Nga kusar ne pasha.

Lauri

Anunnak
Data e sakte e lindjes se Ali pashes nuk dihet; llogaritet te shkojne nga viti 1740-52. Te gjithe burimet deshmojne qe ka lindur ne nje familje fisnike myslimane shqiptare ne fshatin shqiptare te Tepelenes. Gjyshi i tij dhe babai, Myftari, i cili u dallua ne Rrethimin e Korfuzit me 1716, ishte biri i nje kusari mjaft te njohur ne krahinen e Gjirokastres, e cila gjindet 25 milje ne jug te Tepelenes. Ky parardhes, Mutzo (ose Mustafa) Husso, filloi, nepermjet kusarise. Titullin e beut, dhe ndoshta u be mutesellim(zevendes guvernator) i Tepelenes. Te gjithe bejleret e tjere mysliman shqiptare me origjine fisnike, ishin prijes kaçakesh, kishte nje grup njerzish te tij te armatosur dhe mbeshtetje te gjere ne popullsine e rajonit. Kur vdiç, i kaloi nje pjese te pasurive te tije dhe titullin fisnikerore babait te Aliut, Veliut. Rivaliteti i Veliut me Islam Beun, kusheririn e tij te pare(administrator i Delvines) perfundoj me 1759 me vrasjen e Islamit nga ana e Veliut. Tre vjet me pas Porta e Larte, duke pare me ne fund se Veliu e kishte nen kontroll rajonin, e emroi ne postin qe me pare kishte qene kusheriri. Modaliteti si u krye kjo ngjitje socale – jo nje dhenje pushteti nga ana e osmaneve, por nje njohje zyrtare pasi personi ne fjale e kishte fituar vete – do te perbente gurin themeltar te ngjitjes se Aliut. Familja e Aliut, pra u perkiste shtresave me te larta te fisnikerise myslimane shqiptare te kohes , nje fisnikeri qe bazohej me shume te forca dhe armet, sesa tek emerimet dhe miratimet zyrtare. Nje raport bashkekohore, drejtuar oborrit te Habsburgeve, e pershkruan Aliun si pinjollin e “familjes fisnike te Toskeve dhe nje nga dyert me te medha te Epirit”.
Hapi i pare qe beri Aliu ne ngjitjen drejte pushtetit, ishte praktikimi i bandalizmit. Ibrahim Manzur Efendiu, Vodonkuri, Brugtoni dhe biografe te tjere tregojne qe kur ishte femije, nuk kishte asgje dhe fitoi pasuri nepermjet kusarise. Keshtu ai, ne nje stad me te hershem te karrieres se vet, grumbulloj rrreth tij ushtrine e perbere ne shqiptare, te cilet i paguante nepermjet plaçkitjeve. “ Ne ato kohra ishte vetem nje hajdut i fuqishem,” shpjegon Brugtoni, “ose nje nga grabiqaret e pavarur nga te cilet gjeje me shumice ne territoret e paana te Perandorise Turke.” Ne fakt, titulli i fisnikerise se familjes se tij, qe ishte i trashigueshem, e ka prejardhjen nga grabitjet e suksesshme te te atit dhe gjyshit.(“ nga bandit ne pasha” shih tek libri Skiotis 1971)
Ne shqiperine dhe Grqine kontinentale te shek XVIII, rangu socal dhe pushteti politik konsideroheshin si shperblim i drejte per kaçaket. Ne fakt, kusaria shihej si nje mekanizem i perkryer permes te ciles individet mund te fitonin nje pozicion dominues ne rajonin e tyre. Udheheqesi revolucionar grek Kolokotrones, karriera e te cilit filloj po ashtu me kusarine, shkruante se ne shek XVIII “ te quheshe kleft ishte mburrje….baballaret luteshin qe bijte e tyre nje dite te beheshin klefte. Te qenit klef me pas e humbi autoritetin. Ne kohen e tim eti ishte diçka e shenjte qe nje grek duhej te ndermerrte. Territore, qe teorikisht ishin nen kontrollin e P. Omane qeveriseshin nga krere qe Stambolli ishte i detyruar t’i njihte dhe fama e suksesi i nje kryekusari vlente shume me teper se nje titull i dhene nga nje sulltan qe jetonte ne distance. Keshtu, prej kohesh ekzistonte nje nderthurje mes ofiqeve lokale te perandorise dhe krerve kusare te zones.
