NEXHMIJE HOXHA:Martesa ime me Enverin natën e vitit të ri (Vijon nga numri i kaluar)

fshatari

Anetar
Hyrja e qeverisë së re demokratike në Tiranën e çliruar, pritja në hotel "Dajti" dhe kurorëzimi i lidhjes sonë me gjithë rezistencën e prindërve
Erdhi dita e shumëpritur që Tirana e çliruar të presë qeverinë e re demokratike. Qeveria mbërriti në kryeqytet në 28 nëntor 1944. Ishte një paradite e bukur nëntori, kur të gjithë anëtarët e qeverisë, me Enverin në krye, zbritën në sheshin midis ministrive dhe duke ecur në këmbë u drejtuan për te hotel "Dajti", para shkallëve të të cilit qe ngritur një tribunë e thjeshtë, por e zbukuruar me flamuj dhe dafina. Banorët e kryeqytetit qenë përfshirë nga një entuziazëm i papërshkruar.

Por gjallëri të madhe i jepnin atmosferës edhe partizanët që kishin luftuar për çlirimin e Tiranës, të cilët ndjeheshin krenarë për veprën e tyre e s'pushonin së kënduari këngë partizane.

Pjesëtarëve të qeverisë u doli përpara një grup nënash të dëshmorëve. Kaluan çaste shumë prekëse e mallëngjyese për të gjithë të pranishmit kur këto nëna shamizeza përqafonin si djemtë e tyre Enverin dhe shokët e tjerë të qeverisë dhe i uronin me gjithë shpirt: "Të na rroni... Të na rrojë Shqipëria e lirë!".

Pastaj nënat zunë vend përballë tribunës ku qenë mbledhur shumë njerëz që prisnin me padurim të shihnin udhëheqësit e shtetit të ri demokratik. Midis tyre ishte edhe një grup grash e të rejash, të veshura me kostume të bukura e të larmishme kombëtare.

Njëra prej tyre mbante një flamur të kuq me shqiponjën dykrenare në mes. Pak më poshtë, nga ana e urës së bulevardit, mbi Lanë ishin rreshtuar disa batalione të partizanëve që kishin marrë pjesë në çlirimin e Tiranës. Ato do të parakalonin para anëtarëve të qeverisë dhe komandantit të përgjithshëm Enver Hoxha.

Dhe ja ku erdhi çasti kur u ngjitën në tribunë anëtarët e qeverisë, të Kryesisë së Frontit e të Shtabit të Përgjithshëm që ndodheshin në Tiranë. Para popullit që buçiste nga brohoritjet u paraqitën Enver Hoxha, dr. Omer Nishani, Myslim Peza, Haxhi Lleshi, Baba Faja Martaneshi, Mehmet Shehu, Medar Shtylla e nuk mbaj mend kush tjetër. Unë dhe disa shokë e shoqe e ndoqëm ceremoninë nga ballkoni i hotel "Dajti".

Në mesin e duartrokitjeve e brohoritjeve entuziaste, nga ajo tribunë Enver Hoxha mbajti fjalimin e parë historik para popullit të Tiranës. Në Berat, në fjalimin e tij si Kryetar i Qeverisë së Përkohshme Demokratike, Enveri kishte lëshuar edhe thirrjen: "Më shumë bukë! Më shumë kulturë!".

Kurse në fjalimin e tij në kryeqytetin e çliruar, ndërmjet të tjerave ai tha: "Sot hapet një faqe tjetër e historisë sonë, një faqe që është në dorën tonë ta bëjmë po aq të lavdishme, sa edhe luftën tonë kundër okupatorit, dhe kjo është lufta për rindërtimin e Shqipërisë, për ngritjen e ekonomisë, për ngritjen e kulturës e të arsimit të popullit tonë, për ngritjen e nivelit shoqëror, ekonomik dhe politik të tij... E gjithë Shqipëria do të jetë kantier pune, ku i madh e i vogël të kuptojë se nuk punon për të huajt, por punon për vete dhe ndërton vendin e tij...

