Ngjarje e rëndë në uzinën ushtarake të Gramshit, dy shtetas rusë plagosin ushtarët shqiptarë

legjenda

Tetova

Edi Rama reagon pas sulmit ruso-ukrainas në Gramsh: Tre individët dyshohen për spiunazh​


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas sulmit të ndodhur sonte në depon e armatimit në Gramsh. Tre shtetas të huaj, dy rusë dhe një ukrainas janë kapur nga Policia Shqiptare, derisa Rama ka bërë të ditur se të njëjtit janë të dyshuar për spiunazh.

Rama ka thënë se është krenarë për rojet ushtarake që kanë neutralizuar tre shtetasit e huaj.
“Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh!”, ka shkruar Edi Rama.
“Shërim të shpejtë të lënduarve dhe tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje!”, ka përfunduar Rama.

20.08.2022 - 23:37

U sulmuan me armë kimike nga rusët, kjo është gjendja e dy ushtarëve shqiptarë​


Dy ushtarë shqiptarë të cilët ishin caktuar me detyrë për ruajtjen e Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh, kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme pasi janë përplasur fizikisht me 3 shtetas rusë, të dyshuar si agjentë.
Ushtarët shqiptarë kanë pikasur lëvizje të dyshimta tek 3 persona të cilët kanë tentuar të hyjnë fshehurazi në Uzinë, dhe janë afruar për t’i larguar.

Në momentin që janë afruar ka patur një përleshje fizike mes ushtarëve shqiptarë dhe tre rusëve, ku njëri prej tyre ka përdorur sprije dhe ka lënë të lënduar ushtarët shqiptarë.
Ushtarët kanë marrë dëmtime në sy, ndërsa raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
20.08.2022 - 23:27

Sulmi ndaj ushtarëve në Gramsh/ Shërbimi Informativ Shtetëror në alarm​


auto_img11661030873.jpg

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur në Gramsh, ku dy shtetasit rusë dhe gruaja ukrainase tentuan të hyjnë në Uzinën e Përpunimit të Armëve.

Burime bëjnë me dije se gjatë dy ditëve të mëparshme shtetasit rusë kanë bërë fotografime të uzinës nga larg.
Sipas tyre, rusët kanë bërë vëzhgim të imtësishëm më parë dhe ditën e sotme kanë tentuar të futen brenda.
Ndërkohë, burime bëjnë me dije se Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) ka dyshime se shtetasit rusë dhe gruaja e ndaluar janë agjentë të shërbimeve sekrete ruse.
20.08.2022 - 23:17

Policia e Shtetit: Të arrestuarit janë dy shtetas rusë 24 e 33 vjeç dhe një ukrainas 25-vjeç​


auto_unnamed_21661030255.jpg

Policia e Shtetit shqiptar ka dalë me detaje lidhur me arrestimin e dy shtetasve rusë dhe një ukrainas, të cilët sonte sulmuan ushtarët shqiptarë derisa po tentonin të fotografin ambientet e zonës ushtarake në Gramsh.

Nga shërbimet e fabrikës ushtarake Çekin në Gramsh, është njoftuar se në afërsi të rrethimit të fabrikës është konstatuar një shtetas i paidentifikuar me aparat fotografik në dorë, i cili ka tentuar të fotografojë ambientet e zonës ushtarake.
Në momentin që dy ushtarakët që ruanin objektin, e kanë pikasur dhe i janë afruar ta ndalojnë dhe ta kapin, shtetasi i huaj iu është kundërpërgjigjur me sprej neuroparalizues, por dy ushtarakët që ruanin fabrikën kanë bërë të mundur neutralizimin e tij, thuhet në njoftimin e policisë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e shtetasit rus, M. Z. (24), në ambientet e Komisariatit të Policisë Gramsh, për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu, shërbimet e policisë nga veprimet paraprake hetimore kanë marrë informacion se ky shtetas ishte shoqëruar edhe nga dy shtetas të tjerë dhe menjëherë kanë ngritur pika kontrolli dhe kanë kontrolluar zonën.

