Nga duhet të shkojmë!?!?

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Ky shkrim ishte diku ne forumin e vjeter, madje pjese pjese munde te gjendet edhe tani diku. Po e sjelle te kompletuar si analize, si nevoje te kohes. Eshte shkrim origjinal i KITRRES 123 :gjujpeshk:


NGA DUHET Tث SHKOJMث!?

Dikur, në një natë të ftohët dimri, derisa gjyshi po kryente ritet fetare të faljes ne një libër
lexova: Feja e Shqiptarit është Shqiptaria. Pasi gjyshi kreu ritin e faljes e pyeta: Gjysh, ju me keni thënë se ne jemi mysliman, ndërsa këtu ne libër po shkruan se feja e Shqiptarit është Shqiptaria. E more bir, është e vërtet se ne jemi Shqiptar mysliman por feja e krejt Shqiptarëve është Shqiptaria- ma ktheu gjyshi dhe ne fytyrën e tij vërejta se edhe ai u ndje i befasuar nga pyetja ime. Unë aspak nuk kuptova atë qe me tha gjyshi përkundër kjo ma beri opinionin qe me tha gjyshi edhe me problematik. Me vone kuptova se i takoj një populli qe për sherrin e strategjisë se pozitës gjeografike ku shtrihej dhe fqinjëve qe e rrethonin, kishte qen dhe akoma mbetet arenë e luftërave dhe përgjakjeve mes te gjitha perandorive dhe besimeve qe njeh historia. Për fatin tonë te keq sot kemi një situatë ku jemi te ndarë në gjashtë shtete, tri religjione, dy dialekte kryesore dhe disa dialekte provinciale. Përkundër kësaj te keqe një fat i madhe qe na përcolli ne te gjitha stuhitë dhe uraganet qe kaluam ishte se toleranca fetare mes këtyre religjioneve ishte ne një nivel aq e lart saç na mundësoi edhe ekzistencën si identitet kombëtar. Ketë tolerancë na e kishin dhe e kanë lakmi te gjithë dhe askush ne ketë nivel nuk arriti te na përçaj. Jo rrallë ka raste kur edhe brenda një familje, mes vëllezërish kishte besime te ndryshme, por harmonia mes religjioneve është ne shkallen me te lartë. Për çdo feste te çdo besimi Shqiptaret i takoje bashkë. Shikuar dhe analizuar historinë e popujve te ndryshëm jo vetëm te vjetrën por edhe historinë e re te tyre do pothuaj se te te gjithë popujt do gjesh përplasje, dhunë, tragjedi mes te njëjtit popull por me besime apo dialekte te ndryshme. Rasti me i freskët është tek Kroatët Serbët dhe Boshnjakët – një popull, një gjuhë, një alfabet një identitet por besime te ndryshme. Kur e analizon te gjithë këtë shume thjesht është te kuptosh thënien e madhe qe deri tash ndoshta ishte i vetmi fate i mire i Shqiptareve dhe se kjo thënie ishte kuptuar ne mënyrën me te duhur. Ne në zemrat tona kishim besime te ndryshme por para te huajve dhe sidomos armiqve tanë Feja e Shqiptarit ishte Shqiptaria. Kjo ishte ajo simbolika qe përkundër besimeve te ndryshme shpirtërore i bashkonte Shqiptaret ne çështje madhore. Dhe kjo arriti te ruaj unitet mes kombit pamarre parasysh se ku ndodheshim. Shqiptaret pra paraqesin një simbiozë unike trinomesh qe ne aspektin ekzistencial funksionon ne mënyrë perfide të përberë nga pesë organele me lidhje indirekte por te pandashme nga bërthama e madhe amë dhe te rrethuar nga një membranë mbrojtëse qe na mbrojti nga e keqja me e madhe deri sot e kjo membranë quhet: SHQIPTARIA. Duhet theksuar dhe pranuar se kontributin me te madhe ne ketë aspekt te tolerancës e dha komuniteti shqiptar mysliman sepse njëherësh ai krahasuar ne aspektin numerik ishte shumicë dhe besimet tjera munde te ndikonin më pak, por duke mos nënvlerësuar edhe ndikimin e besimeve tjera ne rolin e tolerancës sepse për te keq ata munde te bënin shume edhe pse ishin numerikisht me pakë. Duke u nisur nga fjala Islam qe dmth. Paqe, lumturi, dashuri, dhe gjithçka tjetër qe i takon se drejtës dhe asgjë qe i takon urrejtjes dhe dhunës , mendimi im është se Shqiptaret janë populli i cili fjalën Islam e ka kuptuar me se miri se te gjithë popujt tjerë te këtij besimi dhe kjo ishte një fatmirësi e madhe. Shqiptari i besimit Islam paraqiste personin e urtë, mendjemprehtë ne çdo aspekt kombëtar i cili para identitetit fetar kishte sinonim identitetin kombëtar- etnik. Për fatin tone me te madhe kjo tolerancë fetare na përcolli me shekuj por edhe ne luftën e fundit qe kaluam por na përcjell edhe sot besoj.
