Nga mesnata banorët e Maqedonisë pa viza

fshatari

Anetar
makedonija_eu.jpg Hapësira evropiane e shengenit me pesëqind milionë banorë dhe territor prej 4,3 milionë kilometra katëror prej sonte në mesnatë bëhet e afrueshme për udhëtim për qytetarët e Maqedonisë pa viza.

Me vendimin që e miratoi Këshilli i ministrave të punëve të jashtme dhe të drejtësisë të vendeve anëtare të BE-së në fund të nëntorit, qytetarët e Maqedonisë lirohen nga nxjerrja e vizave për qëndrim në afat të shkurtër prej 90 ditësh në afat prej gjashtë muajsh, gjegjësisht deri 180 ditë në afat prej një viti.

Pa viza do të mund të udhëtojnë vetëm personat që posedojnë pasaportë biometrike. Për qytetarët me pasaporta të vjetra do të vazhdojnë kushtet për lehtësimin e regjimit të vizave gjegjësisht do të duhet të nxjerrin vizë shengen.

Liberalizimi i vizave banorëve të Maqedonisë do t'u mundësojë udhëtim në 25 vendet anëtare të BE-së me përjashtim të Britanisë së Madhe dhe Irlandës, dhe tre vendeve tjera evropiane, Norvegjisë, Zvicrës dhe Islandës.

Për hyrje në këto vende do të zbatohen procedura standarde për udhëtarë të vendeve të treta gjatë të cilës nëpunësi kufitar mund të kërkojë arsyetim për udhëtimin, vendqëndrimin dhe mundësinë e mbulimit të shpenzimeve financiare për udhëtim. Për ato persona të cilët nuk kanë mundësi ta financojnë qëndrimin e tyre do të kërkohet të parashtrojnë letër garantimi nga personi ku do të qëndrojnë.

Heqja e vizave ka të bëjë edhe me Greqinë ku për hyrje qytetarët do të duhet të paraqesin listë në të cilën do të duhet të vendosen vulat hyrje/dale. Listat mund të merren në Zyrën e lidhjeve në Shkup dhe në Kosullatën greke në Manastir, si dhe në vendkalimet kufitare. Këto lista qytetarët do të duhet t'i ruajnë gjatë qëndrimit në Greqi dhe në vendet tjera të shengen zonës, por edhe një vit pas udhëtimit të fundit në Greqi. Krahas pasaportës biometrike dhe listës ku do të vihen vulat, në vendkalimet kufitare, shtetasve të Maqedonisë mund t'i kërkohet dokument me të cilin do të duhet ta arsyetojnë qëllimin e vizitës së tyre dhe kushtet me të cilat do të udhëtojnë në Greqi. E obligueshme për të gjithë qytetarët është sigurimi shëndetësor, kurse ata do të duhet të kanë edhe dokumente me të cilën do të dëshmojnë se janë të punësuar, studentë apo pensionistë, si dhe nga 50 euro për çdo ditë të planifikuar për qëndrim në Greqi.

Viza nuk duhet as për udhëtime në Bullgari dhe në Rumani të cilat akoma nuk i kanë plotësuar kushtet për hyrje në sistemin e shengenit, por i zbatojnë rregullat e tij. Shtetasit e Maqedonisë prej nesër do të munden pa viza të hyjnë në Bullgari, por vetëm nëse posedojnë pasaporta biometrike. Ata me dokumenta të vjetër udhëtimi edhe më tej do të duhet të nxjerrin viza. Shtetasit e Maqedonisë do të mund të qëndrojnë në Bullgari më së shumti 90 ditë gjatë gjashtë muajve. Për qëndrim më të gjatë është e nevojshme vizë përkatëse afatgjate.

Delegacioni i Komisionit Evropian në Shkup para fillimit të regjimit pa viza me qëllim të informimit të opinionit për kushtet e zbatimit të tij përgatiti dhe distribuoi fletëpalosje me të gjitha informacionet e domosdoshme, e cila është vendosur edhe në ueb faqen e tij. Në mesin e rekomandimeve të qytetarëve të Maqedonisë u sugjerohet të kenë kujdes gjatë zgjedhjes së agjencisë turistike me të cilën do të udhëtojnë, të sigurojnë sigurim rrugor dhe shëndetësor, ndërsa në rast udhëtimi me automjet personal të posedojnë patentë ndërkombëtare dhe karton të gjelbër për automjetin. Nga Misioni përkujtojnë se megjithatë për qëndrim më të gjatë, studime apo punë në vendett e BE-së do të nevojiten viza.

