Nervi i protestave nuk ka vdekur….!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Nga Ilir اUMANI


like.jpg

Kjo është një foto frymëzuese për çdo shqiptar të ndershëm, për çdo shpirt që është i lirë dhe i dashuron hapësirat e Lirisë….

ثshtë një foto fantastike shumë kuptimplotë për të gjithë skeptikët, servilët dhe cinikët, robëruesit e pushtetit dhe militantët e verbër partiakë, që mendojnë se protesta e studentëve do të shuhej dhe do të shpërbëhej!

Në fakt, nervi i protestës nuk ka vdekur dhe nuk do të vdes kurrë, asnjëherë… Përkundrazi!

Rinia jonë, e bukura, e mençura, e guximshmja, largëpamësja, novatorja e ditëve të reja dhe e kohëve moderne, e pastra dhe e dëlira si vetë ajo, janë edhe këta studentë të mrekullueshëm, të cilët, janë pararoja e ndërgjegjes dhe e vetëdijes tonë kombëtare.

Rinia studentore, në emër të vuajtjeve e dhimbjeve proverbiale të prindërve të tyre, të një populli të nëpërkëmbur, i abuzuar dhe i shpërdoruar prej të gjitha keqqeverisjeve të ç’farëdolloj ngjyre, sot, i ka “braktisur” leksionet në auditore në emër të një misioni edhe më të madh e fisnik: për ti dhënë një leksion të vërtetë qytetarie të gjithë shqiptarëve që e duan me mëndje dhe me zemër këtë vend.


Për një Shqipëri që të bëhet e jetueshme për të gjithë, dhe jo një parajsë fiskale në një xhungël e tokë e djegur nga krimi dhe korrupsioni vetëm për një kastë sundimtarësh e oligarkësh të pashpirt, të babëzitur e pa integritet, të cilët për afro 3 dekada e mbajnë peng këtë vend që natyra aq bujarisht i ka dhuruar gjithçka, që nga klima e butë dhe me shumë diell, deri tek pasuritë e tokës dhe nëntokës, tek resurset e pafundme ujore e nënujore, lumenj, liqene e dete, e gjithçka që Zoti ka Bekuar për një vend si ky i yni.

Sot, jo vetëm studentët, por të gjithë ata që e ndjejnë veten se janë shqiptarë e patriotë të vërtetë duhet të bashkohen pa asnjë kompromis kundër të keqes, dhe të brohorasin të vendosur e me shpirt, përtej rreshtave, mikrofonave dhe foltoreve partiake me thirrjen: #SotJamStudent! #SotJamShqiptar!

(gazeta-Shqip.com)
 
Cdo gje ka merdhif ne Shqiperine tone....po aq sa edhe studenten i keqperdoren!
 
Studente idiote , epo te mbahesh per student e te jesh kaq budalla... hello Injorance , e ardhmja .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top