Shërbimet e Policisë bënë të mundur që në afërsi të kësaj zone të konstatojnë dhe të bllokojnë automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse S.T. (33) dhe shtetasi ukrainas (F. A.) 25-vjeç, të cilët janë shoqëruar për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj
Për këtë ngjarje janë angazhuar Departamenti i Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe po koordinohen veprimet me Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Dy ushtarakët e dëmtuar pas ndihmës së parë mjekësore janë transportuar në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, përfundon komunikata e Policisë së Shtetit.
20.08.2022 - 23:16

Mehaj dënon ashpër sulmin ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e Gramshit​


auto_unnamed_11661030231.jpg

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka dënuar ashpër sulmin ndaj ushtarëve shqiptarë sonte në fabrikën e Gramshit në Shqipëri nga tre persona, dy prej të cilëve me pasaporta ruse dhe një me pasaportë të Ukrainës.
Në një postim në Facebook, ministri Mehaj ka thënë se sulmi ndaj ushtarëve shqiptarë cenon sigurinë në Shqipëri dhe më gjerë.
“Qëndrojmë përkrahë institucioneve të Shqipërisë, ushtarëve të cilët pësuan gjatë këtij sulmi dhe familjarëve të tyre. Jemi në kontakt me ministrin Niko Peleshi, situatat e tilla përballohen vetëm duke qenë të bashkuar e duke qëndruar pranë njëri-tjetrit”, thuhet në reagim.
Ndryshe, tre shtetas të huaj, dy me pasaporta ruse dhe një ukrainase kanë tentuar të hyjnë në fabrikën e Gramshit.
Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të fabrikës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar tre shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakë shqiptarë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.
Sulmuesit janë arrestuar dhe gjendja është nën kontroll, ndërsa organet e sigurisë tani po merren me rastin.
20.08.2022 - 22:59

Me pasaporta ruse dhe ukrainase, arrestohen 3 sulmuesit në depon e armëve në Gramsh​


Tre persona me pasaporta ruse dhe ukrainase janë kapur nga organet e rendit në Shqipëri pasi kanë sulmuar dy ushtarë shqiptarë të cilët po ruanin depon e armëve në Gramsh.


Lajmin e ka konfirmuar drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi, i cili bëri me dije për se tre rusët janë arrestuar dhe po hetohen nga antiterrori.
Gjithashtu edhe Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka konfirmuar shtetësinë e sulmuesve.
“Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.
Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.”,
thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Siç raporton ABC News, tre shtetasit e huaj të cilët dyshohet se janë agjentë kanë tentuar që të futen fshehurazi në depon e armëve, derisa ka vijuar përplasja fizike me ushtarët që po ruanin objektin.
Pas përplasjes, një prej tre personave ka sulmuar ushtarët shqiptarë me sprej, e madje siç raporton Top Chanel edhe me elemente acidike.
Dy ushtarët e lënduar tashmë janë duke u trajtuar në spitalin e Traumas.
20.08.2022 - 22:45

Sulmi i rusëve ndaj ushtarëve shqiptarë, Antiterrori blindon Gramshin, ja çfarë u gjet nga kontrolli​


Drejtues të Antiterrorit dhe një grup prokurorësh kanë mbërritur me urgjencë në qytetin e Gramshit pas ngjarjes së rëndë ku u sulmuan dhe mbetën të plagosur dy ushtarë shqiptarë nga tre shtetas rusë.
Ata kanë sulmuar me lëndë kimike ushtarakët që ruajnë perimetrin e godinës duke i lënë të plagosur.
Dyshohet se tre shtetas rusë që mbanin në duar disa harta dhe aparate fotografikë, mund të jenë pjesë e një agjenture. Ndërkohë edhe një grup prokurorësh është nisur për në vendin e ngjarjes, për të bërë zbardhjen e plotë të incidentit.
Shtetasit rusë janë pikasur nga rojet të cilët kanë kërkuar që të identifikohen dhe mes tyre ka pasur një përplasje fizike. Incidenti i rëndë është konfirmuar nga autoritetet zyrtare dhe sipas tyre personat e panjohur kanë tentuar të hyjnë në Uzinën e Armëve.
Gjatë kontrollit që ju është bërë personave të huaj u janë gjetur dhe sekuestruar mjete fotografike, ku në mikroçipe janë kapur foto të Uzinës së Armëve Gramsh.
20.08.2022 - 22:45

