Nga vjedhja e profileve të Instagramit te shantazhet se do i publikonte fotot, si nisi konflikti mes 2 kushërinjve dhe vajzës që çoi në 3 të të vdekur

E**A**

Antarë i Respektuar
Ilir-Shira-dhe-Fiqiri-Mjeshtri.jpeg

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me krimin e 3-fishtë që tronditi dje Klosin. Fiqiri Mjeshtri qëlloi me armë zjarri duke lënë të vdekur Ilir dhe Kenado Shirën dhe plagosi Renato dhe Eglantin Hasulën, (Respektivisht babë e bir dhe kushërinj me njëri-tjetrin). Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se arma e krimit është shkrepur 7 herë, ndërkohë që plumbin e fundit të pistoletës TT Mjeshtri e ka shtënë ndaj vetes, duke i dhënë fund jetës.

Mësohet se Mjeshtri dispononte pistoletë pa leje, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Lala raporton se dy të miturit përkatësisht Kenado dhe Renato, njiheshin me vajzën e Fiqiriut, shtetase e mitur, madje ajo pretendon se përndiqej kryesisht përmes rrjeteve sociale.

Ndër të tjera BalkanWeb mëson se gjithçka kishte nisur në muajin korrik të këtij viti, kur vajzës i ishte vjedhur dy adresat e saj të instagramit. Dyshohet se ka qenë 17-vjeçari Kenado Shira, ai që mendohet se ia ka vjedhur adresat dhe më pas e ka shantazhuar vajzën duke e kërcënuar se do t’i bënin publike të gjitha pamjet dhe fotot që kishte në rrjetet sociale. Por 3 javë më parë është diskutuar mes familjeve kjo histori, dhe konsiderohej e mbyllur. Para 5 ditësh, Renato Hasula ka rinisur ta kërcënojë të miturin, ndërsa kjo e fundit për shkak të frikës ka refuzuar që të shkojë 3 ditët e fundit në shkollë.

Balkanweb.com
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Ej zot i madh c' behet kshu!? :(
Po mire polici, shtet dreq nuk ka, te ankohesh para se te vrasesh.
Tre jete te humbura. :(
E gjithe kjo sepse injoranca njerzore nuk eshte ne gjendje te komandoj instiktet shtazore qe i mbizoterojne.
Prandaj duan kujdes rrjetet sociale, pasi per dite e me shume behen burim erresire, negativitet, zhgemijimi e keshtu me rradhe, deri dhe ne tragjedi.
 
Desa

Felix Culpa
S/M
Kur edhe më të afërmëve nuk u besohet 😕
 
E**A**

Antarë i Respektuar
Ej zot i madh c' behet kshu!? :(
Po mire polici, shtet dreq nuk ka, te ankohesh para se te vrasesh.
Tre jete te humbura. :(
E gjithe kjo sepse injoranca njerzore nuk eshte ne gjendje te komandoj instiktet shtazore qe i mbizoterojne.
Prandaj duan kujdes rrjetet sociale
, pasi per dite e me shume behen burim erresire, negativitet, zhgemijimi e keshtu me rradhe, deri dhe ne tragjedi.

1. Varet nga shteti dhe zona ku jeton, jo përherë mund të mbështetesh ke shteti sepse tek e fundit vjen mbrëmja dhe secili mblidhet në fnë shtëpinë e tij me familjen e tij, ka plot raste në Shqipëri me gra me urdhër mbrojtje sepse kanë denoncuar burrat apo manjakët dhe përsëri kanë përfunduar të vrara.

Shembull familjar:

2. Njerëzit lindin dhe jetojnë në rrethana të ndryshme dhe ambiente të ndryshme prandaj edhe realitetin (e drejtë/e gabuar) e perceptojnë ndryshe, shembull nga ekstemistat fetarë.

3. Nuk janë vetëm rrjetet sociale por, komunikimi virtual në përgjithësi, përfshirë edhe forumet 😁

ps.
Desha me sjell edhe një shembull me Vipat por, e shoh që mediat kryesore e paskan hequr si lajm nga opsionet e kërkimit dhe po e lej edhe unë.
 
Jetmira

V.I.P
E tmerrshme:(:(
Të shihje ambulancat e makinat e policisë si ecnin dje,sa lart poshtë.
Mjer vajzat e shkreta.
Të mallkojmë veten pse lindëm😔😔😓
Të gjith gjykonin vajzën....
 
ilia spiro

Anëtar i ri
mendoj se duhet te ndalohet mediatizimi i ketyre ngjarjeve mesjetare, ne nje kohe qe shteti nuk duhet te lejoje arme te nxehta apo te ftohta ne dore te popullates.
tekstet shkollore dhe mesuesit te trajtojne me rreptesi dhe me detyrim barazine gjinore
Kaq mund te behet, te tjerat le tja leme shekujve.
 
Top