Marredhenjet midis nje kryekusari dhe bandes se pasuesve te tij ishin te ngjashme me ato te nje guvernatori dhe ushtrise qe mbeshteste. Dhe, ne fakt, marrdheniet qe Aliu i ri, kreu i kusarve, kishte me pasuesit e tij, u rishfaqen me pas kur u be pasha; ai mundi te mbeshtetej tek nje ushtri e perbere vetem nga shqiptare, shume per te cilve ne te ri kishin qene kusare. Siç kane shenuar edhe socologet dhe historianet socale, duket se, kur shoqeria peson nje instuticionalizem ne rritje, ka nje progres te natyrshem nga kusaria te veprimtaria ushtarake. Territoret shqiptae nen pushtetin e Aliut na japin nje shembull te qarte te kusarve qe marrin peshe ushtarake, kur rritja e centralizimit te qeverisjes e krijon pengesa aktivitetit tradicional te kusarise.
Klaftet u krijuan nga Perandoria Bizantine, kreret mbeten gjeresisht ne kontrollin e te krishterve ortodoks, dhe u krijua tradita e transmetimit te titullit te kreut ne rruge trashigimie. Por ne rajonet si Shqiperia ku konvertimet ne fene islame ishin masive, shume keto ofiqe u moren nga myslimane dhe gruadulisht Perandoria filloj te kishte nje ndikim ne rritje ne emertimet. Ne te njejten kohe, kufiri midis dy kategorive, ne rrjedhjen e brezave, u be edhe me i percaktuar. Siç shkruan J. W. Baggally, ishte ndryshimi i faktorve ekonomike dhe ekujlibri i pushteteve qe vendosnin nese ne nje perjudhe kohe disa individ vepronin si kleft-kusare, apo si armatole-forca te rregullta. Keshtu Aliu mundi te pershkonte nje tranzicion te ndryshem dhe te bute nga kusaria tek ofiqi e tij i pare zyrtar ne kuadrin e Perandorise Osmane - u be shefi i policise se shtigjeve malore.
Ngjarjet e jetes se Aliut na sjellin nje shembull per kalimin e lehte nga kusar ne polic; ne te vertete kane qene pikerisht kontaktet, pervoja dhe stervitja qe fitoj nepermjet kusarise qe e rekomanduan ne postin e derbendler basbugu, ku u emrua ne 1787-en nga Abdulhamidi I.
Uzuprimi nga ana e osmanve i ofiqeve tradicionale ortodokse te armatoleve dhe zvoglimi e te drejtave tradicionale te armatoleve arriti kulmin me Aliun, kur ai vendosi nje kontroll te rrepte mbi aparatin policor dhe eliminoi trashegimin e postit te kapitenit, duke i rizervuar vetes te gjitha emertimet dhe caktimet ne detyre. Si nje ish-kusar qe eshte bere me pas armatol, Aliu e njohte mire potencialin e rezistences se pranishme jo tek kleftet, por tek armatolet.
Me zmadhimin e territoreve dhe te sferes se influences se Aliut, rritej edhe pretendimi per sundim te pavarur, dhe kur pushteti i tij arriti kulmin(rreth 1812), amrredhenjet e tij me Stambollin, edhe pse zyrtarisht ishin akoma miqesore, ishin te tendosura. Duke u larguar nga regjimi osman dhe duke u afruar me Fuqite Europiane, me shpresen se do te perfitonte avantazhe me te medha territoriale, Aliu filloi te behej problematik per Porten e Larte. Stambolli nuk e toleronte dot sidomos negociatat e tij me Britaniket dhe Francen, te cilet binin ndesh me politiken zyrtare diplomatike osmane. Se fundi, me 1820, Porta e larte i hoqi zyrtarisht titullin e pashait, e deklaroj armik te shteit dhe i dergoj trupat e saje ne Janine…!

