Neuropsikologjia, ja si vezhgohet truri i kriminelëve

ida angel

:)
V.I.P
Neuropsikologjia, ja si vezhgohet truri i kriminelëve


307067_287908141220614_141388129205950_1317284_1178118109_n.jpg


Shkencëtari gjerman Niels Birbaumer studion trurin e njerëzve me dëmtime të personalitetit. Si neuropsikolog ai kërkon të gjejë lidhjet midis funksioneve të trurit dhe sjelljes dhe jetës së njerëzve. Njerëzve me dëmtime të rënda të personalitetit u mungon çdo formë empatie, mëshire apo ndjenje përgjegjësie. Neuropsikologu Niels Birbaumer, punon aktualisht me kriminelë psikopatë, të cilëve jeta e viktimave nuk i bën përshtypje. Birbaumer i kryen hetimet me ndihmën e një skaneri MRI. Problemi më i madh që ai has gjithnjë është si të bindë kriminelët që të vihen në shërbim të shkencës duke u futur në një skaner dhe duke lejuar shkencëtarë si Niels Birbaumer që studiojnë trurin e tyre.

Shumë kriminelë, me të cilët punon neuropsikologu 65 vjeçar, nuk duan aspak që të ndryshojnë: “Ata vetë nuk e shohin dëmtimin e personalitetit të tyre si defekt, por si virtyt. Ata janë njerëz që janë shumë të guximshëm, impulsivë dhe të pamëshirshëm. Këto të gjitha janë karakteristika që në shoqërinë tonë, kryesisht tek burrat, vlerësohen pozitivisht. Prandaj ata nuk e shohin të nevojshme të ndryshojnë sjelljen.

Birbaumer ka përfshirë në studimin e vet edhe të ish-burgosur që tani jani liruar. Truri i njerëzve me dëmtime të mëdha të përsonalitetit, ndriçohet nga një skaner MRI. Rezultatet tregojnë se zona të trutit që normalisht sinjalizojnë ndjenjën " e frikës", nuk janë aktive tek kriminelët psikopatë. Ky sistem frike është shumë kompleks dhe përmbledh disa rajone të trurit të njeriut. Por, kush nuk ndjen frikë, nuk mund të vlerësojë në nivel emocional pasojat e sjelljes së tij, për të dhe për të tjerët. Mirepo arqet që si të thuash janë përgjegjëse për ndjenjat e frikës, mund të aktivizohen dhe forcohen, mendon Niels Birbaumer. Kjo do të thotë se do të ishte e mundur, që sjellja e një krimineli të rëndë të mund të ndryshonte. Niels Birbaumer është i bindur për këtë.“Këto pjesë truri mund të ndikohen gjithnjë e më shumë nëpërmjet të mësuarit. Truri ynë ka shumë mundësi ndryshimi, është fleksibël, i madh, kështu që nuk mund të flitet për gjera e percaktuara". Metoda e tij quhet neurofeedback. Aktiviteti i trurit të subjektit matet duke ia treguar pastaj më vonë në një ekran. Në këtë ekran shihen rajone të ndryshme të trurit, që kanë ngjyra të ndryshme. Sa më aktiv të jetë një zonë, aq më shumë gjak qarkullon aty, dhe aq më intensivisht ndriçon ngjyra përkatëse në monitor.

Pastaj personi provon vetë si mund të ndryshojë ngjyrën duke ndryshuar mendimet. Kusht kryesor është bashkëpunimi intensiv si dhe gatishmëria serioze. Psikopatët kanë nevojë për më shumë kohë për të mësuar trajnimin e trurit, se sa njerëzit pa dëmtime. Megjithatë pjesa më e madhe e tyre arrijnë pas disa seancave të aktivizojnë qarqet e trurit, që janë përgjegjëse për ndjenjat e frikës. Nuk mund të parashikohet nëse mënyra e Birbaumerit do të futet për trajtimin e kriminelëve psikopatë. Megjithatë, metoda e tij neurofeedback ka çuar në suksese që para shumë vitesh, megjithëse për sëmundje krejt të tjera. Ai ka qenë shkencëtari i parë, që u krijoi mundësi pacientëve të paralizuar, që të komunikojnë me botën e jashtme me ndihmën e një kompjuteri, ose më saktë forcën dhe intensitetin e mendimeve të tyre.

Burimi:

Deutchewelle
 
Titulli: Neuropsikologjia, ja si vezhgohet truri i kriminelëve

Ida tema e ka vendin tek psikologjia
 
Pe: Neuropsikologjia, ja si vezhgohet truri i kriminelëve

Artikull interesant.
Sa jam pro studimit të trurit, nganjëherë jam edhe kundër,
sepse kam frikë se herëdokurdo mund të del dikush
që këto njohuri t'i keqpërdorë për qëllime të ndryshme!
 
Pe: Neuropsikologjia, ja si vezhgohet truri i kriminelëve

Interesante tema ,goxha interesante .Por më mirë të na mësojnë si ti njohim këta njerëz nga shprehia e fytyrës së tyre se sa tu ndryshojmë sjelljen . Janë me vlerë këto zbulime se mbase një ditë do mund të ndërhyjnë dhe të ndryshojnë edhe trurin e njerëzve me dy apo më shumë fytyra . Urime doktorit për punën e nisur edhe sa më mbarë ti shkojë , mbase nuk do kemi njerëz pa ndërgjegje vërdallë kur frutet e punës së tij të ''mblidhen''
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top