Nga spektakli ne politike

WxP

Staf në FV.AL
qetsoritopstopry.jpg
Ish-protagonistet e spektaklit te famshem"Big Brother Albania", Qetesor Ferrunaj, Shkelqim Borshulli, Dritan Shehaj dhe Adrian Pojana, te ftuar ne emisionin “Top Story” ne Top Channel kane rrefyer arsyet e hyrjes se tyre ne politike. I pari qe ka folur ka qene Qetesori, i cili kandidon nen logon e PDK-se ne komunen e Orikumit. “Une kam qene i angazhuar edhe me pare me PDK dhe kandidimi im nuk eshte nje surprize”, eshte shprehur Qetesori, i cili ka pranuar se fama e programit "Big Brother" ka ndikimin e saj.
“Eshte e vertete qe ne njihemi nga publiku, por e rendesishme eshte qe te mos keqperdoremi”, ka deklaruar ai. Fituesi i edicionit te dyte te "Big Brother" ka shtuar se fushaten e ka marre me kujdes dhe se mendon se keshtu mund te perfitoje prej saj.
Ndersa pjesemarresi i edicionit te pare, Shkelqim Borshulli, deklaron se tek PR ka gjetur veten pasi ka te njejtat parime.
“Kandidoj ne Tirane per Partine Republikane. "Big Brother" me dha seriozitetin per te treguar se une jetoj ne shoqerine shqiptare dhe se thesari me i rendesishem per mua jane familja dhe prona. Keto parime i gjeta tek PR”, ka deklaruar Cimi, i cili pervec se ka dhene garancine se pronat do t’u kthehen pronareve, ka vleresuar veprimet e bera nga kryetari i PR, Fatmir Mediu pas tragjedise se Gerdecit.
“Shpreh keqardhjen per ate qe ndodhi ne Gerdec, por vleresoj veprimin e kryetarit tim, qe hoqi imunitetin dhe ia la veten drejtesise”, ka shtuar Borshulli.
Edhe pjesemarresi i edicionit te sivjetshem, Dritan Shehaj ka deklaruar se kandidimi i tij ne radhet e LSI per qarkun e Gjirokastres nuk eshte nje risi. Shehaj ka theksuar se kandidimi i tij nuk ka ardhur nga pjesemarrja ne Big Brother.
“Sa per angazhimin tim ne LSI, ai ka qene me i hershem dhe kandidimi nuk ka ardhur nga hyrja ne Big Brother”, ka deklaruar Dritani.
Ai ka theksuar se ka idete dhe kontributin e tij qe shpreson t’i jape permes kesaj force politike. “Idete qe ke duhet t’i mbeshtetesh me te gjitha forcat. Duke qene se eshte momenti i fushates, dua te kem mundesi te kontribuoj per te”, ka theksuar Dritani.
Edhe Adrian Pojana, mbeshtetes i G99 ka dhene arsyet e bashkimit te tij me kete subjekt. “Thash qe me mire te jem mbeshtetes i kesaj levizjeje pasi ka te beje me ndryshimin. Pasi u be oferta nga G99, vleresova se ka disa plage te shoqerise qe duhet te amplifikohen dhe prandaj u bashkova”, eshte shprehur ai.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top