pjese nga libri: "Bonaparti mysliman"
[per forumin by Lauri]
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Nga kusar ne pasha.

Material goxha interesant laur kur bjen keso materiale e vleresoj punen tene se mesojme edhe na tjerte diqka qe nuk dim
 
Titulli: Nga kusar ne pasha.

I perkthyer ne shqip nga libri "the Myslim Bonaparte". autor Katberine E. Flemming

ne gravure: Koka e Ali pashes ne tepsi perpara sulltanit

kokaalopasha_zps6e630c5b.jpg
 

Attachments

  • kokaalopasha_zps6e630c5b.jpg
    kokaalopasha_zps6e630c5b.jpg
    45.5 KB · Shikime: 1
Titulli: Nga kusar ne pasha.

"DIAMANTI I JANINES"

Pavarsishte nga fakti se perdorte greqishten si gjuhe te oborrit, Aliu konsiderohej para se gjithash si shqiptar. Perdormi i gjuhes greke nuk e bente aspak grek, ashti si edhe statusi i tij si i emruar i osmaneve nuk e bente aspak osman. Bejleret turq te zones, qe shpesh banonin aty prej 2- 3, o 4 brezash, dhe te gjithe flisnin greqisht, thirreshin perhere “oi tourkoi”(turqit).Po ashtu, popullsia e Sulit, qe fliste greqisht dhe praktikonin nje forme te fese krishtereortodokse, nuk e konsiderohej greke por shqiptare.
Shume nga turqit e kohes se Aliut ishin pasardhesit e drejteperdrejte te turqeve qe u vendosen ne Janine pas renjes qe qytetit ne duart e osmaneve me 9 tetor 1430. Rreth 500 vjet me pas, kur me 21 shkurt 1913, qyteti i kaloi Greqise, keto familje konsideroheshin ende turke, dhe pse flisnin greqisht, disa prej tyre kishin perqafuar kristianizmin dhe gati asnjera prej tyre nuk kishte lidhje domethense me administraten osmane.
Nqs gjermanve te Bismarkut u kerkohej “te mendonin me gjakun e tyre”, njerezit e Aliut e kerkonin preardhjen e perbashket ne vendet prej nga rridhnin. Kjo ishte e vleshme jo vetem per shqiptaret, por edhe per greket. Ne rastin e grekeve dhe te shqiptarve, kjo preardhje gjeografike gjente shpesh shprehjen duke iu referuar nje lloj parardhesi te perbashket; keta ishin nje o me shume personazhe historike qe sherbenin si heronje kombetare, madje per t’u kujtuar njerzeve preardhjen e tyre etnike. Per komunitetin shqiptar kjo figure ishte Skenderbeu, rebeli i famshem shqiptar per qendresen ndaj vershimeve osmane ne Shqiperi. Kryengritja e Skenderbeut, i cili gjithsesi nuk ishte bandit, i sherbeu si shembull Aliut dhe forcave te tij kryengritese shqiptare. Ne te vertete, ndregjegjja kombetare e shqiptarve ishte skalitur kryesisht mbi pervojat historike te qendreses shqiptare ndaj sundimit osman. E gjithe historia e Shqiperise, nga dyndja e pare osmane ne 1385 deri ne kohen e Aliut ishte shenjuar nga levizje kryengritese. Shpallja prej Skenderbeut ne 1443 e pavarsise nga P.Osmane perbente thjeshte episodin me te njohur nder shume te tjera te ngjashem. Edhe pas kthimit te nje pjese te madhe te popullsise shqiptare ne fene islame – kthim qe, siç vinte ne dukje edhe udhetari (turk) i njohur Evlija Celebi, ishte kryer ne mase te konsiderueshme ne 1670-en – kjo tradite e qendreses ndaj osmaneve mbeti nje element thelbesor per ndergjgjen kombetare shqiptare. Nga ana tjeter, edhe shqiptaret qe ngelen te krishtere, nuk ndjenin asnje lidhje te posaçme me greket, megjithse kishin te njejtin besim fetar. Stavro Skendi ka vene ne dukje se vetem ata shqiptare qe prej shume kohesh ishin tranferuar ne Greqine kontinentale apo ishullore, moren pjese ne luften e pavarsise greke.
Nqs Skenderbeu sherbente si hero kombetar i popullit shqiptar, per greket ishte figura e “ Konstandinit te Madh, mbretit te Romakeve”, qe meshironte nje te shkuar historike e gjeografike te perbashket. Per me teper, historia me e vonshme u dha grekeve shembuj heronjesh nga kreret e klefteve si rebeli Vlahavas, i cili udhehoqi ne vitin 1808 nje kryengritje ne Thesali kunder djelit te Aliut, Myftarit. Ashtu si edhe Skenderbeu per shqiptaret.
Ne rastin e grekeve, lidhja midis etnosit dhe tokes u be edhe me thelle qe kur arrtiten filohelenet, te cilet udhtonin ne kerkim te vendeve per te cilet flinin Homeri, Virgjili, Pausania, Pindari dhe Hesiodi. Greket filluan ta shihnin veten jo vetem si pasardhsit e bizantineve, por edhe si djemte e Hellades, tokes se grekeve te lashte. Shpresat e tyre nacinaliste lidheshin me gjeografine. Brugtoni shkruan: “ Eshte e lehte … te kuptosh qe greket jane te bindur se vendi u perket atyre, tani jo me pak se ne te shkuaren, dhe gjithashtu mendojne se e drejta qe po zgjat prej tre shekujsh e gjysme.” Ndoshta greket nuk ishin kontroll politik, por sigurisht nuk kane qene ”perndjekur” dhe lidhjet e tyre me mjedisin fizik mbeten te fuqishme.
