Ngrohja e oqeanit shpejton shkrirjen e Antarktidës

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
35060_1.jpg


Antarktida, kontinenti në polin jugor të Tokës, është e mbuluar me një shtresë akulli, mesatarisht më shumë se dy kilometra të trashë. Kjo shtresë masive akulli mban 70 për qind të ujit të freskët të Tokës. Por vitet e fundit, ndryshimi i klimës ka filluar të tkurrë shtresat e akullit të Antarktidës - skajet e akullit që shtrihen deri mbi det. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Rosanne Skirble, një studim i ri thotë se akulli është duke u shkrirë jo nga një atmosferë më e ngrohtë nga lart, por nga ujërat e ngrohta poshtë:

Hamish Pritchard është një studiues i akullnajavet me grupin British Antarctic Survey. Në vitin 1993 dhe përsëri në vitin 2003 ai ka vërejtur rënien e dy shtresave të akullit në Gadishullin Antarktik. Ai thotë se akullnajat që i kishin rezistuar shkrirjes po bien me shpejtësi dhe po derdhen gjashtë herë më shpejt se sa shpejtësia normale në Oqeanin Jugor.

“Donim të kuptonim çfarë e shkaktonte një gjë të tillë.”

Pritchard është autori kryesor i një studimi të ri në revistën Nature. Ekipi i tij kërkimor përdori instrumente satelitore me lazer për të matur ndryshimet në shtresat e akullit të Antarktidës mes viteve 2003 dhe 2008.

"Ajo që mundëm të shohim është se ka pasur një model të veçantë për faktin se shtresat e akullit poshtë po shkrinin më me shpejtësi, veçanërisht ato që janë në pjesën perendimore të Anktarktidës.”

Studimet e mëparshme në kërkim të shkaqeve për shkrirjen e shtresave të akullta kishin përjashtuar pakësimin e rënies së dëborës ose ndonjë ngadalësim në lëvizjen e akullnajave drejt detit. Pritchard thotë se të dhënat e reja tregojnë për një proces që ata e quajnë " shkrirja bazore:" uji i ngrohtë i oqeanit ngroh shtresat e poshtme të akullit.

Pritchard thotë se erërat e forta të perëndimit në Oqeanin Jugor shtyjnë rrymat e ngrohta më në brendësi të shtresave të akullit në brigjet e Antarktidës.

"Kjo na tregon se shtresat e akullit mund të jetë shumë të ndjeshme ndaj ndryshimeve mjaft delikate të klimës, si lloji i rrymave atmosferike, që ne nuk e kishte vlerësuar plotësisht më parë".

Jan Gunnar Winther është drejtor i Institutit norvegjez Polar. Ai thotë se studimi ofron një pasqyrë të rëndësishëm se si ndryshimi i klimës, shkakton shkrirjen e shtresave të akullit duke ndikuar në nivelet globale të detit.

"Në shumë vende nëpër botë, në shumicën e vendeve ku ka akullnaja, dhe në Grenlandë, në pjesë të Antarktikës, jo në të gjitha Antarktikën, shkrirja po rrit nivelin global të detit. Ky mund të jetë shpjegimi më i rëndësishëm i rritjes së nivelit të deteve. "

Winther thotë se emetimet e karburantit fosil nga djegiet në impiantet tona të energjisë, makinat dhe ndërtesat, vazhdojnë të çlirojnë gaze në atmosferë. Si zoti Prichard dhe kolegët e tij theksojnë në studimin e tyre se këto prirje po shkaktojnë ndryshimet aktuale që po përshpejtojnë shkrirjen dhe hollimin e akullit të Antarktikës. Kjo dinamikë duket të jetë e qëndrueshme, paralajmërojnë studiuesit, duke arritur në përfundimin se kjo "mund të ketë shkaktuar tashmë një periudhë të paqëndrueshme për mëkëmbjen e akullnajave" në Ankarktidën perendimore.

(d.b/ZeriAmerikes/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top