Nese femija ha me duar behet me i shendetshem

GLOOM

Catch me if you can...
Shiko fotografinë 1424361

Mos u mundoni t’ia jepni gjithmone ushqimet me luge femijes. Lereni te haje me duar dhe do jete me i shendetshem.
Fëmijët mesa duket hane me shëndetshëm nëse përdorin duart e tyre ne vend te lugëve. Ne këtë mënyrë ata nuk janë aq te ekspozuar ndaj mbipeshës. Ky është përfundimi i një studimi te kryer nga specialistet e Universitetit Nottingham ne Britaninë e Madhe.

“Mos i fut duart ne pure, nuk është mire!”. Mbase duhet t’i lini mënjane mënyrat qe keni përdorur dhe ta inkurajoni me tepër fëmijën tuaj te haje me duart e tij. Studiuesit kane pare se fëmijët qe hane ne këtë mënyrë kane tendence te privilegjojnë me tepër produktet e ngurta dhe glucidet e mira, makarona, buke, patate. Ky është një ushqim me më pak sheqerna dhe me i ekuilibruar se puretë tradicionale qe përgatiten për t’u dhënë me luge.

Për te dale ne këto përfundime, kërkuesit kane studiuar 155 fëmije te moshës nga 20 muajsh deri ne 6 vjeç e gjysme për rreth tre vjet me radhe nga 2006-2009-ta. 92 fëmijë janë ushqyer me duar ndërsa 63 te tjerë me luge. Rezultati: nga fëmijët e grupit te pare vetëm një doli obez, kundrejt 8 fëmijëve te grupit te dyte.

“Rezultatet tona tregojnë se fëmijët e ushqyer me duar mësojnë me shpejt te përshtaten me atë qe hane. Ata kane një IMT (indeks te masës trupore) me te ulet dhe një shije me te theksuar për ushqimet e shëndetshme dhe te ekuilibruara.”- thonë kërkuesit. Ne fakt ky studim mund te luaje një rol te rëndësishëm për te luftuar rritjen e obezitetit ne shoqëritë bashkëkohore. (marre nga topSanté)
 
Titulli: Nese femija ha me duar behet me i shendetshem

e kam ndegju edhe nga mami se femiu me mir te haj me doren e vete do i bej me mir .
 
Titulli: Nese femija ha me duar behet me i shendetshem

Jo vetem femijet por edhe te rriturit....
 
Titulli: Nese femija ha me duar behet me i shendetshem

Ne tavolinen e tij, qe 4 muajsh sa fillon e mban koken ngritur vete. Keshtu edhe mund te filloje te kapi vete ushqimin, ta fusi vete ne goje.

Ajo tavolina (high chair) nuk ka te paguar... mua me pelqen shume.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top