Asnjë shqiptar i ndershëm të mos mbetet jashtë Frontit. Me rastin e festës së 28 nëntorit, me rastin e çlirimit të Tiranës, Kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Shqipërisë bën një amnisti të përgjithshme, për të gjithë pjesëtarët e Ballit Kombëtar, të Legalitetit dhe të organizatave të tjera që bashkëpunuan me okupatorin; përjashtohen nga kjo amnisti të gjithë kriminelët e luftës, ata që kanë vrarë, djegur çnderuar dhe plaçkitur pasurinë e popullit".

Njerëzit e vështronin me vëmendje të madhe udhëheqësin, komandantin, për të cilin kishin dëgjuar aq shumë gjatë luftës dhe e ndiqte fjalën e tij me entuziazëm të paparë. Bashkë me këta njerëz të vuajtur e të dërrmuar nga lufta, por që u shkreptinin sytë nga gëzimi i lirisë dhe i pranisë së anëtarëve të qeverisë kishin ardhur në këtë festë edhe disa nga ata "të mundurit", që bashkë me mbarimin e luftës kishin humbur pushtetin politik dhe ekonomik, por midis tyre kishte edhe nga ata që nuk e kishin realizuar ende këtë kthesë.

Më kujtohet që gjatë ceremonisë, kur në tribunë u ngjitën udhëheqësit e shtetit, ngjau një incident i vogël qesharak. Shohim që në një anë të tribunës u ngjitën një ish-ministër i qeverisë së Zogut, Ferid Vokopola dhe një tregtar nga Tirana, Ali Bakiu.

Unë i njihja që të dy. Te tregtari blinim fletore dhe mjete të tjera shkollore. Tek ai unë kisha blerë edhe violinën, që i kërkohej çdo nxënëseje që përgatitej të bëhej mësuese. Kurse ish-ministri ishte babai i një shoqeje të klasës sime.

Kur i panë ata, organizatorëve të ceremonisë edhe u erdhi për të qeshur, por edhe u shqetësuan. Tregtari tiranas, në fakt ishte antifashist, dhe kishte ndihmuar lëvizjen nacionalçlirimtare, edhe ndoshta për këtë arsye ai u lejua të qëndronte, kurse ish-ministrin e Zogut, pasi i folën me mirësjellje se nuk ishte vendi i tij aty, ai zbriti nga tribuna.

Me rastin e ardhjes së qeverisë së re në Tiranën e çliruar, në mbrëmjen e 28 a 29 nëntorit u dha në hotel "Dajti" një pritje e madhe. Përveç autoriteteve të reja të vendit, të qeverisë, Frontit etj., merrnin pjesë edhe Komandantë, komisarë e deri partizanë a partizane të dalluar në ndeshjet me armiqtë pushtues nazifashistë, anëtarë të shquar të njësiteve guerile, nëna e familjarë dëshmorësh etj. Ishin ftuar dhe gjithë misionet aleate në Shqipëri, anglez, sovjetik, amerikan e jugosllav.

Për herë të parë në këtë pritje unë shkoja në krah të Enverit, duke zyrtarizuar lidhjen tonë bashkëshortore. Si autoritetet kryesore të vendit dhe miqtë e huaj u ulën në një kënd të sallës së madhe të hotelit.

Në mesin e sallës, ku ishim ne dhe në të gjitha sallat e hotelit këndohej e kërcehej me ngazëllim të papërmbajtur.
Gjithë anëtarët e misioneve aleate ishin në qejf, veçanërisht anëtarët e Misionit anglez që ishin në numër më të madh.

Më në fund kishin edhe ata të drejtë të gëzoheshin. Kishin muaj e vite që endeshin maleve, kullave e kasolleve shqiptare, larg familjeve te tyre, që rronin nën tmerrin e bombardimeve të avionëve nazistë. Bëheshin ca qesharakë, por edhe simpatikë, kur futeshin në mes të valltarëve labë e të tjerëve, dhe mundoheshin të hidhnin këmbët si ata.

