NIKOLETA KOVAا:Si operojnë “bosët” e bandave në Shqipëri nëpërmjet të “dashurave”

fshatari

Anetar
burgu-v.jpg
Femrat e mafies

Dy ish-të dashurat e bandës së Durrësit që me dëshminë e tyre pritet ta fundosin Lul Berishën, përveç risisë që sollën, nuk janë femrat e vetme që kanë qenë pjesëmarrëse të një organizate kriminale.
Gazeta “Tirana Observer” boton sot se si operonin të “fortët” e bandave në Shqipëri, nëpërmjet të “dashurave” të tyre. Si rekrutoheshin femrat në banda dhe cili ishte roli i tyre përcaktues, si dhe femrat që u bënë pjesë e mafies.

Femrat e mafies dhe “mafia e femrave...”
Rekrutimi i femrave në banda kriminale dhe roli i tyre përcaktues

Statusi i dëshmitareve të drejtësisë për dy femra, të cilat kanë marrë pjesë në një prej organizatave kriminale më të mëdha në vend, ishte dhe risia e radhës dhe një ndër më të veçantat në betejën për bindjen për krimet e anëtarëve të kësaj bande. Dy femrat, njëra prej të cilave është edhe protagoniste jo vetëm dëshmie dhe rrëfimi por edhe “plan-prishëse”, së shpejti mësohet se do të strehohen në një prej vendeve më sigurinë më të lartë në botë. Do të sistemohen atje, e ndoshta prej aty do të nisin edhe rrëfimin “live” për gjithçka dinë, panë dhe mësuan në lidhje me aktet dhe faktet kriminale të djemve që për shumë kohë ishin në “strehën” e Lul Berishës, ndërsa pas ndarjes së tyre, femrat janë pozicionuar sërish në grupin e më të fortit.
Por dy dëshmitaret e drejtësisë, nuk janë femrat e vetme që kanë jetuar në “çatinë” e të fortëve, nuk janë të vetmet dëshmitare të një sërë krimesh, ashtu siç nuk janë të vetmet që janë gjendur në vendin e gabuar herë pa dijeninë e tyre e herë edhe nën pushtetin e famës së meshkujve që i shoqëronin.
Po si rekrutoheshin femrat...?
Referuar një sërë rastesh të zbuluara nga policia dhe të dokumentuara nga prokuroria, prej shumë vitesh u mësua se bandat e fuqishme kriminale në vend rekrutonin femra për të mundësuar fillimisht gjënë më të rëndësishme; strehimin. Sipas ekspertëve të hetimit, zakonisht “grepi” i të përfshirëve në banda kriminale hidhej te studentet dhe madje pjesa më e madhe e rasteve që ka hetuar prokuroria janë të zbuluara në Tiranë.
Sërish referuar të dhënave të dokumentuara nga hetimi, mësohet se femrat që pranonin të hynin në shoqërinë e këtyre djemve ishin jo vetëm të privilegjuara, por mbanin larg vetes edhe shoqërinë e zgjeruar. Referuar rasteve të njohura, tashmë kuptohet që këto praktika janë ndjekur në thuajse shumë prej organizatave kriminale të strukturuara botërore.
Stili, më së shumti sipas ekspertëve, është model italian, pavarësisht se hapësira në të cilën kanë vepruar organizatat atje me organizatat shqiptare, ka qenë e ndryshme.
Rekrutimi thuhet që nis fillimisht si joshje, e pastaj si mos mundësi ndarjeje prej të dy palëve, ndërkohë që “bosët” arrinin t’u siguronin shumë të ardhura pas momentit të lidhjes dhe bashkëpunimit.
Marrëveshjet...
Thuajse janë kriminale. Femrat pasi bëhen bashkëjetuese e njërit prej anëtarëve të grupit, zakonisht lidhjet nisin me kapot, përdoren jo vetëm si mburojë por edhe si karrem për të vënë në lëvizje palën kundërshtare. Fakte të tilla janë nxjerrë nga i penduari i drejtësisë shqiptare, Adriatik Coli, ndërkohë që prokuroria dhe policia kanë të dokumentuar një rast, ku e dashura e njërit prej të “fortëve”, është përdorur për të nxjerrë në pritë njërin nga të kërkuarit e rivalëve.
