New York Times - Trafiku i Armeve ne Shqiperi

WxP

Staf në FV.AL
Nju Jork Tajms publikon nje artikull te gjate rreth trafikut te armeve jashte standardit nga vendet e bllokut Lindor drejt Afganistanit, me fonde te qeverise amerikane. Vend qendror, fatkeqesisht, Shqiperia

Gazeta amerikane me peshë të madhe në arenën ndërkombëtare, “New York Times”, ka publikuar një raport prej 13 faqesh mbi skemën e furnizimit me armë të ushtrisë afgane nga Shqipëria. Më poshtë jepet raporti i plotë, mbi të cilin kanë investiguar 7 gazetarë të kësaj gazete. Shpërthimi i një depoje armatimi në Shqipëri, u bë shkas për të hedhur dritë mbi problemet e municioneve dhe skemën e furnizimit të ushtrisë afgane. Që prej vitit 2006, kur kryengritjet afgane u intensifikuan, qeveria afgane u bë e varur nga ushtria amerikane, dhe mbështetja u dha më shumë në luftën kundër Al Kaedës dhe talebanëve. Por për të armatosur forcat afgane, të cilat kanë qenë edhe udhëheqëset e kësaj lufte, ushtria amerikane ka kërkuar ndihmën e një kompanie të udhëhequr nga një 22-vjeçar. Me një kontratë nga SHBA-të, e vlefshme me 300 milionë dollarë, kompania “AEY Inc”, e cila operon e paregjistruar në një zyrë në Miami Beach, u bë furnitori kryesor i ushtrisë afgane dhe forcave të policisë.

Që atëherë, kompania ka furnizuar municion që është shumë i vjetër, mbi 40 vjet, dhe i demontuar nëpër arka. Municioni është vëzhguar nga vetë gazetarët e “New York Times”, ndërkohë që është konfirmuar edhe në intervistat me zyrtarë amerikanë dhe afganë.