Më rastin e regjimit pa viza në Maqedoni sot do të organizohen më shumë ngjarje. Ngjarja qendrore është titulluar si "Dita e bardhë -Maqedonia pa viza". Në kremtim i cili do të zgjasë deri vonë natën do të performojnë artistë me renome nga Maqedonia të skenës popullore dhe zbavitëse, si dhe mysafirët Zdravko اoliq dhe "Fetboj slim".

Fillimin për regjimin pa viza, të shtunën në kalimin kufitar Deve Bair - Gjueshevë do ta shënojnë presidentët e Maqedonisë dhe i Bullgarisë, Gjorge Ivanov dhe Georgi Përvanov, me ngritjen e përbashkët simbolike të barrierës kufitare. Ivanov dhe Përvanov, pastaj do të shkojnë për në Bansko ku do të kenë tet-a-tet takim.

Qeveria e Maqedonisë nesër organizon udhëtim njëditor falas në Paris për njëqind qytetarë, të selektuar sipas zgjedhjes së rastësishme të cilët do të jenë shtetasit e parë të Maqedonisë të cilët do t'i ndjejnë përfitimet nga udhëtimi pa viza dhe të frymës evropiane.

Ata do të kryesohen nga zëvendëskryeministri për اështje Evropiane, Vasko Naumovski dhe ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, të shoqëruar nga njëzet studentët më të mirë nga universitetet shtetërore dhe private në vend dhe nga grupi i gazetarëve.

BE i pezulloi vizat për qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, pasi misionet e ekspertëve konfirmuan se tri vendet i kanë plotësuar kushtet nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Me propozimin e Sllovenisë vendimi me të cilin tri vendet janë transferuar nga shengen lista e zezë në atë të bardhë, në vend se prej 1 janarit siç ka premtuar KE-ja, hyn në fuqi prej sonte në mesnatë. Me këtë mundësohet qytetarët e Maqedonisë t'i kalojnë festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri me familjarët dhe miqtë e tyre në vendet e BE-së.
 
Titulli: Nga mesnata banorët e Maqedonisë pa viza

Ore ca po na thoni ju ?!!!!
Sipas kesaj "Maqedonia" Qe akoma nuk ka as emrin zyrtar do te futet ne BE para nesh a si?!?????????????
 
Titulli: Nga mesnata banorët e Maqedonisë pa viza

Urimeeeeeeeeeeeeeeee
 
Titulli: Nga mesnata banorët e Maqedonisë pa viza

lete te ikin dhe udhe te mbare por mos na harrojne per pushime te shkojne ne shqiperi ok derra se do keni leke tani e tutje
 
Titulli: Nga mesnata banorët e Maqedonisë pa viza

Nje sqarim, korigjim, pak edhe kritike
Titulli eshte " Nga mesnata pa viza në BE, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia ", dhe ky artikull u nxorr nga balkanweb.com
Herave tjera mos manipulo me tituj sepse te gjith faqet/forumet e kopjuan ashtu siç ishte shkruar vetem ti e ndryshove ose e pervetsove kishe vetem ju banoret e maqedonise u evropjanizuat LOL
 
o sempre barca nuk vizitoj asnje forum tjeter pervec forumit virtual nje fjal popullore thote Ai cka ngutet,gjithmon vonohet edhe me ty ne kete raste sherben nje gje e tille ja nga e kam mare une ket artikull nese une kam ndrishuar ndonje fjali ose titull me perjashtoni nga forumi

MIA - Agjencioni Informativ i Maqedonisë - Nga mesnata banorët e Maqedonisë pa viza

te lutem edhe nje here mos u bene shum i ditshem se nuk di asgje.Edhe pse jetoj ne maqedoni nmuk gzohem fare per jan larguar vizat sepse tash eshte edhe me rende kemi disa kushte qe nuk plotsohen si p.sh

1)tE SIGUROHESH NGA NJE MILE CKA QENDRON NE GJERMANI APO KUTA DI UNE KU JE NISUR ME SHKU PER RETHE 3 MUAJ

2 TE KESHE CDO DITE NGA 50 NE NAT D.M.TH 90 DUHET TE KESHE 4500 EURO NESE I KE KETO PARA KETU NUK KA NEVOJ TE SHKOSHE
3)SIGURIM SHENDETSORE

4 JO TE PUNOSHE ATJE NESE PUNON ILEGALISHTE DHE TE ZENE MUNDET [ER 10 VITET TE SUSPENDOHESH MOS TE SHKELISH ME SHENGEN RAJONI