Gjithashtu, është mësuar se femrat që jetonin me të “fortët” dispononin eskluzivitetin e pothuajse të të gjitha sipërmarrjeve momentale dhe të atyre me plane afatgjata. Duke qenë pjesë e tyre, femrat kanë luajtur rol edhe në administrimin e shumë të dhënave që kanë poseduar, ndërkohë që strehonin në banesat e tyre, të marra me qira dhe të paguara nga i “dashuri”, të gjithë shokët e të dashurit të tyre. Aty kryheshin edhe pazaret, ose strehoheshin punë-kryesit e udhëzuar nga i “madhi”.
Vendstrehimet e “krimeve”
Kur disa vite më parë, Policia e Tiranës më në krye drejtues të lartë të saj, morën iniciativën për të “parandaluar” një vrasje, operacioni përfundoi vetëm pak metra larg godinës ku ushtronte aktivitetin policesk kjo drejtori. Ndërhyhet në banesën e survejuar, ku u tha se strehohej edhe Dritan Dajti, atëherë i shumëkërkuar i policisë sonë dhe i Interpolit në të gjithë botën, dhe në apartamentin e marrë me qira zbulohet një arsenal armësh, e me to edhe arrestohen tre persona. Personi i katërt qe femër dhe se policia prej aty nisi edhe survejimin e modelit të femrës që mund të qëndronte pranë të fortëve.
Ndërkohë që të gjithë kishin në mendje atentatin ndaj shoferit të ish-kryeprokurorit në bulevard, kur pas vrasjes taksisti tregoi se transportoi autorin dhe një femër që ishin bashkë në momentin e ekzekutimit. Historitë vazhdojnë me zbulimin e disa banesave të mara me qira nga “mikeshat” e krerëve të bandave kriminale. Policia dhe prokuroria kanë të dokumentuar disa prej tyre të cilat ndodhen në Tiranë e në disa prej rrugëve kryesore. Nga rruga e Elbasanit, pas ministrisë së Drejtësisë, në Myslym Shyqi, 21 Dhjetori apo edhe në Komunën e Parisit ishin vend-zgjedhjet e krerëve të bandave për tu “strehuar” bashkë me krimet dhe planet e së nesërmes.
Arrestimet pas gjurmëve të femrave...
Shkëmbimi i përvojave nuk ndodhi vetëm në botën e krimit. Policia shqiptare nisi të “kopjojë” modelet e ndjekjes së femrave për të shkuar te personi i duhur. Në dy raste ka rezultuar me sukses. Ndonëse rasti i parë është tashmë më së i njohur në arrestimin e Lul Berishës në Tetovë, mësohet se edhe në një arrestim tjetër të bujshëm, policia ka ndjekur gjurmët e një femre. Madje “fati” i saj sot e asaj dite vazhdon të jetë mister, ndoshta jo për hetimin...
Femrat që u bënë pjesë e mafies
Ndonëse i bashkon fakti i pjesëmarrjes, në të vërtetë fati i femrave që janë bërë pjesë e organizatave kriminale ose edhe e mafies në vendin tonë ka qenë i ndryshëm. Shumë prej krimeve që për viktima kanë pasur femra, thuajse sot e asaj dite janë të pazbardhura, ndoshta për shumë prej tyre nuk ekzistojnë më as dosjet ose me pak fjalë janë mbyllur hetimet. Por edhe për vrasje që për viktima kanë pasur femra që është dhënë një përgjigje nga drejtësia, sërish nuk janë marrë të gjitha sepse-të, qoftë edhe ligjore të vrasjes së tyre. Në vendin tonë nuk janë të pakta krimet e tilla, ndërkohë që pjesa tjetër e femrave që kanë mundur t`i mbijetojnë bashkëjetesës me krimin, zgjedhin të jenë edhe dëshmitare të drejtësisë, të tjera janë ndarë me të “fortët” pas eliminimit të tyre, të tjerat...ende nuk dihet se ku mund të pozicionohen...
 
ne shqiptaret kemi qejf te hapemi pak by..............thesh para femrave,,,,,,,,,,,,,,,,prandaj ndodhin dhe keto gjojna,,,,,,,,,,,,,
 
Po cdo biznes e ka nje femer ne mes ...;)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top