Ngjela: Perëndimi t’i vërë embargo Edi Ramës

Malsi

Anëtar i Nderuar
Spartak Ngjela ka lëshuar të tjera kritika të ashpra ndaj kryeministrit Rama. Avokati i është rikthyer Reformës në Drejtësi, duke thënë se kryeministri Rama nuk mundet ta kryeje atë, për faktin e thjeshtë se ai nuk e ka ditur donjëherë se ku është politikisht. Ngjela thotë se ndërkombëtarët po ushtrojnë presion ndaj politikës që kjo reformë të bëhet, por sipas tij presioni është i pamjaftueshëm. Për këtë arsye ai u kërkon kancelarive perëndimore që t’i vënë embargo kryeministrit Edi Rama. Për më tepër ai i siguron se në rast të embargos, Rama apo mazhoranca që ai drejton nuk mund ta kthejë Shqipërinë drejt Rusisë apo Kinës, pasi në një rast të tillë shqiptarët do t’i shkelmojnë në themel.

Shkrimi i plotë i Ngjelës:

Duhet presion edhe më i madh nga Perëndimi per reformen në drejtësi

Një popull që kurrë nuk e ka provuar në jetesën e tij historikë, gjeneratë pas gjenerate, lirinë shoqërore - sigurisht që nuk e di se çfarë është ajo. Ne shqiptarët, kurrë deri më sot, nuk kemi pasur ndonjëherë liri shoqërore, dhe prandaj kuptohet që nuk ia dimë as vlerën, dhe as forcën që ajo i jep zhvillimit të një shoqërie apo një populli.

Sot ajo është e domosdoshme për ne. Liri do të thotë drejtësi shoqërore dhe individuale. Ajo që na ka zbehur edhe në këta 25 vjetë, që jemi drejtuar ose nga të marrë, ose nga hajdutë dhe, ose nga të paaftë, është pikërisht fakti që nuk kemi pasur drejtësi. E pse duhet të themi që është rrëzuar diktatura, kur të gjitha institucionet perëndimore, të gjitha organizmat politikë të Amerikës dhe Europës së Bashkuar na thonë që nuk keni drejtësi? Por edhe të gjithë shqiptarët sot thonë të njetën gjë: ata e përbuzin gjykatën shqiptare dhe të gjithë sistemin legal në Shqipëri.

Por kjo nuk mjafton. Presioni për të bërë reformën në drejtësi është i madh. Ne sot humbasim 3 miliardë Euro ndihma strukturuese në vit; sepse kryeministri shqiptar, kjo maxhorancë dhe vëtë opozita, nuk e duan reformën në drejtësi. Nuk e duan sepse pas asaj nuk ka më As Metë, As Berishë; As turlilloj hajdutësh që kanë shkatërruar mirëqënien dhe prosperitetin shqiptar në 25 vjetë.

Por, edhe pse presioni ndërkombëtar është i madh; edhe pse kuptohet që qeveria aktuala nuk ka më para për të vijuar jetën e saj; edhe pse Meta e hajdutët e tjerë janë trembur, presioni perëndimor nuk është i mjaftueshëm për një shoqëri e cila kurrë nuk e ka njohur në jetën e saj historikë drejtësinë shoqërore.

Prandaj, nëse politika perëndimore, me të vërtetë e do reformën shqiptarë në drejtësi dhe në institucionet e pavarura; duhet ta kërcënojë këtë kryeministër me embargo; sepse ky kryeministër as e ka ditur ku ka qënë, dhe as e di se ku është politikisht. Vëtëm embargoja do ta elektrizojë shoqërinë shqiptare që të ngrihet, sidomos rininë, e cila duket se i ka hyrë realish rrugës së emancimpimit shoqëror në Shqipëri. Politika amerikane duhet të jetë e sigurt se, kurrë nuk ka mundësi që ky kryeministër apo kjo maxhorancë, nga presioni i embargos perëndimore të shkojë në Moskë apo në Pekin. Kurrë. Sepse shqiptarët mund t’i shkallmojnë me themel për këtë gjasë.

radionacional.al
 
Titulli: Ngjela: Perëndimi t’i vërë embargo Edi Ramës

Po na ka gjetur hall i madh ne socialistave ore! Nuk na e duan Qeverine e Rilindjes as keta tanet, pale Berishat e Bashat qe nuk na e duan.

Hall i madh na ka zene o shoke socialiste!

hajduti
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top