Dihet se paslufta është me e tmerrshme se lufta. Pas lufte Kosovën vërshuan ne emër te ndihmës dhe humanitetit me mijëra OJQ dhe dihet se nen ombrellën e këtyre OJQ –ve zakonisht qëndron sigurime te ndryshme. Filluan edhe ndryshimet te vihen re. Disa OJQ krahas ndihmës proklamonin edhe diçka tjetër dhe për fatin tonë te keq shumë nga shtresa e varfëra e hëngrën ketë karotë. OJQ- qe përhapnin besimet e ndryshme sidomos besimet e krishtera nuk arritën ta gjenin strofullin e nxehtë dhe te bënin vende ndoshta kjo për shkak te numrit te vogël te besimtareve te këtij besimi. Ne mesin e OJQ- ve na paraqiten edhe disa OJQ nga Arabia Saudite (dihet roli negativ i këtij vendi ) por edhe vendet tjera Islamike. Nen hijen e ndihmës këto filluan ngadalë te lëviznin edhe ne terrene tjera. Organizonin kurse dykuptimshme: besim-kompjuter, besim-gjuhe angleze, besim-njohuri tjera. Nuk ishin te rastit rastet edhe kur studentët përfitonin bursa shkollimi ne kombinim me mësim feje dhe përhapje besimi. Janë te shpeshta rastet kur anëtaret qe gëzonin te drejta edhe me te mëdha përfituan dhe përfitojnë edhe rrogë mujore, besa ndërtuan edhe shtëpi luksoze e mos te flasim për shpërblimet tjera dërgimi haxhi i komplet familjes. Sikur te ishte një shprehje besimi normal do te ishte gjithçka OK, por dalëngadalë me kalimin e kohës vit pas viti, çdo here e me shume ne mesin e besimtareve Islam ne Kosove filluan te paraqiten edhe shenjat e para te kësaj ‘’ bamirësie’’. Disa nga qytetarët filluan te paraqiten me veshje dhe pamje te jashtme qe kurrë nuk kishte qen traditë e këtij populli dhe nuk ishim mësuar ti shohim. Këta persona ndryshuan shume edhe ne sjelljet e tyre. Nuk ishin me personat e qet, te kulturuar por kishin filluar te radikalizohen ne mendimet e tyre, pikëpamjet e tyre, bisedat ne shoqëri, ne rrethin ku jetonin dhe sjelljet te pahijshme. Ndoshta kjo ishte edhe si rezultat se këto ‘’beneficione bamirësie’’ i kishin përbir ne te shumtën e rasteve njerëz me shkollim elementar. Për te qen habia edhe me e madhe persona te tille gjate faljes neper xhami filluan te faleshin ne një mënyrë pak me ndryshe nga ajo qe ishim mësuar te shohim dhe ne reagimet e imamëve këta mbrohen me thënien: Ne ketë mënyre është falur Muhamedi a.s. Për te qen katastrofa edhe me e madhe flitet se disa nga gjamit e shkatërruara dhe te rindërtuara nga këto shoqata janë ndërtuar ne një stil pak me ndryshe. Dhe vetvetiu lindin pyetjet: اfarë po ndodhë vallë? A thua ne deri tani nuk dinim se çka është Islami kur dihet se ne Kosove kaherë ekziston shkollimi i mesëm dhe universitar për besimin Islam, dhe se shumica e popullatës i takojnë këtij besimi? A po reformohet Islami ne Kosove apo po sillet mënyra e drejt e besimit Islamit? Unë mendoj se këto sjellje janë pjelle e këtyre organizatave qe na sollën ketë ndryshim nga atje ku me shume mbretëron ndikimi i fiseve dhe traditave te prapambetura se sa besimi. Këto dukuri shtohen çdo dite dhe populli ka filluar te dyshoj ne ketë. Ne qofte se kësaj i shtohet edhe radikalizmi i ngadaltë por ndjeshëm i këtyre personave atëherë ndoshta toleranca ndër fetare do te prishet mes vet anëtarësisë se besimit Islam e mos te flasim për besimet tjera. Sa na konvenon neve kjo dhe a është kjo e mirë? ثshtë ndoshta koha e fundit qe dikush kësaj dukurie ti jap përgjigje. Dhe kjo i takon organeve kompetente por edhe Bashkësisë Islame te Kosovës.

