me armë reparteve që nga njëra anë po bënin “çlirimin nga turqit”, por nga ana tjetër po realizonin një pushtim të ri të tokave dhe të popullsisë shqiptare. Prej Vaut Spas në një distancë prej më se 60 km duke kaluar nëpër fshatrat Xath, Flet, Qafë-Mali, Fushë-Arrëz, Pukë u pritën më armë.

Beteja e parë njihet me emrin lufta e Fletit, por aty u dha shkëndija e parë dhe vazhdoi nëpër gjithë gjatësinë e rrugës. Forca të shumta ushtarake serbe u përqendruan në qytetin e Pukës. Qëllimi i tyre ishte sigurimi i rrugës për kalimin e forcave që vinin nga Kosova në drejtim të Shkodrës e të Durrësit. Ndërkohë, në Vlorë më 28 nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar vendosi që Shqipëria të jetë shtet i pavarur.

500 burrat e Pukës

Me 8 dhjetor 1912 në Qelëz, një orë larg më këmbë në veri të Pukës, u mblodhën rreth 500 burra nga të shtatë flamurët e Pukës. Në kuvend e mori fjalën edhe Dom Gaspër Thaçi, famullitar, patriot i përkushtuar për çështjen kombëtare.

Ky dha lajmin e gëzuar se në Vlorë ishte shpallur Pavarësia e Shqipërisë nga Kuvendi Kombëtar. Pjesëmarrësit e pritën me duartrokitje. Pastaj Marash Mark Palushit, nga Qelëza, dhëndër i Nikollë Currit, iu besua ngritja e flamurit. Pjesëmarrësit e shpallën flamurtar dhe Dom Gaspër Thaçi i dha bekimin. Një breshëri pushkësh u zbrazën, me të cilat shprehej jo vetëm gëzimi i madh, por edhe betimi se ky flamur u fitua me armë dhe me armë do të ruhej.

Në këto rrethana, komanda e garnizonit ushtarak serb në Pukë, çoi e thirri krerët e kuvendit. Në debatin e zhvilluar pukjanët thanë: “ne nuk jemi as turq, as serbë, jemi vetëm shqiptarë; shqiptarë duem me jetue e shqiptarë duem me vdekë...”.

Për të mos u përplasur me ta, komanda nuk mori ndonjë ekspeditë ndëshkimore, pasi i druhej krijimit të gjendjes edhe më të tensionuar. Ndërkohë, Nikollë Curri me Marash Mark Palushin, Arif Topallajn e të tjerë çetistë shkuan në Lezhë. Të armatosur hynë në zyrën e kajmekamit, e detyruan të ulte flamurin turk dhe të ngrinte flamurin kombëtar të Shqipërisë.

Tradhëtia e Esat Pashës

Nga Shkodra erdhën lajme të zeza: Shkodra ishte sulmuar nga malazezët. Rreth 400 pukjanë e mirditorë, ndër ta edhe 12 çetarë me Nikollë Currin në krye shkuan në Shkodër. Gjatë muajve janarprill 1913 bashkë me shkodranët dhe mijëra malësorë mbrojtën qytetin nga pushtuesit malazezë.

Esat Pashë Toptani, mbasi vrau komandantin turk Hasan Riza Pashën (nip i Shkodrës), ia dorëzoi më 22 prill qytetin princit Danillo të Malit të Zi. Ai kreu kështu krimin më të madh: tradhtinë kombëtare. Situatat nuk i ngjanin njëra-tjetrës. Esat Pasha organizoi qindra rebelë e bashibozukë nga Shqipëria e Mesme, i armatosi me armë e municione e veshmbathje serbe dhe i nisi për t’u siguruar pushtuesve rrugën Prizren-Shkodër.

Gjatë gjithë kësaj rruge rreth 200 km gjatësi ushtria serbe nuk gjente asnjë çast qetësi. Në ndihmë u erdhi Toptani me rebelët e paguar nga Serbia. Ata vërshuan në rrethet Pukë e Mirditë. Në Qerret të Pukës u mblodhën mbi qindra burra nga të dy rrethet dhe vendosën që ta presin me pushkë Esat Pashanë. Kënga popullore thotë qartë: “Janë mbledhë Pukë e Mirditë/ Esat Pashën me pushkë me e pritë...”.

Edhe Dedë Gjo Luli, heroi i kryengritjes së Malësisë së Madhe (1911) bashkë me disa luftëtarë kaloi Drinin dhe u erdhi në ndihmë. Por, mjerisht ai ra në një pritë pabesie në një fshat të Mirditës, krijuar nga kapedani i Mirditës dhe humbi jetën.

Gjatë kësaj periudhe në Gomsiqe, në Këçirë, Fushë-Arrëz, Qafë-Mali, Dardhë, Vas-Spas çetat godisnin herë pas here ushtritë dhe bashibozukët bashkë. Në Berishë të Epër Gjelosh Keqani me të tjerë i presin “sadistët” më pushkë. Mbas një shkëmbim zjarri, “esadistoserbët” thyhen dhe ikin.

 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top