Shumica e municioneve ka ardhur nga rezervat e vjetra të bllokut komunist dhe është konsideruar e pasigurt dhe e pavlefshme nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe nga NATO-ja. Për ta asgjësuar këtë municion të rrezikshëm për jetën e njerëzve, janë vënë në dispozicion miliona dollarë. Në blerjen e municioneve, kontraktori ka punuar gjithashtu me ndërmjetës dhe një kompani demontimi, që në listën e rezervës federale rezulton si kompani ilegale e lidhur me trafikimin e armëve. Për më tepër, miliona nga këto pushkë dhe armatime janë prodhuar në Kinë, duke e qenë kështu të ndaluara sipas ligjit amerikan. Presidenti i kompanisë, Efraim E. Diveroli, është regjistruar fshehtazi në një bisedë, që tregon qartë korrupsionin në blerjen e më shumë se 100 milionë armatimeve në Shqipëri. Këtë javë, pas hetimeve mbi performancën e kompanisë “AEY” nga “The Times”, ushtria mënjanoi kompaninë nga çdo lloj kontrate federale, dhe tha se Diveroli i kishte mashtruar, duke thënë se armët ishin hungareze dhe jo kineze. Z. Diveroli, i kapur me telefon në një intervistë, tha se ai nuk kishte dijeni për këtë ngjarje. Problemet me municionin ishin evidente në vende si Nawa, Afganistan, një vend afër kufirit me Pakistanin, ku një zëvendëskolonel afgan bëri ekspertizën e arkave me fishekë dhe armatime. Menjëherë pasi municioni kishte arritur atje, arkat shpërthyen dhe municioni doli jashtë, duke zbuluar se ishte me të vërtetë municion i prodhuar në Kinë në vitin 1966.“Ky ishte municioni që ata na jepnin për të luftuar”, - tha koloneli Amanuddin, i cili si shumë të tjerë afganë ka vetëm një emër. “Ky municion na bëri të shqetësoheshim, pasi ishte shumë i vjetër, dhe municioni pas shumë dekadave bëhet më pak i fuqishëm dhe shumë më pak i sigurt. “AEY” është një kompani mbrojtjeje e panjohur më parë, e cila ka lulëzuar që prej vitit 2003, kur Pentagoni mori vendimin të shpenzojë miliarda dollarë për të trajnuar dhe dërguar forca në Afganistan dhe Irak. ثshtë një kompani e dalë nga errësira dhe duket se është një sukses i pashembullt i administratës së Bushit dhe strategjisë së tij së luftës. Duke hetuar mbi të kaluarën e kompanisë “AEY”, nëpërmjet intervistave të bëra në shumë vende të botës, duke investiguar mbi shumë dokumente konfidencialë qeveritarë dhe duke ekzaminuar një pjesë të municionit, u bë e qartë se “ushtria” nën presionin e lartë të Pentagonit për të furnizuar trupat afgane me municion, lejoi një kompani të pakonsoliduar të futej në botën e errët të tregtisë ndërkombëtare të armëve. Kjo kompani arriti të futej lehtësisht në këtë treg me ndihmën e Pentagonit, me një kontratë të shkruar në mënyrë shumë të paqartë dhe me pak kufizime. Pas pezullimit të punës, “AEY” është nën investigim nga Departamenti i Mbrojtjes dhe nga Forcat e Imigrimit, rreth cilësisë dhe origjinës së municioneve që ajo furnizonte, si dhe për korrupsion e tregti të jashtëligjshme. Z. Diveroli në një intervistë të shkurtër telefonike, hodhi poshtë zërat për mashtrime: “Unë e di se kompania ime bën çdo gjë shumë mirë”, - tha ai. Ai gjithashtu sugjeroi që aktiviteti i tij të mos bëhej objekt publik. “AEY” është duke punuar nën një projekt të Departamentit të Mbrojtjes. Unë nuk dua të flas për detajet”, - tha ai. Pyetjet në drejtim të tij, ai ia dha një avokati, Hy Shapiro, i cili ktheu këtë përgjigje me e-mail: “Ndërkohë që “AEY” po punon me shumë intensitet për të përmbushur detyrimet që ka sipas kontratës me Ushtrinë Amerikane, drejtuesit nuk kanë kohë për t’u ulur në diskutime për detaje”. Si pjesë e pezullimit të punës në kompaninë “AEY”, as a. Diveroli as kompania e tij nuk mund të marrin më përsipër punë nga shteti federal, derisa të zgjidhen lidhjet e saj me Ushtrinë e SHBA-ve. Por atij mund t’i lejohet të furnizojë municionin që ka në kontratë për Afganistanin, sipas një ligji ndërkombëtar të ushtrisë. Nga ana tjetër, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili la detyrën e tij si ministër pas shpërthimit të depos, nuk pranon korrupsionin në shitjen e armëve.

Një kompani e vogël amerikane ndërton një biznes global

Një djalosh i ri, 25- vjeçar, David M. Packouz, ishte zëvendëspresident në kompaninë “AEY”, dhe është licencuar si masazhit. Në muajin janar, komandot amerikane në Kabul, të shqetësuara nga municionet e pasigurta që sillte për ta “AEY”, kanë kontaktuar “Army’s Rock Island Arsenal”, në Ilinois, dhe kërkuan përfundimin e kontratës me “AEY”. Komandot që shërbenin në “Army Sustainment Command” pasi u takuan me përfaqësues të “AEY” në fund të shkurtit, thanë se kishin kërkuar të ulnin sasinë e municioneve që vinin për në luftë, për shkak të standardit që ato kishin. Por menjëherë pas takimit, “AEY” dërgon një tjetër anije me të paktën 1 milion fishekë në Afganistan. Koloneli David G. Johnson, nga Departamenti i Sigurisë, tha se armatimi ishte jashtë standardit dhe shumë i papërshtatshëm për luftim. “Ne nuk jemi të kënaqur nga mënyra sesi ai municion u soll këtu”, - tha kolonel Johnson. Shumë zyrtarë thanë se problemi mund të ishte shmangur, nëse Ushtria Amerikane do të kishte bërë një kontratë të qartë për kontraktonin.

