Lauri
Anunnak
Nesër Kosova pret mikun e saj, Bill Klinton
E Shtune, 31 Tetor 2009
Nesër në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, në bulevardin "Bill Klinton", do të bëhet përurimi i shtatores së Bill Klinton, ish-president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në nderim të gjithë kontributit për Kosovën, kjo shtatore do të vendoset në një hapësirë nën foton e ish-presidentit amerikan në bulevardin që mban emrin e tij.
Gjatë ceremonisë së përurimit të saj, do të jetë i pranishëm vetë Bill Klinton, i cili e ka cilësuar këtë si një akt nderimi qoi bëhet figurës së tij.
Autoritetet kosovare lidhur me një fakt të tillë, janë duke organizuar një pritje madhështore për mikun e madh të vendit të tyre.
Mediat kosovare citojnë kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka deklaruar se mikut amerikan do t’i bëhet pritje madhështore.
Thaçi e quajti Klintonin njeri i madh, i cili ka bërë shumë për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës, ndërkohë ai ka ftuar qytetarët që të dielën të jenë në Sheshin “Bill Klinton”. Kryeministri Thaçi, në emër të qeverisë falënderoi të gjitha qeveritë e SHBA-ve për përkrahjen e madhe dhënë popullit kosovar.
Bëhet me dijeni se shtatorja është punuar nga skulptori Izeir Mustafa, peshon 900 kg dhe është e gjatë 3 metra.
n.e/NOA