Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Nëse krimineli është injorant, çfarë është injoranca?

Thatësia mund të arrijë deri aty ku nuk arrin uji njëlloj si fshehtësia deri aty ku s’mund të arrijë dituria. اdo gjë që nuk e dimë quhet fshehtësi dhe e tillë do të jetë deri në momentin që dija ta zbulojë. Njeriu është qenie që kërkon siguri për të ardhmen e tij dhe posaçërisht siguri nga krimi i cili mbin dhe zhvillohet po në shoqërinë njerëzore. Mirëpo, që kur ekziston bota, nuk mbahet mend të ketë pasur shoqëri njerëzore pa kriminelë për të cilët edhe librat e shenjtë kanë paraqitur ligje ndëshkuese. E çfarë është krimineli? A duhet të ketë diç më pak apo më shumë se të tjerët që të jetë i tillë? Një gjë dihet: krimineli ka aq mend sa të dijë se po bën krim dhe është i përkryer në lidhjen e asociacioneve të veta mendore që nga fillimi i realizimit të projektit të vet e deri në fshehjen e gjurmëve nga të tjerët. Por, ajo që e dallon nga të tjerët është fakti se ai nuk mund t’i bëjë mirë vetes pa i dëmtuar të tjerët. Po pse kjo përqasje egoiste? Kur dy njerëz shkëmbejnë ide, marrin dhe japin nga njëri-tjetri, prandaj edhe gjendja e tyre është emërtuar marrëdhënie. Aty ku ekziston marrëdhënia, ekziston edhe përfitimi i dyanshëm (pavarësisht llojit të përfitimit). Krimineli nuk konkurron me ide, nuk jep por dëshiron të marrë kështu që vetë akti i dëshirimit përbën praktikisht fillimin e krimit. Krimineli është agresiv ndërkaq agresiviteti është reagimi i atyre që nuk mund të japin por duan gjithsesi të marrin ose më saktësisht, nuk kanë se çfarë të ofrojnë si shkëmbim për atë që u duhet dhe në mungesë të kësaj, duan ta rrëmbejnë dhunshëm, fshehurazi apo haptazi. Krimineli është inferior, prandaj së jashtmi shfaq superioritet në përpjestim me shkallën e inferioritetit që ndjen brenda. Krimineli është edhe guximtar dhe guximi i tij rezulton nga mosdija e tij sepse të kesh guxim për të marrë atë që nuk e paguan dhe të dëmtosh tjetrin për ta kënaqur veten, domethënë të mos kesh dije që të gjitha këto t’i realizosh në një mënyrë tjetër: duke i dhënë tjetrit diçka që ai nuk e ka dhe duke marrë nga ai atë që nuk e ke, dualitet i natyrshëm ky i ekzistencës së dikotomive që plotësojnë njëra-tjetrën. Mjerisht, kriminale nuk janë vetëm veprat e banditëve, por edhe veprat e antibanditëve të cilët duke mos ditur ta pakësojnë krimin, e rrisin atë. Kriminalieti, në kuptimin e rëndomtë të fjalës, është vetëm një segment i krimit që rezulton si produkt i mënyrës së të menduarit të një shoqërie të tërë në djepin e të cilës përkundet krimi. Vjedhja, korrupsioni apo vrasja janë disa nga pasojat që inicohen nga një shkak e ky shkak është sfondi që përbën botëvështrimin e atyre që nuk e duan diturinë por duan të jetojnë nga të diturit. Sa më larg dijes, aq më larg marrdhënies dhe aq më afër krimit. Mbase kjo e shtynte dhe mësuesin e lashtë romak, Senekën të pohojë se me injoratët duhet të shoqërohemi aq sa të mos i lëmë të mendojnë vetëm me kokën e tyre sepse po i braktisëm tërësisht, kushedi se çfarë mund t’u shkrep në mendje. Nga kjo këshillë e e mësuesit të vjetër del edhe një pyetje për nxënësit e rinj: Nëse krimineli është injorant, çfarë është injoranca? Nëse nuk është kriminalitet, atëherë për mua është fshehtësi të cilën ende dituria s’e ka zbuluar e nëse dituria s’e ka zbuluar, unë i ngjaj thatësisë dhe do të mbetem i tillë deri sa të më arrijë uji. Nëse është kështu, shpresoj që uji të më vijë para se të më vrasin kriminelët, të paktën të mos vdes i etur, përndryshe vrasja ime do të prezantohet si qërim hesapesh mes kriminelësh sepse nëse jam injorant, jam edhe … ! A jeni të sigurtë?F.M
 
Titulli: Nëse krimineli është injorant, çfarë është injoranca?

çte jete valle injorantja !!!!!!!!
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back