Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Nikoliç: Nëse nesër nis lufta në Preshevë, shqiptarët do të fitojnë, se ata janë në t

Nëse valoi një ditë në vit flamuri shqiptar dikund në Preshevë apo Bujanovc e 364 ditë flamuri serb, nuk e dëshmon patriotizmin shqiptar e as “tolerancë” apo demokracinë e Serbisë ndaj minoriteteve. E di se shqiptarët atje kanë një referendum nga viti 1992, por duket se ai ka mbetur vetëm në letër. Unë nuk i kuptoj shqiptarët e Preshevës, pse nuk e kërkojnë bashkimin me Kosovën?! Beogradi nuk do të mund dot ta mbajë me zor as Luginën e Preshevës as me ushtri e as me xhandarmeri, aq sa mundi ta mbante Kosovën para 17 vitesh” ka deklaruar Tomislav Nikoliç.

Image
Tomislav Nikoliç
FOTO GALERI
Tomislav Nikoliç e njeh mirë edhe Luginën e Preshevës sepse siç tha ai ka ngrënë bukë të shqiptarëve plotë 12 muaj, meqë ka kryer shërbimin ushtarak në këto rajone.

“Nuk mund të flasësh keq apo të akuzosh një popull pa e njohur mirë, pa ja ngrënë bukën. Unë kam ngrënë bukë të shqiptarëve plot 12 muaj dhe jam mahnitur me traditën kulturën, sidomos bujarinë dhe mikpritjen e tyre ndaj të huajve që rrallë mund ta gjesh jo vetëm tek popujt në Ballkan, por as në botë…Unë di çdo gropë të rrugëve të Preshevës e di edhe sot”.

“Unë nuk i kuptoj shqiptarët e Preshevës, pse nuk e kërkojnë autonomi apo bashkim me Kosovën?! . aq më tepër kur ata posedojnë verdiktin popullit shumicë në referendumin gjithpopullor më 1-2 Mars 1992 ku është shprehur vullneti i popullit shqiptar për vetëvendosje, autonomi me të drejtë ribashkimi me Kosovën, e drejtë kjo legjitime edhe nga karta e OKB-së dhe konventa ndërkombëtare që iu mundësojnë të drejtën e vetëvendosjes për popujt autoktonë”

“اdo pëllëmbë e njoh qytetin e Preshevës, me kujtohej si sot ajo rruge me kllderme nga gjimnazi Skënderbeu deri lart te xhamia e qytetit. Unë gati një vit kam hangër bukë Presheve, Ne rast lufte e kam vështirë t’ja kthejë pushkën shqiptarëve. Nëse nesër luftoje në Preshevë. shqiptaret do te fitojnë, se ata janë në tokën e tyre” ka thëne për “Presheva jonë” Tomislav Nikolic.

Nikoliç, është një gazetar shumëvjeçar në selinë e Këshillit Evropian. në Stasburg i cili raporton per mediat vojvodase (Radio Televizija SANTOS -Zrenjanin) qe plot 12 vjet.

Sa i përket situatës në Vojvodinë, Tomsilav Nikoliç pohon se “Vojvodina është në rrugën e mbarë të Kosovës. Vojvdina së shpejti do të jetë Republikë. Nuk shkon më, jemi lodhur me Serbinë që na shkatërroi duke vjelur gjitha të mirat e vendit tonë. Lirisht mund të them “Vojvodina radi a Beograd se gradi” (Vojvodina punon, Beogradi ndërton..”). Adashi (emnaku) im, presidenti i Sebisë Tomislav Nikoliç e di shumë mirë se së shpejti Vojvodina do të bëhet Republikë, mjaft më Serbi na ka shfrytëzuar ”

Duke folur për “Presheva Jonë” ai thotë: “Unë quhem Tomislav Nikoliç, e fatmirësisht që nuk jam si ai. Jam nga Zrenjanini i Vojvodinës. Thashë nuk jam si sepse me presidentin e Serbisë nuk na lidhë asgjë, përveç emri dhe mbiemrit. E thashë fatmirësisht nuk jam si ai, si një qeveri që i prinë, sepse unë nuk i kam duart e lyera me gjak. Unë jam thjesht një gazetar që nga këtu, nga Këshilli Evropian raportoj, informoj popullin tim në Vojovdinë..”.
IMG_0847.jpg
http://gazetanewborn.net
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back