Dokumentet publikë tregojnë se kontratat e “AEY”-së që prej vitit 2004 kanë qenë të vlefshme më shumë se 1 e treta miliard dollarë. Z. Diveroli vendosi vlerë më të lartë; ai deklaroi se arrin të fitojë më shumë se 200 milionë dollarë në këtë biznes çdo vit. Shumë oficerë të lartë dhe zyrtarë të qeverisë, të cilët duhet të mbeten anonim për shkak të investigimit, kanë bërë të qartë sesi z. Diveroli dhe një grup njerëzish të papjekur, të cilët nuk i kanë arritur as të 20-at dhe pa mbaruar asnjë shërbim ushtarak apo shkollë të ngjashme, futen në një biznes të tillë me përmasa qeveritare. “Shumica prej nesh ngrenë pyetjen: Si kanë arritur të futen në këtë biznes?” - tha një zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Një kompani ambicioze

Kryengritjet e rebelëve afganë alarmuan Pentagonin në vitin 2006, dhe njësia amerikane që trajnon dhe mbështet forcat afgane kërkoi një sasi shumë të madhe municioni tek Komanda e Logjistikës së Ushtrisë. Porosia ishte për 53 tipa të ndryshme municionesh: karabina, pistoleta, fishekë, granata dore, raketa, plumba shotganë, murtaja, tanke e shumë të tjera. Si fillim, forcat afgane kanë përdorur armë të prodhuara në Bashkimin Sovjetik. Kjo do të thoshte se shumica e municionit nga lista e paraqitur duhej të blihej diku jashtë nëpër botë. “AEY” ishte një nga 10 kompanitë që ka dhënë ofertën për t’u futur në këtë biznes në fund të shtatorit 2006, dhe pikërisht në fund të afatit kohor të vendosur nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

Michael Diveroli, i ati i Efraimit, ka themeluar kompaninë në vitin 1999, kur Efraimi ishte vetëm 13 vjeç. Për disa vite, kompania punonte me aktivitet minimal dhe Michael Diveroli ishte i vetmi punonjës i kompanisë “AEY”. Në vitin 2004, në “AEY” u fut në skenë Efraim Diverolin, që në atë kohë vetëm 18 vjeç, si oficer me 1për qind të aksioneve. I riu Diveroli me një eksperiencë të vogël pune në municione, kishte punuar më parë në një kompani në Los Anxhelos, “Botach Tactical”, e cila merrej me furnizimin me armë të ushtrisë, dhe që ishte nën pronësinë e xhaxhait të tij, Bar-Kochba Botach.

Z. Diveroli ndërpreu intervistën kur u pyet për “Botach Tactical”. Ndërkohë, z. Botach, në një intervistë telefonike, tha se të dy, si Michaeli dhe Efraim Diveroli, kishin punuar pak kohë për të, por më vonë, duke parë intensitetin e kontratave qeveritare për furnizimin me armë, me fillimin e luftës, ata themeluan kompaninë e tyre dhe u ndanë më vete. “Ata më lanë dhe morën te kompania e tyre edhe një pjesë të klientëve të mi”, - tha ai. “Ata sigurisht që thanë: Pse duhet të punojmë për “Botach”? Kur mund ta bëjmë vetë këtë punë”. Kur Efraim Diveroli u bë pjesë e “AEY-së”, filloi të bëhej shumë agresiv për të kapur kontratat e qeverisë amerikane. Ai fitoi 126 000 dollarë për furnizimin me municione dhe materiale të Forcave Speciale; të Departamentit të Energjisë, të Agjencisë për Mbrojtjen e Ambientit, për Administratën e Sigurisë dhe Departamentin e Shtetit. Në vitin 2005, kur z. Diveroli u bë president i “AEY”-së, në moshën 19-vjeçare, kompania bënte oferta në të gjitha agjencitë qeveritare për të furnizuar me armë, helmeta, bomba, bateri për makinat “X-ray” për ndihmat amerikane në Pakistan, Bolivi dhe kudo tjetër. Koloneli i moshuar Amanuddin ka survejuar municionin kinez të vjetër 42-vjeçar që furnizonte “AEY” në Afganistan. Kjo kompani ka furnizuar gjithashtu ushtarët amerikanë në Irak, biznes i vlefshëm 5.7 milionë dollarë. Dy zyrtarë amerikanë të përfshirë në kontratën e Bagdadit, thanë se “AEY” krijoi menjëherë një reputacion të keq. “Ata nuk ishin të besueshëm dhe sillnin municion shumë të rrezikshëm”, - tha njëri prej tyre, i cili kërkoi që emri i tij të mbahej anonim, pasi nuk ishte i autorizuar të fliste me reporterët.

