Nga nje “Diplome” zbulohet nje laborator falsifikimesh

ida angel

:)
V.I.P
Policia ka zbuluar një laborator falsifikimesh në qendër të Tiranës, duke vënë në pranga edhe dy persona, të cilët merreshin prej më shumë se një viti me aktivitet kriminal. Roland Papaproko dhe Kujtim Borova, 56 e 57 vjeç, banues në Tiranë, janë kapur në flagrancë me disa dokumente false, por pas kontrollit në banesën e tyre, është zbuluar edhe baza e falsifikimeve. Borova, i cili ka qenë i dënuar edhe më parë për falsifikim dokumentesh dyshohet se drejtonte këtë aktivitet kriminal, ndërkohë që Papaproko gjente klientët për të. Kështu kanë vepruar edhe herën e fundit me një diplomë për shkollë të mesme, pa e ditur se janë nën vëzhgim nga policia dhe kanë rënë në kurthin e tyre.

Policia e Tiranës doli dje në një konferencë për shtyp dhe deklaroi se 56-vjeçari Papaproko dhe 57-vjeçari Borova u arrestuan gjatë operacionit policor të koduar “Diploma”, që u finalizua nga seksioni kundër krimit ekonomik, në bashkëpunim me seksionin e operacioneve dhe kërkimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë. Sipas policisë, në momentin e ndalimit, Borova është prezantuar me emrin Franc dhe dyshohet se edhe këtë dokument e ka realizuar nëpërmjet falsifikimit, pasi ai ka qenë i dënuar dy herë më parë për këtë vepër penale.

Më tej, policia e kryeqytetit shpjegoi se në ngarkim të tyre, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë kishte nisur procedimin penal, sepse dyshoheshin për konsumim të veprave penale të “falsifikimit të dokumenteve”, “falsifikim të dokumenteve shkollore” dhe “falsifikim të vulave, stampave ose formularëve”. Në sajë të grumbullimit të informacioneve dhe duke përdorur metodat speciale të hetimit u arrit që dy personat e mësipërm të arrestohen gjatë kohës kur po prodhonin një vulë me mbishkrimin “Ministria e Mbrojtjes, Dega Mobilizimit” dhe një dëftesë pjekurie të shkollës së mesme të përgjithshme “Partizani”.

Grupi hetimor bëri të ditur se ndërhyrja u bë në rrugën “Riza Cerova”, pranë shkollës së mesme të përgjithshme “Partizani. Aty u kapën Papaproko dhe Borova, që gjatë kontrollit fizik iu gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale, një vulë e “Ministrisë së Mbrojtjes Dega e Mobilizimit”, një dëftesë e shkollës së mesme të përgjithshme “Partizani” dhe një certifikatë e kontrollit teknik të mjeteve. Në këto momente, me këto fakte, policia bëri shoqërimin e tyre në ambientet e Drejtorisë së Tiranës dhe nga ana tjetër ushtroi kontroll në banesat e tyre.

Në banesa u zbuluan një arsenal me mjete të tjera falsifikimi, mes të cilave edhe disa vula. Sipas të dhënave hetimore, veç vulës së Ministrisë së Mbrojtjes, Dega e Mobilizimit, u mundësua sekuestrimi i një vule të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, një vulë e pikës së kalimit kufitar në Kakavijë dhe dy vula të institucioneve joqeveritare. Gjithashtu, policia zbuloi në banesat e tyre te Rruga e Kavajës një diplomë të Fakultetit Ekonomik në Tiranë bashkë me librezën e notave dhe tri leje drejtimi të vulosura të paplotësuara. Veç këtyre u zbulua edhe një sasi materialesh, si fletë, gomë dhe vegla të ndryshme që përdoren për prodhimin e vulave.

Sekuestrimet

Një vulë e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë

Një vulë e P. K. K. Kakavijë

Një vulë e Ministrisë së Mbrojtjes, Dega e Mobilizimit

Dy vula të institucioneve joqeveritare

Një diplomë e UT, Fakulteti Ekonomik, së bashku me librezën e notave

Tri leje drejtimi të vulosura të paplotësuara

Materiale të tjera falsifikimi

Precedenti

Borova, puna e tij

veç me falsifikime

Duket se Kujtim Borova e ka lidhur jetën e tij me falsifikime dokumentesh. Kjo është hera e tretë që arrestohet nga policia për falsifikim dokumentesh dhe sërish nuk heq dorë. Hera e fundit që Kujtim Borova ka përfunduar në qeli ka qenë në shkurt të vitit 2008. Pikërisht më 8 shkurt të vitit të shkuar, Kujtim Borova, është ndaluar nga agjentët e antikrimit ekonomik në kryeqytet, pasi është kapur me një dëftesë pjekurie false të plotësuar në emër të një personi tjetër. Gjatë kontrollit të kryer në banesën e Borovës, policia i ka bllokuar 4 pasaporta shqiptare, 1 kanadeze, certifikata, fletë garanci etj. Po kështu, në atë kohë janë bllokuar edhe 5 modele vulash të Drejtorisë Arsimore Tiranë, model vule i Ministrisë së Arsimit, 1 model vule të doganës Durrës dhe 1 të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Burimi: Gazeta Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top