Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Nikolla Leonik Tomeo

  • Nga Lauri
  • Start date Start date
  • - Personalite të shquara Shqiptare /boteror
Elozhet e Paolo Giovio-s për humanistin e shquar shqiptar Nikolla Leonik Tomeo i cili fatkeqesisht akoma nuk ka një vend në Muzeun Kombëtar në Tiranë.
FB_IMG_1611839710655.jpg
LEONIK TOMEO

Leoniko Tomeo lindi në Venedik. Babai i tij ishte shqiptar, por Ai u kthye qytetar i Padovës dhe, pasi kishte mësuar greqishten në Firence nën udhëheqjen e Dhimitrit, qe i pari i filozofëve latinë në Universitetin e Padovës, që shpjegonte Aristotelin në greqisht.
Mendonte, që filozofia për të pasur përfitimet e duhura, duhej të nxirrej nga burimet e saj më të pastra dhe jo nga përrenjtë e turbullt të kohërave, duke kundërshtuar në mënyrë kategorike mësimet sofiste, që mbizotëronin nëpër shkolla, të ngatërruara mes injorantëve dhe barbarëve, meqë mësuesit gjenin shpikje "me nuancën e hollë" barbare tamam të dialektikëve dhe drejtonin hulumtimet mbi natyrën, jo nën dritën e së vërtetës, por në një vërshim fjalësh boshe nëpër diskutime. Nëpër universitete, të rinjtë duke ndjekur komentet arabe dhe barbare largoheshin nga jeta e drejtë dhe e sigurtë, për të ndjekur rrugë të ndërtuara mbi ledhet e rrëpirta të paditurisë.
Leoniku shkroi komente të thella e të shkëlqyera në “Parva naturalia” të Aristotelit, si edhe disa traktate shumë të holla, midis tyre atë " De intellectu", "De alica" dhe" De astragalo"1,që për larminë e tyre u bënë mjaft të pëlqyeshme e të dobishme mes të rinjve. Por me librin “De varia historia”, në të cilin nxjerr në dritë një sasi të konsiderueshme e shumë të këndshme të shkrimeve pak të njohura, ua kaloi të gjithë bashkëkohësve për bukurinë e kënaqshme të stilit.
E kalonte jetën e tij larg nga rivalitetet e ambicieve, në një botë të qetë, me studime të gjera e të pëlqyeshme deri aty, sa pasditeve iu shpjegonte miqve doktrinat e vërteta të peripatetikëve dhe të akademikëve me dashurinë më të zjarrtë. Kishte rezultate të shkëlqyera, si në ambientin privat, po ashtu edhe në leksionet universitare. Me respektin e detyrueshëm për mjekrën e tij të bardhë, arriti në të shtatëdhjetë vjetët e moshës së tij, beqar e i lumtur, me të ardhura të pakta e me thjeshtësinë e një burri të zakonshëm, me ndërgjegjen e vlerës së kulturës të tij të plotë, në përkujdesjet e trupit të vet dhe në shkëlqimin e shpirtit të madh të tij. I fuqishëm në të gjitha këto asnjë nga bashkëkohësit tanë nuk qe më i kënaqur se ai.
Qysh prej dyzet vjetësh kishte rritur në shtëpi një grru-grru,2 që merrte ushqimin nga dora e tij e që ishte një zbavitje e jashtëzakonëshme për plakun. Kur, e rraskapitur nga pleqëria, grru-grru ngordhi, Leoniku pati një parandjenjë të keqe. Nga keqardhja që i shkaktoi ajo, e parandjeu që do të ndiqte së shpejti fatin e mikes të tij të adhuruar. Mbase kishte arritur momenti të largohej nga kjo jetë, pa pësuar goditje nga asnjë lloj sëmundje.
Të rinjtë e Universitetit të Padovës (por edhe të huaj që studionin në të ) të cilët e adhuronin, u bënë zbukurim në funeralin e tij. Por ishte Bembo ai që ndërtoi varrin e tij e për ta fisnikëruar bëri të gdhendeshin këto vargje:
Nëse padashur të ka shpëtuar diçka nga natyra,
tashmë lexoje, O Leonik, në gjirin e të madhit Zot.3
(Paolo Giovio 1546,1577)
Këto ishin elozhet e P. Giovios të shkruara mbi N.L. Tomeon (1456 -1531), që zunë vend edhe në muzeun e tij në Como. Për shekuj me radhë ky jetëshkrim elozhativ ka qenë burimi i vetëm dhe pika referuese për origjinën e tij epirotase(shqiptare). Mbi jetën dhe veprën e Nikolla Leonik Tomeos është folur e vazhdon të flitet akoma për faktin e pozicionit, të interesave e të ndihmesës së shumanshme të këtij humanisti e filozofi shqiptar në kapërcyell të shekullit të XV në kulturën evropiane.
1 Mund të lexohen në: Nicolai Leonici Thmoaei : Dialogi nunc primum in lucem editi quorum nomina proxima pagina habentur . In aedibus Gregorii de Gregoriis,Venetiis [1523].
2 Shpend i afërt me lejlekun e gjelin e detit. Diçka midis tyre. Rritet pranë zonave ujore. Trupin e ka të mbuluar me pendë të hirta ndërsa bishtin e kokën me pendë të zeza. Ka këmbë të larta e munt të arijë me gjithë trupin në lartësinë mbi 1 metër.
3 Naturne si quid rerum te forte latebat / Hoc legis in magno nunc Leonice Deo.
_prof Ilia Karanxha
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back