Nga ajo kohë, presionet kanë arritur deri tek jeta e Efraim Diverolit. Në nëntor 2005, një grua e re mori një urdhër për mbrojtjen e tij në “Dade Country Circuit Court”. Gruaja në fakt nuk u paraqit në gjyq, dhe lidhjet e saj me Diverolin asnjëherë nuk ecën. Por në letrat e gjyqit, gruaja tha se pasi marrëdhëniet e saj me z. Diveroli u mbyllën, ajo kishte marrë disa mesazhe kërcënuese. Sipas të dhënave, sjellja e tij ndaj kësaj gruaje ishte shumë arrogante. “Herën e parë kur kanë pasur një debat ballë për ballë, ai e ka shtyrë dhe hedhur në dysheme dhe i ka kërkuar të mos ikë”. Herë të tjera, sipas saj, z. Diveroli erdhi në shtëpinë e saj nën efektin e pijes, dhe ka goditur dyer e dritare”. Gruaja ka deklaruar në gjykatë, se sjellja e tij e ka frikësuar dhe se nuk duhej anashkaluar nga policia. Z. Diveroli foli me shumë bindje në gjyqin e sigurisë. “Unë jam presidenti dhe i vetmi punonjës zyrtar i biznesit tim”, - shkroi ai në gjyqin e datës 8 dhjetor 2005. “Biznesi im është i një rëndësie të madhe për vendin, pasi unë jam i licencuar nga Mbrojtja e SHBA-së, për të mbështetur luftën kundër terrorizmit në Irak, dhe po bëj ç’është e mundur për të furnizuar trupat me armatime dhe pajisje luftarake”.

Vështirësitë e z. Diveroli filluan kur “AEY” po përpiqej të fitonte kontratën më të madhe qeveritare të bërë ndonjëherë. Në 26 nëntor 2006, policia e Miami Beach është thirrur në godinën e tij për të zgjidhur një keqkuptim midis tij dhe të dashurës. Sipas raportit të policisë, ai e ka kërcënuar atë “e ka zhveshur dhe i ka kërkuar të dilte jashtë”. Dëshmitarët kanë thënë në polici, se z. Diveroli e ka zvarritur atë më pas nga korridori në apartamentin e tij. Policia e gjeti gruan duke qarë, por ajo para policisë tha se Diveroli nuk e kishte zvarritur, kështu që ai nuk u dënua për këtë. Në datën 21 dhjetor 2006, policia është njoftuar prapë për të shkuar në shtëpinë e tij, pasi z. Diveroli dhe zëvendëspresidenti i AEY-s, David M. Packouz, ishin duke u grindur me rojën e parkingut. Sipas policisë, sherri filloi, pasi roja refuzoi t’i jepte z. Diveroli çelësat e tij dhe a. Diveroli hyri në garazh për t’i marrë ato me forcë. Një dëshmitar tha se z. Diveroli dhe z. Packouz të dy kanë qëlluar mbi rojën. Policia kishte fotografuar burrin, mbi të cilin dukeshin qartë shenja dhune në kurriz dhe në fytyrën e tij. Kur policia kërkoi z. Diveroli, ata panë se patenta e tij ishte me moshë 4 vjet më të madhe, dhe kjo me synimin për të blerë alkool, pasi mosha e tij ishte minoren. Ditëlindja e tij ishte një ditë më parë.