Sigurisht atyre u pëlqente të kërcenin dancet moderne, tango, vals etj., por ata që ishin në sallë shumica kishin zbritur nga malet dhe ata partizanë që ishin nga të rinjtë e qyteteve e dinin që ato lloj vallëzime nuk ishin aq të vlerësuara nga opinioni publik në ato kohë.

Një nga oficerët anglezë mendoi se "madamë" Hoxha me siguri do të dinte vallëzimin dyshe, i kërkoi leje Enverit, sipas rregullave dhe më mori mua, por unë nuk kisha kërcyer kurrë këtë lloj danci dhe hoqa një siklet të madh derisa pushoi muzika.

Në këndin ku ishim ulur ne, Enveri e dr. Nishani iu qepën njërit nga përfaqësuesit të Misionit Anglez për të provuar sa do t'i qëndronte rakisë shqiptare.

Për vete, ata të dy e kthyen gotën nja dy herë, për festën e madhe, pastaj i thanë garsonit tua mbushte gotat me ujë. Kështu, ndërsa ata të dy pinin ujë, anglezi pinte e pinte raki deri sa erdhi në qejf e të dy palët qeshnin me gjithë zemër. Mysafiri rezistoi sa rezistoi, por në një moment nuk arriti as të largohej dhe nxori gjithë ç'i kish futur barkut atë natë. Dr. Nishani para kësaj skene lëshoi batutën e tij të hollë: "I volli anglezi kolonitë...".

ثshtë fakt i njohur që pas çlirimit, marrëdhëniet e udhëheqjes sonë shtetërore me misionet aleate ushtarake ishin të ngushta dhe korrekte, jo vetëm ato sovjetik e jugosllav, por edhe me përfaqësuesit anglezë e më pak me ato amerikanë, niveli i të cilëve ishte më i ulët.

SHBA-të e kishin gjetur "të arsyeshme" që misionarët e tyre të ishin me origjinë shqiptare, duke mos parashikuar se shqiptarët vendas nuk do tua duronin ndërhyrjet, këshillat mendjemëdha të këtyre shqiptarëve që vinin nga përtej oqeanit.

Enveri si kryetar i qeverisë së re dhe Ministër i Jashtëm, duke më marrë dhe mua, ndërmori të bënte vizita kortezie në misionet aleate. Kujtoj vizitën që i bëmë shefit të misionit anglez, Jakobs. Misioni ishte vendosur në një vilë në mes të stadiumit "Qemal Stafa" dhe Televizionit Shqiptar. Na priti me mirësjellje. Na servirën çajin e tyre të famshëm me biskota.

Në atë kohë me aleatët perëndimorë kishim probleme serioze, si njohja e qeverisë, zgjedhjet që kishin përpara, kushtet për ndihmat e UNRRA-s etj. Me sa mbaj mend, në këtë vizitë nuk u fol për këto probleme, të cilat shkaktonin acarime në marrëdhëniet tona, por u përmendën anëtarë të Misionit Anglez që kishin qenë në Shqipëri e pranë Shtabit të Përgjithshëm, për të cilët u foli Enveri dhe Jakobs tregoi për disa se ku ishin tani me shërbim, në Egjipt pranë Shtabit aleat të Mesdheut, në Itali ose ishin kthyer në Angli.

Në gjysmën e dytë të vitit 1991, kur unë bashkë me fëmijët ishim larguar nga shtëpia jonë e ishim vendosur në një apartament, erdhën tek unë dy gazetarë anglezë. Unë, atëherë, nuk kisha qejf të prisja gazetarë, por ata më çuan fjalë se kishin një "amanet" nga një ish-oficer i Misionit anglez gjatë LANCL. U bëra kurioze dhe i prita. Njëri ishte gazetar, tjetri fotoreporter, punonin për "Sandy Times".

Gazetari nxori nga xhepi dhe më tregoi një fotografi, me portretin e një oficeri të ri që - siç tha - ishte babai i tij, ish-anëtar i misionit anglez në Shqipëri gjatë luftës. Ky, siç i kishte treguar i ati, ishte hedhur me parashutë diku afër Elbasanit (si duket në fushën e Bizës, ku aleatët lëshonin furnizimet), por në ulje ishte lënduar dhe e kishin shtruar në një spital partizan. Sipas tij, unë e kisha ndihmuar dhe i kisha dhënë një furçë dhëmbësh.