Suliotet, qe ishin me prejardhje shqiptare, por qe zakonisht konsideroheshin si nje grup ne vete, gjithashtu kishin paraardhesit e tyre. Kreret rebel Xhavella dhe Boçari, te njohur nga baladat folklotike qe na tregojne per luften e 1792-shit kunder Ali Pashes, ofron nje model qendrese dhe imazh unifikues per fshatrat suliote. Kur Aliu u ofroj t’u falte jeten ne kembim te shpernguleshin ne Parge dhe ishujt joniane, shume prej tyre preferuan te qendrojne dhe te vdesin, duke pretendrusr se largimi nga Suli do t’u zhdukte identitetin. Qndresa e sulioteve ndaj Aliut lidhet me ngjarjet dramatike te epokes dhe rrefimet per grate e sulioteve qe u hodhen ne humnere se bashku me femijet e tyre per te mos iu dorezuar ushtarve te Aliut, ishin deshmi jo vetem e krenarise se tyre, por edhe e besnikerise ndaj tokes. Aleanca e panatyrshme mes sulioteve dhe shqiptarve te Aliut kunder trupave te sulltanit, u arrit vetem pasi Aliu u premtoj se do t’i kthente tokat e tyre.
Aliu e kuptonte sa vendimtare ishte gjeografia ne grupimet komunitare te kohes se tij. Ai mbeshteste me force idene se Janina , e vendosur ne rajonin grek te Epirit, ishte shqiptare dhe i konsideronte shqiptaret qe jetonin aty jo si imigrante, por si banore vendas te krahines. Ai u perpoq te justifikonte synimet e tij mbi teritoret qe kishte ne varsi ne bregdetin jonian, duke pretendruar se ata ishin gjithashtu pjese e Shqiperise.
Megjithate, per deshperimin e tij te madh, ne 1800, Pota e Larte perfundoj nje marveshje ne Stamboll, sipas se ciles shtate ishujt do te krijonin nje republike te pavarur, ne fillm nen sovranitetin e Rusise, pastaj nen protektoratin e drejteperdrejte te Anglise. Parga, Vonica, Preveza, dhe Butrinti si kembim kalonin nen sovranitetin e perjetshem te shtetit osman. Osmanet dhe ruset e kishin injoruar plotesisht Aliun. Ajo qe e rendonte dhe me keq plagen ishte se zotrimet e deshiruara jo vetem i kishin ikur nga duart serish, por me po kete traktat Stambolli i njihte privilegje me te gjera,qe do te garantoheshin nga Rusia, ne baze te se ciles ishte rene dakort ne Traktatin e Kyçyk Kajnarxhes(1774). Grekve te ketyre territorve tani u garantohej liri per te praktikuar fene e tyre, per te administruar vete drejtesine, per te mos iu nenshtruar asnje guvernatori, me perjashtim te nje beu osman rezident, dhe iu sigurua trysni fiskale e modreuar qe nuk do te tejkalonte ne asnje rast masen qe i ishte paguar zakonisht Republikes Venedikase. Abdulla Beu u dergua nga Stambolli per te marre kontrollin e territoreve dhe Aliu u detyrua te largohet menjehere prej atyre. Me 1812, Traktati i Bukureshtit, nenshkruar mes Rusise dhe Portes se Larte, i rinovoi dhe konfirmoi kushtet e traktatit te tyre te 1800-tes, dhe me 1815 Republika Shtatishullore kaloj nen protektoratin anglez si rezultat i negociatave te Vjenes.
Gjate negociatave per zoterimet kontinentale Aliu per here te pare hyri ne kontakt te drejtperdrejte me fuqite perendimore europiane dhe kuptoi se synimet e tij ekspansioniste perballeshin njelloje me kundershtimin sa te osmaneve aq edhe te kampit europian e, si perfundim, vendosi te kerkoje kushtet nepermjet marreveshjeve me Europen dhe jo me shtetin osman.
Aliu eshte portretizuar ne terma fare statike nga tregimet e shume udhetareve europian qe vizitonin Janinen. Sipas ketyre teksteve, metodat e qeverisjes se Aliut mbeten praktikisht te pandryshuara qe nga koha e rinise kure praktikonte kusarine, deri ne titet e fundit te jetes, kur kontrollonte nje territor shume te gjere, mbante lidhje diplomatike te pavarura me Europen dhe planifikonte shkeputjen nga Perandoria Osmane.
Nje shembull tipik i kesaj paraqitje statike eshte “DIAMANTI I JANINES” i Plomerit. Ne kapitullin e fundit te saj, “Vdekja e Aliut”, Polmeri pershkruan çastet e fundit te Aliut, kur, i mbyllur ne fortesen e tij ne mes te liqenit te Janines, degjoj zerin e nje ish-ushtari, qe kishte dezertuar dhe kishte kaluar ne ushtrine osmane. I plagosur rende, Aliu e dinte se po i vinte fundi, e megjithate nuk arrinte te ndjente gje tjeter veç terbimit e hakmarrjes.
“Inati, emocion qe ishte gjithmone gati te mbizotronte mbi gjithe te tjeret ne ate zemer te trazuar, tani arriti te mposhte dhimbjen, dhe Aliu leshoi nje britme"

