Nga buron bindja e PD se policia ka pergjuar dhe çfare roli kane sherbimet partnere

Mazhoranca sinkronizoi sot repartin politik dhe atë mediatik për të kategorizuar letrën sqaruese të policisë italiane për pajisjen e përgjimit si epilogun e një historie që nxori të diskretituar opozitën me përqasjen “shumë zhurmë për asgjë”. Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri foli për një "përthyerje" që i mëshon faktit se "pajisja ka qenë vetëm didaktike dhe nuk ka patur kapacitetet teknike për të përgjuar".

“Nuk ka ndodhur kurrë që policia italiane të sjellë në Shqipëri një pajisje të paligjshme përgjimi, se dhe ajo pajisje që ka ardhur në mënyrë të ligjshme, nuk përmban as mundësinë teknike të bëjë përgjim, se dhe ajo pajisje trajnimi për policinë shqiptare është një pajisje didaktike, e cila, edhe sikur të çmendet ndonjë operator, nuk mund të bëjë përgjim, se nuk përmban kapacitetin fizik të bëjë përgjim”, deklaroi ministri në parlament.

A i heq ky argumentim të gjitha dyshimet dhe shqetësimet për paisjen në fjalë dhe qëllimin e përdorimit të saj? Tahiri në këtë betejë duket disi i vetëm dhe në përgjithësi brenda mazhorancës ekziston skepticizmi se policia fsheh diçka, por gjithsesi letra e policisë italiane u duk si një kamardare shpëtimi për ministrin dhe drejtuesit e lartë të policisë shqiptare. Opozita ndërkaq vazhdon të këmbëngulë se futja e paisjes në fjalë në Shqipëri është bërë në mënyrë të paligjshme. Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka përcolli sot një të dhënë domethënëse që nëse rezulton e vërtetë i jep një të tjetër dimension çështjes. Ai tha se informacioni për përgjim nga policia i shkoi SHISH-it përmes shërbimeve partnere. Nëse siç thotë opozita në këtë çështje janë investuar shërbimet partnere, atëherë shqetësimi kapërcen kufijtë e opozitës politike. Prokuroria e ka dokumentuar letrën e policisë italiane dhe e ka bërë atë pjesë të hetimit dhe nxitimi i mazhorancës për ta quajtur të ezauruar çështjen pa pritur përfundimin e hetimit ngre të tjera pikëpyetja.

Respublica
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top