redi-
Anëtar i Respektuar
Me qindra fansa në Los Anxheles të Shteteve të Bashkuara kanë përshëndetur aktorët e tyre të preferuar, kastin e filmit të ri “New Moon” hënë e re, i cili pritet të pushtojë kinematë amerikane. Aktori britanik Robert Patinson, i cili njihet për rolin e vampirit në seritë e Twilight tha se një sukses i tillë i menjëhershëm e kishte bërë të pasigurt. Mijëra fansa kanë mbushur rrugët në afërsi të Universitetit të Kalifornisë -Los Anxheles për të marrë autografe nga aktorët e tyre të preferuar të serialit Twilight, të cilët ishin të pranishëm në premierën e filmit të fundit të serialit “New Moon”.
Në filmin “New Moon” aktorët Robert Pattinson dhe Kristen Stuart rindezin romancën mes vampirit të pavdekshëm dhe vajzës së re. Twilights do të jetë kandidat në “People’s Choice Awards”, ku Pattinson i cili në film rual rolin e vampirit Eduard Kullen është nominzuar si aktori më i mirë. Këtë rradhë Twilight kanë kundërshtarë “Harry Poter”, “Star Trek”, “Transformers” dhe “X Men”. Vitin e kaluar Twilight arriti të arkëtonte 384 milionë dollarë të ardhura.