by Lauri nga libri: "Bonaparti mysliman". autor Katberine E. Flemming
 
Titulli: Nga kusar ne pasha.

alipa_zps3fncgr8q.jpg


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Attachments

  • alipa_zps3fncgr8q.jpg
    alipa_zps3fncgr8q.jpg
    19.7 KB · Shikime: 1
  • alipa_zps3fncgr8q.jpg
    alipa_zps3fncgr8q.jpg
    19.7 KB · Shikime: 3
Titulli: Nga kusar ne pasha.

....Magjepse.

Ali Pasha kish ne rradhet e tij Mirditor dhe dibran. Pas nje urdheri te dhene komandanteve dibran dhe mirditor per shkatrrimin e rivaleve per rreth, ata refuzuar duke ju pergjigjur: Pasha, kete nuk mund ta bejme, e di, ne jemi shqiptar. Jepu atyre arme ne dore pastaj ne do hyjme ne dyluftim, perndryshe eshte e pa bese dhe ne nuk hyjme si kasapi tek bagetite.

Ali Pasha krijoj nje grup tjeter me perberje greke, dhe te cilet kryen pune.
 
Titulli: Nga kusar ne pasha.

"..Une i bindem Portes se Larte vetem nqs me intereson mua -Ali Pasha"

Ali Pasha duke refuzuar urdherin e sulltanit nepermjet delegacionit te tij.

alipas_zpszshu2y0e.jpg
 

Attachments

  • alipas_zpszshu2y0e.jpg
    alipas_zpszshu2y0e.jpg
    171.6 KB · Shikime: 2
  • alipas_zpszshu2y0e.jpg
    alipas_zpszshu2y0e.jpg
    171.6 KB · Shikime: 0
Nje njeri dinak si Aliu sma do mendja kurre te kete vdekur ne ate forme.
Kam lexuar dicka por s'me kujtohet tani me detaje qe nga Korfuzi iken disa qerre plot ar per ne Austri ne mos gaboj, e i zoti tyre ishte nje person i moshuar me mjeker e tipologji si te Aliut.
Jam nga ata qe them se koka qe e derguan ne Kostandinopoje ne qesen me debore, ska qene e pashait te Janines, thjesht nje kamuflazh dhe nje skenim i nje vdekje ashtu sic e donte sulltani i Mongoleve.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top