Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Nesër Kosova pret mikun e saj, Bill Klinton.

  • Nga Lauri
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Nesër Kosova pret mikun e saj, Bill Klinton
E Shtune, 31 Tetor 2009
Nesër në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, në bulevardin "Bill Klinton", do të bëhet përurimi i shtatores së Bill Klinton, ish-president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në nderim të gjithë kontributit për Kosovën, kjo shtatore do të vendoset në një hapësirë nën foton e ish-presidentit amerikan në bulevardin që mban emrin e tij.
Gjatë ceremonisë së përurimit të saj, do të jetë i pranishëm vetë Bill Klinton, i cili e ka cilësuar këtë si një akt nderimi qoi bëhet figurës së tij.
Autoritetet kosovare lidhur me një fakt të tillë, janë duke organizuar një pritje madhështore për mikun e madh të vendit të tyre.
Mediat kosovare citojnë kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka deklaruar se mikut amerikan do t’i bëhet pritje madhështore.
Thaçi e quajti Klintonin njeri i madh, i cili ka bërë shumë për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës, ndërkohë ai ka ftuar qytetarët që të dielën të jenë në Sheshin “Bill Klinton”. Kryeministri Thaçi, në emër të qeverisë falënderoi të gjitha qeveritë e SHBA-ve për përkrahjen e madhe dhënë popullit kosovar.
Bëhet me dijeni se shtatorja është punuar nga skulptori Izeir Mustafa, peshon 900 kg dhe është e gjatë 3 metra.

n.e/NOA
 

Attachments

  • billi-2.jpg
    billi-2.jpg
    9.7 KB · Shikime: 2
Uuuuu lumsi ju kush do ju vi...

Sot ka 31, na sillni foto... ca u be, si u be, kush e beri... :D
 
Uuuuu lumsi ju kush do ju vi...

Sot ka 31, na sillni foto... ca u be, si u be, kush e beri... :D

Klinton: Gjatë gjithë jetës sime do të mbështes Kosovën
Besim Abazi
Zëri i Amerikës
01-11-2009

Ish presidenti amerikan Bill Klinton u zotua sot të mbështesë Kosovën gjatë tërë jetës së tij, duke bërë thirrje për tejkalimin e dallimeve dhe ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët për të gjithë qytetarët e Kosovës. Presidenti Clinton i bëri këto komente gjatë vizitës së tij disaorëshe në Kosovë ku mori pjesë në përurimin e shtatores së ngritur në sheshin që mban emrin në tij, në Prishtinë.
Shtatorja e derdhur në bronz, vepër e skulptorit Izeir Mustafa, është tre metra e lartë dhe peshon rreth 900 kilogram. Shtatorja e cila është vendosur javë më parë, nuk ishte përuruar, në pritje të vizitës së ish presidentit Clinton, i cili në Kosovë çmohet si njeriu më meritor për lirinë e vendit.
Autoritetet thanë se vizita është me rëndësi historike duke i shprehur mirënjohjen e thellë presidentit Clinton për tërë angazhimin e tij rreth Kosovës dhe rolin e tij të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës, demokracinë, paqen e qëndrueshmërinë në rajon.
Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara Bill Clinton, sot vizitoi për te tretën herë Kosovën gjatë këtyre dhjete viteve të pasluftës. Herën e parë ai qëndroi në Kosovë në nëntor të vitit 1999 ndërsa ishte ende president dhe mbajti një fjalim në Ferizaj, me ç’rast bëri thirrje për tejkalimin e së kaluarës dhe ndërtimin e paqes në vend.
Në korrik të vitit 2003, në vizitën e tij të dytë në Kosovë, presidenti Clinton u nderua me çmimin Doktor nderi i Universitetit të Prishtinës.

YouTube - Kosova nderon Heroin Bill Klinton
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back