“Mua nuk më duhet më kjo patentë”, - tha ai në polici. “Tani jam 21 vjeç”. Z. Diveroli është akuzuar për prapësira, krime, agresivitet dhe falsifikim dokumentesh. Akuzat e tij e vunë biznesin e tij në rrezik. Z. Diveroli kishte një licencë me SHBA-të, e cila duhej për punën e tij. Me një akuzë për krim, licenca mund të anulohej. (Z. Packouz gjithashtu ishte i mbushur me akuza, por më vonë ato u hodhën poshtë; ai refuzoi të intervistohej për këtë. Për të shmangur ndonjë kundërshti në raportim, z. Diveroli u fut në një qendër rehabilitimi në maj 2007, gjë që e shpëtoi atë nga gjyqi). Një i afërm pagoi z. Diverolin për 1000 dollarë si garanci, pasi kontrata e tij për furnizimin me armë të Afganistanit për konkretizohej. Që të pranohej, sipas ligjit, kompania duhej të ishte një “kontraktor i përgjegjshëm”, dhe për këtë duhej të bëheshin ekzaminimet financiare, të kishte kapacitete transporti, një background të pastër në përputhje me ligjin dhe të ishte kompani serioze. Një javë pasi i afërmi pagoi garancinë, “Banc of America Investment Services” në Miami lëshoi për z. Diveroli një letër ku vërtetohej se kompania e tij kishte para “cash” të mjaftueshme për të blerë municione me sasi të madhe. U tha se “AEY” kishte në llogari 546 966 895 dollarë. “AEY” e fitoi kontratën në janar 2007. Të pyetur pse zgjodhën “AEY”, Komanda e Ushtrisë u përgjigj me shkrim se: “Oferta e “AEY” ishte më e mira për qeverinë”.

Armatimet e bllokut Lindor

Si Ushtria Amerikane (Army), ashtu edhe “AEY” i kanë mbajtur sekret blerjet e municioneve. Ata e kanë quajtur një çështje konfidenciale dhe nuk kanë dhënë asnjë informacion se ku blihej municioni, për çfarë çmimi dhe sasie. Por faktet e dhëna nga një zyrtar hidhnin dyshime mbi performancën e kompanisë, si kompani që merrej me trafikimin e armëve në Evropë. Raporti tregonte se “AEY” merrte armë nga rezervat e armëve në bllokun lindor, përfshirë Shqipërinë, Bullgarinë, Republikën اeke, Hungarinë, Kazakistanin, Malin e Zi, Rumaninë dhe Sllovakinë. Armatimi ripaketohej në mënyrë që të mos dukej si i vjetër. Disa ishin me cilësi më të mirë, por kishte të tjera që ishin jashtë përdorimit. Kontrata që kishte bërë Ushtria Amerikane (Army) me “AEY” nuk kishte përcaktuar qartë dallimin midis llojeve të municioneve. Kur SHBA ose NATO-ja blejnë municione për nevojat e tyre, përcaktojnë qartë edhe standardet që duhet të ketë municioni, përfshirë prodhimin, paketimin, ruajtjen, testimin dhe transportin. Standardet janë të ndara sipas armatimeve, pasi ka municione që prishen. Me kalimin e kohës, armatimet dhe eksplozivët degradojnë dhe pjesa e jashtme merr ngjyrë tjetër. Kushtet e mjedisit: lagështia, ndryshimi i temperaturës, lëkundjet etj., përshpejtojnë ndryshkjen, duke i bërë municionet më pak të sigurta. Rregullat e NATO-s kërkojnë që municioni të testohet vazhdimisht gjatë jetës së tij dhe testi regjistrohet.