Agjentët sekretë rusë sulmuan ushtarët shqiptarë në uzinën e Gramshit/ Reagon Ministria e Mbrojtjes​


auto_grrr-500x333-11661028330.jpg

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pasi tre shtetas rusë tentuan të futeshin në Uzinën e Përpunimit të Armëve.
Ministria ka deklaruar se bëhet fjalë për tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase. Pasi ata kanë tentuar të futen në uzinë, kanë reaguar dy efektivët që ishin në ruajtje të objektit, të cilët edhe kanë mbetur të lënduar në përpjekje për t’i ndaluar.
Dy ushtarët janë nën kujdesin e mjekëve te Trauma në Tiranë. Sa i përket shtetasve të huaj, ata njoftohet se janë ndaluar nga autoritetet.
“Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.



Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.”-
thuhet në reagimin e ministrisë së Mbrojtjes.
20.08.2022 - 22:28

Emrat Kush janë dy ushtarët shqiptarë që u plagosën nga rusët​


Tre shtetas të huaj janë parë pranë Uzinës së Përpunimit të Amrëve në Gramsh, të cilët janë pikasur nga ana e ushtarëve shqiptarë.
Si pasojë e sprijet kanë mbetur të plagosur dy ushtarët shqiptarë Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka, të cilët ndodhen aktualisht në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.
“Në çantën e njërit prej këtyre personave janë gjetur mjete që përdorin agjentët. Zyrtarët të njëjtën gjë kanë mundur të sekuestrojnë në njërën nga çantat që mbante njëri nga dy personat që sulmuan ushtarët shqiptarë”, është shprehur gazetari i Abcnews.
20.08.2022 - 21:51

Ngjarje e rëndë në uzinën ushtarake të Gramshit, dy shtetas rusë sulmojnë me mjete djegëse dhe plagosin ushtarët që ruanin godinën​


auto_65fba005-75f3-42d8-a38c-00639b9a45dd1661028304.jpg

Një ngjarje e rendë ka ndodhur në Uzinën ushtarake të qytetit të Gramshit. Dy shtetas rus kane sulmuar ushtarakët e kësaj uzine.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se tre orë më parë, këta shtetas rusë kanë hyrë në uzinën e Gramshit dhe ushtarakët që kanë qenë në ruajtje të kësaj qendre strategjike kanë dalë për t’i ndaluar.
Në atë moment shtetasit rusë i kanë hedhur mjete djegëse dhe lëndë kimike duke i dëmtuar.
Njeri prej rusëve është neutralizuar, ndërsa tjetri është arratisur në drejtim të paditur.
Dëshmitarët okularë i thanë News24 se personi që u ndalua kishte pasaportë ruse. Sipas dëshmitarëve dhe banorëve pranë zonës ata kishin dy dite që vinin vërdallë rrethimit të uzinës dhe mbanin harta dhe aparate fotografike me vete.
Por, sot pasdite të dy këta shtetas me aparate fotografike kishin hyrë nga muret e uzinës pa urdhër duke bërë foto. Ushtarakët që ruajnë perimetrin e uzinës i kishin parë këta dy persona dhe u kanë shkuar për t’u bërë ndalesën dhe shoqërimin e tyre.
Ndërkohë, ata u janë kundërpërgjigjur duke i sulmuar duke me lëndë kimike në fytyrë dhe trup.
Personat e dëmtuar kanë qenë të shtruar në spitalin e Gramshit dhe më pas janë dërguar në Tiranë për një mjekim më të specializuar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top