E**A**
Antarë i Respektuar
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me krimin e 3-fishtë që tronditi dje Klosin. Fiqiri Mjeshtri qëlloi me armë zjarri duke lënë të vdekur Ilir dhe Kenado Shirën dhe plagosi Renato dhe Eglantin Hasulën, (Respektivisht babë e bir dhe kushërinj me njëri-tjetrin). Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se arma e krimit është shkrepur 7 herë, ndërkohë që plumbin e fundit të pistoletës TT Mjeshtri e ka shtënë ndaj vetes, duke i dhënë fund jetës.
Mësohet se Mjeshtri dispononte pistoletë pa leje, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Lala raporton se dy të miturit përkatësisht Kenado dhe Renato, njiheshin me vajzën e Fiqiriut, shtetase e mitur, madje ajo pretendon se përndiqej kryesisht përmes rrjeteve sociale.
Ndër të tjera BalkanWeb mëson se gjithçka kishte nisur në muajin korrik të këtij viti, kur vajzës i ishte vjedhur dy adresat e saj të instagramit. Dyshohet se ka qenë 17-vjeçari Kenado Shira, ai që mendohet se ia ka vjedhur adresat dhe më pas e ka shantazhuar vajzën duke e kërcënuar se do t’i bënin publike të gjitha pamjet dhe fotot që kishte në rrjetet sociale. Por 3 javë më parë është diskutuar mes familjeve kjo histori, dhe konsiderohej e mbyllur. Para 5 ditësh, Renato Hasula ka rinisur ta kërcënojë të miturin, ndërsa kjo e fundit për shkak të frikës ka refuzuar që të shkojë 3 ditët e fundit në shkollë.

Balkanweb.com