Për fishekët e pushkëve, testimi fillon që në moshën 10 -jeçare, sipas Peter Courney-Green, shef i municioneve në Zyrën e NATO-s. Bashkimi Sovjetik, i cili ka përcaktuar municionin që ka blerë “AEY”, ka zhvilluar të njëjtat testime, të cilat janë akoma në përdorim. Por kur Ushtria Amerikane (Army) shkroi kontratën për Afganistanin, nuk mori parasysh as standardet e NATO-s as ato të Rusisë. Në kontratë është shkruar vetëm se municionet duhet të jenë “të fortë dhe rezistentë në të gjitha njësitë pa kualifikim”. Se çfarë do të thotë kjo, nuk mund të përcaktohet. Një zyrat në Komandën Mbështetëse të Ushtrisë (Army) tha se municionet ishin për armë të huaja, dhe e rëndësishme ishte që fishekët të futeshin në armë. “Nuk është kërkuar asnjë testim dhe nuk ka limit vjetërsie”, - tha Michael Hutchison, drejtori i komandos për blerjen. “Përderisa municioni nuk është për inventarin e SHBA-ve, Ushtria (Army) nuk ka pse kërkon standarde cilësie apo paketimi për këtë municion”. Kur blihej ky municion, z. Hutchison tha se, Ushtria Amerikane kufizohej nga standardet që vinte “klienti”, d.m.th njësia e Ushtrisë në Afganistan, dhe sipas tij, “klienti” nuk kishte vënë as kritere vjetërsie, as testime për municionin.

Me këto standarde të paqarta në dorë, “AEY” e kishte rrugën të hapur. Stacioni i parë ishte Shqipëria, një shtet i pakalueshëm gjatë kohëve sovjetike, që tani kërkon t’i bashkohet NATO-s. Në Shqipëri ka sasi të mëdha stoku municionesh, të prodhuara nga Kina në vitin 1960-1970. Cilësia e rezervave të armatimeve ndryshon shumë”, - tha William D. G Hunt, -një oficer britanik tashmë i dalë në pension, i cili ka pasur në ngarkim të gjithë armatimet e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë nga viti 1998 deri në vitin 2002. Sipas tij, të paktën 90 për qind e rezervave në Shqipëri janë më shumë se 40-vjeçare. “Nëse do të kërkohej një raport, unë dyshoj se shumica e municionit do të ishte jashtë standardit”, - tha ai. Kjo firmë e vogël amerikane, e cila u fut në këtë biznes global, nuk kaloi pa probleme për Shqipërinë, kur depoja shpërtheu në afërsi të Tiranës, duke vrarë të paktën 23 persona, plagosur 300 të tjerë dhe duke shkatërruar qindra shtëpi. Para se kontraktorët e Ushtrisë Amerikane filluan të blejnë nga këto depo, municionet shqiptare ishin në listën e asgjësimit nga NATO dhe Perëndimi. Gjatë vitit2007, SHBA ka kontribuar me 2 milionë dollarë për të asgjësuar armët e kalibrit të vogël dhe 2000 tonë municione shqiptare, sipas Departamentit Amerikan të shtetit. Një Program i NATO-s që përfundoi në fund të vitit të kaluar, kishte në plan shkatërrimin e armëve në 16 vende lindore. Ajo ka dhënë 10 milionë dollarë për të shkatërruar 8700 tonë municione të vjetruara. SHBA-të kontribuoi gjithashtu me 500 000 dollarë në këtë program. Midis armëve të shkatërruara ishin 104 milionë fishekë 7.62 milimetra, që janë ekzaktësisht municionet që “AEY” bleu nga Shqipëria. Shqipëria ofroi shitjen e 10 milionë fishekëve të prodhuar para vitit 1950. Pas testeve, një përfaqësues i “AEY” mori 1000 fishekë për t’i asgjësuar. Kjo sipas Ylli Pinarit, drejtor i Agjencisë së Eksportit në kohën e shitjes. Sipas të dhënave, “AEY” bleu më shumë se 100 milionë fishekë me urdhrin e Pentagonit. Municioni sipas listës së paketimit daton në vitin 1960. Kompania kontraktoi gjithashtu një biznesmen lokal me emrin Kosta Trebicka, për të hequr municionin nga arkat e vjetruara prej druri dhe duke i vendosur në kuti metali hermetike- sipas standardit ushtarak të paketimit që mbron municionet nga lagështia dhe plasja, si dhe lehtëson transportin.