Babai i kishte folur për jetën në Shqipëri, luftën e partizanëve, i kishte thënë se ai kishte qenë në darkën e shtruar në hotel "Dajti" me rastin e martesës së Enver Hoxhës me mua dhe para se të vdiste, i kishte thënë që duhet të vizitonte Shqipërinë, të më takonte mua, të më falënderonte dhe si kujtim ai më solli një furçë dhëmbësh, sigurisht të re.

I ati më ngatërronte me ndonjë tjetër, po si mund ta zhgënjeja të birin, i thashë: "Faleminderit" e ca fjalë të tjera miqësore për anglezët që kisha njohur në Elbasan, Helmës, Berat etj. Po gjithashtu e sqarova që ne nuk bëmë darkë për martesën tonë në hotel "Dajti", ajo qe një pritje për të festuar ardhjen e qeverisë së re demokratike në Tiranën e çliruar dhe me të qeshur i thashë ndoshta kisha vallëzuar me babin e tij.

Ne në hotel "Dajti" ndenjëm deri më 30-31 dhjetor derisa u gjet dhe u përgatit për t'u banuar një vilë modeste e një sipërmarrësi Italian, Belloti, në rrugën "Ismail Qemali", ku banuam 30 vjet, në fillim bashkë me familjen e Enverit, më pas me 3 fëmijët që na lindën. Bashkë me Enverin vendosëm që martesën zyrtare ta bënim natën e Vitit të Ri (1944-1945).

Për këtë informuam familjet tona. Të dyja palët u befasuan dhe thanë: "Dale, një herë, si kështu? Nuk jemi gati!". Ne u shpjeguam se nuk duam asgjë, madje as dasmë nuk do të bëjmë. Në fakt familjet tona kishin të drejtë, sepse atyre u erdhi më në fund rasti të martonin djalin e vetëm dhe mua, vajzën e vetme.

Prandaj dhe ngulën këmbë në të tyren, madje, duke thënë se duhej bërë dyfish dasmë, meqë shpëtuat gjallë nga lufta. Enveri u tha: "Po në luftë lamë shumë shokë e shoqe të rinj si ne, prandaj nuk na bën zemra të bëjmë dasmë".

Kështu edhe ato nuk e zgjatën dhe pranuan dasmën partizane.
Dasmën e bëmë ne të dy vetëm, natën e vitit të ri 1944-1945, një natë që nuk harrohet në jetën e njeriut. Të nesërmen për të na uruar për Vitin e Ri na erdhën shokë e shoqe, si Mehmet Shehu me Fiqretin, Hysni Kapo me Viton, Nako Spiru e një tjetër. Më 1 ose 2 janar kishim vendosur të bënim celebrimin zyrtar të martesës.

Meqë këtë do ta bënim në shtëpi, që të evitonim bujën, kryeministri i ri respektoi ligjin dhe rregullat shtetërore, disa ditë më parë i drejtoi një letër bashkisë së Tiranës a gjendjes civile, me lutje që celebrimi të bëhet në shtëpi. Kjo letër mund të jetë në arkivat e tyre, unë kam kopjen e saj diku në dosjet e familjes, po nuk i hyra mundimit për ta gjetur.

Kur erdhën dy shoqe me fletoren e gjendjes civile ndodhi që kishin ardhur për urimet e Vitit të Ri, dr. Omer Nishani e Baba Faja Martaneshi që u bënë dëshmitarë zyrtarë të martesës sonë. Firmat e këtyre dy personaliteteve të nderuar e miqve tanë të dashur qenë një dhuratë e bukur për çiftin e ri.
(Fund)
 
Titulli: NEXHMIJE HOXHA:Martesa ime me Enverin natën e vitit të ri (Vijon nga numri i

Nje pershkrim, sa me duket mua mjaft real e shume prekes. Loja me anglerzin e rakine, tregon "sinqeritetin" e qeverise se pare "demokratike".
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top