VLERثSIMI IM

Historia e botes është e mbushur me dhunë dhe luftëra. اdo here ne botë kane dominuar një apo me shumë fuqi te mëdha, perandori apo superfuqi dhe dihet se peshku i madh e kapërdin te voglin. Shumë popuj te vegjël te botës duke u mbështetur apo nënshtruar me vigjilencë dhe diplomaci fuqive te ndryshme qe sundonin arritën qe te krijojnë territore dhe shtetet e tyre dhe ti konsolidonin ato neper kohëra te ndryshme. Historia përsëritej vazhdimisht. Perandorit ngriheshin e shuheshin, herë te lindjes e herë te perëndimit dhe ne si popull asnjëherë te vetme nuk arritëm ta fitojmë atë qe synuam, ndoshta edeh per fajin tonë sepse ishim te panënshtruar dhe luftuam kundra te gjithë këtyre fuqive apo edhe ndodheshim ne anën e humbësit ne momentin me te pavolitshëm për ne, por fatmirësisht nuk u asimiluam.
Jo rralle here Shqiptaret u hamenden mes lindjes dhe perëndimit.
Me perëndimin na lidh: identiteti kombëtar – etnik, pozita gjeografike, rëndësia ekonomike, veshja, gjuha, ngjyra, stili, zakoni, arkitektura, muzika, letërsia dhe te shumë faktorë tjerë.
Me lindjen na lidhte vetëm ajo se një pjesë e madhe e popullit tone kishte besim shpirtëror te njëjtë dhe asgjë tjetër.
Jo shpesh here ne bëmë disa gabime te vogla por për fatin tone te keq me 1997 na ndodhi ajo te cilën askush nuk e ka pritur. Ne momentet me kritike për sfidat e popullit Shqiptar jashtë kufirit amë kur tere boten sundonte dhe akoma vazhdon ta sundoj një perandori qe për fatin tone them kështu kushtimisht interesat tona kombëtare ne njëjar mënyre ishin përputhur me interesat e saj strategjike dhe priteshin ndryshime te mëdha Qeveria e Shqipërisë bëri gabimin e pafalshëm qe kurrë nuk do ti fali populli i saj brenda dhe jashtë kufirit dhe u anëtarësua ne Konferencën e Vendeve Islamike. Ne fuqinë qe dominonte botën dhe vazhdon te dominoj u shkaktua ndjenja e injorimit nga ana e Shqiptareve dhe për fate te keq ndodhi ajo qe ndodhi por prapë fuqia dominuese për te mos lenë anash strategjinë e vet me një rezolutë te veçanet shpalli te mbrojtur kufijtë e Shqipërisë. Unë për një gjë jam i bindur se kjo superfuqi një dite herët a vonë do te dështoj sikur dështuan te tjerat sepse historia përsëritet, por për momentin kjo mbisundon boten. Unë e kuptoj se kjo fuqi dominuese nuk erdhi këtu vetëm për te mirën tonë sepse tek e fundit ne nuk jemi askush për të, por erdhi se pari për interesat e veta por duke përkrahur edhe interesat tona dhe një pjese e vogël e interesave tona u realizuan krahas interesave te saj dhe se për te arritur sukses ne interesat tona te përbashkëta na kane mbetur vetëm një rrugë. Ajo është:

---Rruga e perëndimit- Përkrah interesave te kësaj fuqie dominues te shtrojmë qartë dhe te kërkojmë interesat tona, te konsolidojmë radhët, te rrisim nivelin e arsimit, te rrisim zhvillimin ekonomik, te punojmë ditë e natë për unifikimin e kombit, mos te shkaktojmë përçarje te panevojshme te jemi unik dhe te mundohemi te arrijmë atë qe nuk mundem ta arrijmë ne te kaluarën dhe te ndërtojmë një komb te fuqishëm qe te jetë i aftë te mbrojë veten apo ekzistoj si shtet, qe ne rastin e shkatërrimit te kësaj superfuqie te jemi te aftë te mbrojmë veten sepse planet e superfuqisë se ardhshme qe do sundoj boten me rastin e shkatërrimit te kësaj nuk dihet se a do te përputhen me planet tona. Te gjitha këto ti realizojmë duke mos harruar ombrellën mbrojtëse: Feja e Shqiptarit është Shqiptaria, e cila na mundësoi dhe mundëson akoma zhvillimin brenda një kombi te tri besimeve me një tolerancë te duhur.

----Rruga e lindjes--- Për momentin lindja nuk është e konsoliduar për vete dhe as ne dekadat e ardhshme nuk pritet qe nga atje te vije një fuqi dominuese ne çfarëdo aspekti, prandaj interesat tona nuk lidhen aspak me atje, sepse për momentin ata janë ne anën humbëse. Me atje një pjesë te kombit tone e lidh vetëm besimi shpirtëror dhe ketë besim ne e kemi dhe mundemi ta zhvillojmë edhe pa ata.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top