Linja çeke

Meqë fishekët në Shqipëri përgatiteshin për t’u transportuar në Afganistan, z. Diveroli nisi të kërkojë armatime nga Republika اeke për të përmbushur një urdhër të Ministrisë së Brendshme të Irakut. Në maj të vitit 2007, sipas dy zyrtarëve amerikanë, qeveria çeke kontaktoi me ambasadën amerikane në Pragë, me një qëllim: “AEY” po blinte 9 milionë fishekë nëpërmjet Petr Bernatik, një shtetas çek që ishte akuzuar nga zyrtarët çekë për trafik të paligjshëm armësh. Akuzat kishin të bënin me ngarkesën e granatave dhe raketave që shkonin drejt Kongos, dhe ngarkesa ilegale armësh drejt Sllovakisë, në kundërshtim me embargon ndërkombëtare. Z. Bernatik i pati mohuar publikisht të dyja akuzat. Por ata qenë tejet të besuara për Uashingtonin, i cili e renditi në vendet kryesore të listës së Kontrollit të Mbrojtjes Tregtare. “AEY” nuk është implikuar kurrë në tregun e zi. “Por qeveria çeke, e cila kishte liri veprimi rreth shitjeve, i kërkoi ambasadës amerikane nëse donte që të përfshinte z. Bernatik në punët e “AEY”-së”, - thonë burimet nga zyrtarët amerikanë, të cilët duan të ngelen anonimë, për shkak se ata nuk janë të autorizuar të flasin rreth përmbajtjeve me karakter diplomatik. Shtetet e Bashkuara nuk u përpoqën të bllokonin transaksionet, sepse tregtia me Irakun ishte në interesat amerikane dhe sepse akuzat ndaj z. Bernatik nuk u provuan kurrë. Në datë 7 maj të vitit 2007, qeveria çeke dha një licencë eksporti. Në një intervistë telefonike, Brenatik tha se “organizoi shtatë fluturime për në Irak në emër të “AEY”-së vitin e fundit. Ne kemi një marrëdhënie normale biznesi”, - u shpreh ai.

Biznesi ndërkombëtar i armëve operonte herë në dritë e herë në hije dhe është i përzier me korrupsion zyrtar. Qeveri janë përpjekur që ta rregullojnë me kalimin e viteve, me sukses të kufizuar. Diveroli po fillonte të jepte urdhra të mëdhenj në ushtri, ai po futen në një botë të hijezuar dhe në një intervistë të shkurtër, ai kishte bindjen se në çështjet me Shqipërinë kishte korrupsion. “Si ecin punët në Ministrinë e Mbrojtjes shqiptare? Kush është i pastër? Kush është i pisët? As që dua t’ia di për këto gjëra”, - thotë ai.

Ndaj Diveroli nuk bëri marrëveshje direkte me zyrtarët shqiptarë. Një kompani ndërmjetëse u regjistrua në Qipro, “Evdin Ltd”, që blinte municionin dhe ia shiste kompanisë së Diverolit. Paketuesi amerikan i përfshirë në këtë marrëveshje, Trebicka, tha se ai dyshonte se qëllimi i “Evdin” ishte të transferonte paratë tek zyrtarët shqiptarë. Shitjet sipas Trebickës ishin mister: Shqipëria shiste municion tek “Evdin” për 22 USD për 1000 fishekë, ndërsa “Evdin” ia shiste “AEY” të Diverolit për shumë më tepër. Diferenca sipas Trebickës ndahej me zyrtaret shqiptare, me Pinarin, qe ishte kreu i agjencisë së eksportit të armëve dhe me ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. “Tani Berisha, Pinari e Mediu i kanë mohuar akuzat. Por Trebicka thotë se pasi ngriti shqetësimin për “Evdin”dhe Ministrinë e Mbrojtjes, kompania u detyrua të përjashtohej nga kontrata. Në 11 qershor 2007, Trebicka dhe Diveroli bëjnë një bisedë telefonike për problemet e biznesit në Shqipëri. Trebicka regjistroi këtë bisedë dhe më vonë ua kaloi hetuesve shqiptarë. Në 11 qershor 2007, Trebicka dhe Diveroli biseduan nëpërmjet telefonit problemet me të bërin biznes në Shqipëri. Trebicka regjistroi bisedën dhe më pas ua dha kasetën hetuesve amerikanë. Biseda tregoi që kompania amerikane ishte e korruptuar në marrëveshjet me Shqipërinë dhe me Henri Thomet, një trafikant zviceran që qëndronte pas “Evdin”. Në regjistrime, të cilat Trebicka i ndau me NYT, Diveroli sugjeronte Henri Tomein si ndërmjetës. “Pinari ka nevojë për një djalë si Henri në mes, që të kujdeset për të dhe djemtë e tij, të cilët nuk janë asnjë pjesë e biznesit tim. Unë s’dua t’ia di për atë biznes. Unë dua të di për biznese të legjitimuara”, - thotë Diveroli. Diveroli rekomandoi që Trebicka të firmoste kontratën, duke i çuar një “nga vajzat e tij” për të bërë seks me Pinarin. Gjithashtu, përveç seksit, i rekomandoi edhe lekë.

