Nga vrasja që tronditi Gjilanin, vetëm një i arrestuar

Ylli-1

Etnoshqiptar
Bota Sot | 17.11.2013 12:34

Bota Sot | 17.11.2013 12:34


largea_1384688727.jpg


Vrasja që ndodhi më 14 nëntor e që tronditi tërë Gjilanin ka rezultuar me vetëm një të arrestuar, si i dyshuar për pjesëmarrje në vrasje. B. Borovci 1984 është arrestuar dy ditë pas vrasjes kurse të dyshuarit kryesor Fehmi Maliqi dhe Ruzhdi Maliqi ende ndodhen në arrati tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan

U vranë dy veta dhe u plagosën dy të tjerë nga Familja Lipovica. Nga kjo tragjedi e rëndë dhe nga kjo vrasje që tronditi Gjilanin deri tani është arrestuar vetëm B. Borovci 1984 të cilit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji si i dyshuar për pjesëmarrje në vrasje, raporton rajonipress.

Ismet Hashani ka konfirmuar për rajonipress këtë arrestim derisa tha se dy të dyshuarit kryesor Fehmi Maliqi dhe Ruzhdi Maliqi ende ndodhen në arrati.

Hashani tha se policia e Gjilanit ka mobilizuar të gjitha kapacitetet e saja dhe ka njoftuar shtetet e rajonit përreth.”Policia po bënë të pamundurën për t`i kapur të dyshimtit e kësaj vrasjeje” tha Hashani.

Ndryshe enë vrasjen që ndodhi më 14 nëntor rreth orës 11 e 55 në rrugën “Abdullah Tahiri” në Gjilan mbetën të vrarë Asllan Lipovica (1966), dhe Fitim Lipovica (1971) , (në foto) derisa të lënduar rëndë Fidan Lipovica (1993) dhe Adison Lipovica (1996).

Deri tani nga hetimet e para kuptohet se mosmarrëveshjet pronësore ishin motivi kryesor që solli deri tek kjo tragjedi.

Në vendin e ngjarjes njësitet e hetimeve rajonale dhe të Forenzikës kishin mbledhur dëshmi e materiale si një (1) armë zjarri/pistoletë, lloji TT, një (1) karikator me tetë fishekë; dy (2) sëpata; tri (3) thika; një (1) palë gërshërë metalike (që përdoren në ndërtimtari); shtatë (7) gëzhoja, që dyshohet se janë të shkrepura nga dy lloj armësh të zjarrit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top