5 JO TQ QENDROSH ME SHUM SE 90 DITE NJE DITE VONOHESH NUK DO TE MUNDE TE DALESH ME PER 5 VITE NE SHENGEN

E SHIKON NESE I SHIKON KETO KUSHTET KEMBET TE PKUTEN DHE NUK E CONE MENDJEN TE SHKOSHE ATJE
 
Un zakonisht ngutem dhe asnjeher nuk vonohem
Ato qe ke permend nuk jan kushte por ligje sepse ty nese te jan heq vizat kjo nuk dmth se ne perendim duhet te ofrojne pune me vendim te perjetshem
Deri dje ske mund me shku me larg se ne Shkup por kjo ste ka pengu aspak, ndersa sot te pengon pse ne shtetet e be-se brenda vitit mund te qendrosh " vetem " 6 muaj
Neve popujt e ballkanit kemi nevoj te dalim ne drite e ta thithim ajrin e paster duke u shkepute njeher e pergjithmone nga ky izolim qe na eshte bere qe nga viti 1991 kur Evropa na denoi dhe na ngujoi per arsye qesharake qe sja vlen ti permendim sepse duhet te shkruhet gjer e gjate aq sa kur ta lexosh fundin ti do ta harrosh per qfar flitej ne fillim sepse mundohesh te shtirresh intelektual por e ke te kote sepse prej se largu shifesh qe nuk je.
Ti thua nese i ke 4500 euro nuk ke nevoj te vizitosh vendet e shengenit. Kto i posedojne shumica e popullates, por pikerisht kjo verteton qe shumica e njerzve ktu jetojme ne varferi e punojme vetem per mbijeteses sepse me ato 4500 euro as 1 dasem nuk behet, as nje vetur me km 00 nuk blihet, as nje shtepi me 3 dhoma nuk riparohet.
Ne rajonin tone njerzit nuk kan nevoj per 4500 euro, por per 4500 ore dije e msim qe fitohen me lexim. Kemi nevoj dhe per pak civilizim.
 
O zotri nese je i zoti i vetvetes si disa nuk ka nevoj te hiqen vizat sepse edhe pa vize mundesh.ti vetem fole sikur je ne shengen por na pyet neve ketu a ma mir me viza te paguajtura me para 1200 euro dhe te qendroshe 6 muaj dhe ate vize pune sa kan kushtuar deri pardje apo pa viza.Ti the te dalim ta thithim ajrin e evropes kjo me habit por askush nuk ta ka ndaluar te dalesh je student je njeri e ku ta di une, mere nje vize 1 mujore ose 6 mujore me 1200 euro ne gjepe dhe shko askush nuk ta ndalon sikur e kam bere une e disa shoket e mi por edhe disa shoket e tu me siguri por edhe disa antaret e forumit tone askush nuk ka lindur ne evrop por me shkathtesi kan dale dhe jan siqe jan sote.

DH the se 4500 euro i kan shumica e pupullates nuk mundte te rinovoshe nje banes te bleshe nje vetur nese i ke ato para me mir ble nje vetur me 120.000 kl te hecta rinovo nje dhome se sa ti coshe ne evrop dhe ti leshe atje dhe kur te kthesh mbas 3 muajve as parat nuk i ke as vueturen me shum kilometra te hecta nuk do ta keshe e asgje nje njeri me ato parat 45000 euro ne kosove maqedoni shqipri jeton per 1 vite pa problem sa per civilizim ati ke te drejt por kur do te bhet maqedonia kosova shqipria mali zi serbia te futen ne evrop evropa nuk do te egzistoj do te behet sikur ish koha e jogosllavis se tites dhe sikur shikoj vetem se kan filluar te mendojn per hskatrimin e euros e disa gjerave tjera qe nuk kam nevoj ti shkruaj ne forum pasi shumica e dine
 
Titulli: Nga mesnata banorët e Maqedonisë pa viza

urime vellazneve tane ne maqedoni hjekjen e vizave dhe shpresojme se kjo do te ndodhe edhe me pjesen tjeter te shqiptareve ne Kosove dhe Shqiperi
 
Titulli: Nga mesnata banorët e Maqedonisë pa viza

urime vellazneve tane ne maqedoni hjekjen e vizave dhe shpresojme se kjo do te ndodhe edhe me pjesen tjeter te shqiptareve ne Kosove dhe Shqiperi

Gafi shpresoj se edhe ju do te keni nje gje te tillle por mos mendoni se maqedonia e ka meritaur nje gje te tille me shum se shqipria dhe kosova por kjo edhte nje politik e shteteve te bashkuara te amerikes qe te ndrohet emri nacionaliteti kisha dhe te gjitha ne maqedoni dhe te vi deri tek ndarja e maqedonis dhe bashkimit te shqipris
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top