“Bëje të lumtur Pinarin, mbase të jep një shans tjetër. Nëse ai merr 20.000 dollarë prej teje....”

Në fund të bisedës, Diveroli ankohet për bizneset me Shqipërinë. “Ka shkuar shumë larg kryeministri me djalin e tij. Unë nuk mund ta luftoj këtë mafie. ثshtë bërë shumë e fuqishme. Kafshët kanë dalë jashtë kontrollit”, - përfundon ai. Në e-mailet e këmbyera, Thomen mohon rolin zyrtar tek “Evdin”. Përfshirja e Thomet në marrëveshjen me Shqipërinë ka qenë vetëm prezantimi i Diverolit tek partnerët dhe zyrtarët potencialë atje. Menaxheri i Përgjithshëm i “Evdin”, Bogdan Choopryna, thotë se akuzat e Diverolit nuk janë të vërteta.

Tani fakti se kush e ka pronësinë e “Evdinit” mbetet publikisht e panjohur.

“Evdin” është regjistruar në 26 shtator 2006, një javë pas fitimit të tenderit të Diverolit për armët në Afganistan, sipas regjistrit zyrtar të Qipros. Kompania thuhet se e ka zyrën në Larnaka, Qipro, dhe drejtor i saj është Pambos Fellas. Por rezultoi se “Evdin” nuk ka zyrë as staf atje. Ndërsa Fellas që ndodhej brenda tha se nuk ishte drejtor i “Evdin”, por një drejtor i emëruar, roli i të cilit ishte vetëm të regjistronte kompaninë. Shenja të tjera të çojnë përsëri në Zvicër. Pinari fillimisht u tha dy gazetarëve se kishte punuar me “Evdin” nëpërmjet Thomet. Por pasi gazetari ia tha këtë Thomet, Pinari e ndryshoi historinë, duke iu referuar Fellasit dhe zyrës së “Evdin” në Qipro. Diveroli gjithashtu tha se kompania qipriote drejtohet nga një individ zviceran. Vete Thomet është akuzuar disa herë për trafik të paligjshëm armësh edhe nga grupi “Amnesty International”. Aktivitetet e tij gjithashtu kanë qenë shqetësuese në Uashington. Tani mbetet nën hetim kompania amerikane e Diverolit dhe autoritetet po merren dhe me finalizimin e kontratës për municionet në Afganistan të nisura nga kompania “AEY”. Ngarkesa e fundit e urdhëruar nga “AYE” është firmosur më 21 mars për 155 milionë dollarë municione.

Artikulli thotë se “Rok Island Arsenal”, autoriteti kontraktues për armët në Afganistan po heton çështjen edhe me investigues që kanë vizituar Shqipërinë dhe Afganistanin.

Materialin e raportuan C. J Chivers nga Nawa, Afganistan, Rusia dhe Ukraina, Eric Shmitt nga Uashington dhe Miami Beach, Nicholas Wood nga Tirana. Në raportim ka kontribuar dhe Alain Delaqueriere dhe Margot Williams nga Nju Jorki, James Glanz nga Bagdadi dhe Stefanos Evripidou nga Qiproja.

Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top