Nervat, si mund t’i kontrollojmë

MasteR

I'm offline
nervous-300x199.jpg


Sot, më shumë se kurrë, ky fenomen ka përfunduar në syrin e psikologëve që po mundohen t’i japin zgjidhje, sepse të kuptosh nëse zemërimi i bën mirë apo keq shëndetit, mbetet një pyetje e rrethuar nga shumë të panjohura
Ju ndodh shpesh t’u bërtisni kolegëve të punës, t’i qëlloni apo të godisni ekranin e kompjuterit me telefon? Nëse po, atëherë ju vuani nga moskontrollimi i nervave, si pasojë e zemërimit.
ثshtë një nga veset më të mëdha. Sot, më shumë se kurrë, ky fenomen ka përfunduar në syrin e psikologëve që po mundohen t’i japin zgjidhje, sepse të kuptosh nëse zemërimi i bën mirë apo keq shëndetit, mbetet një pyetje e rrethuar nga shumë të panjohura. Një studim amerikan i vitit 2006, i publikuar nga Ronald Kessler në “Archives of General Psychiatry”, ka arritur në përfundimin se një amerikan në 20 të tillë, sidomos meshkuj, vuan nga “shqetësimi i shpërthimeve të nervave”. Në këtë rast, zemërimi nuk është më një emocion, por një problem. Kessler ka llogaritur se një individ me këtë shqetësim është protagonist i 43 shpërthimeve të pakontrolluara në jetë dhe shkakton dëme materiale për shifrën e 1359 dollarëve. Pikërisht për përhapjen e këtij fenomeni, sipas asaj që shkruan “Wall Street Journal” në SHBA, po përhapen gjithmonë e më shumë kurset për “administrimin e zemërimit”. Këto lloj kursesh këshillohen si nga gjykatat, si alternativë e burgut, ashtu edhe nga kompanitë e mëdha për të ulur numrin e zënkave në zyrë. Por edhe dobia e tyre është e mbuluar me dyshim. Dy studentët vrasës të “Columbine High School”, Eric Harris dhe Dylan Klebold, kishin frekuentuar një kurs që përfshinte programin për administrimin e zemërimit para masakrës së vitit 1999, ku vdiqën 15 vetë dhe u plagosën 24 të tjerë. Edhe Amy Bishop-it, pedagoges së nderuar të katedrës së biologjisë, që para një muaji vrau tre kolegë të saj dhe plagosi tre të tjerë, një kurs i tillë i ishte këshilluar në vitin 2002, por nuk dihet ende nëse ajo e frekuentoi apo jo. Në SHBA ky lloj shqetësimi ka hyrë në librin e sëmundjeve psikiatrike që prej vitit 1980. Por sigurisht që bëhet fjalë për një formë ekstreme shpërthimi nervash, shumë larg nga shpërthimet e zakonshme, ku përfshihen ulërimat, thyerja e telefonave, apo goditjet ndaj atyre që keni në krah. Për këto të fundit është i famshëm edhe Kryeministri Gordon Brown, që akuzohet se dhunon vartësit e tij si verbalisht, ashtu edhe fizikisht, në momentet kur nuk kontrollon dot nervat. Këto lloj krizash shpesh janë përgjegjëse për cilësinë e dobët të gjumit, çekuilibrin hormonal apo në rastet më serioze edhe depresionin. Testi të cilit i janë nënshtruar personat inatçorë, vazhdon “Wall Street Journal”, tregon për aktivizimin e një zone të thellë të trurit që funksionon si central i emocioneve dhe një funksion të pamjaftueshëm të kores ballore, përgjegjëse për vetëkontrollin. Ndërkaq, sipas kardiologëve që e kanë studiuar mirë këtë fenomen, personat që kanë shpërthim të herëpashershëm nervash të pakontrolluara duhen mbajtur nën vëzhgim, pasi presioni i gjakut në këto momente rritet aq shumë, sa ata mund të rrezikojnë ndonjë infarkt me pasoja të pariparueshme. Por kjo këshillë vlen sidomos për moshat e mëdha, mbi të 50-at. Megjithatë, edhe pse zemërimi futet në librin e sëmundjeve psikiatrike, sipas studimeve të tjera është zbuluar se ai ndonjëherë bën mirë për të shpërthyer gjithë stresin që kemi akumuluar. Në fund të fundit, zemërimi është një emocion dhe ta fshehësh nuk do i bënte mirë as trupit dhe as mendjes. “Shpesh, pas shpërthimeve të dhunshme dhe zënkave qëndron vetëm ankthi i të qenët ‘të padukshëm’. Tashmë zemërimi është bërë një sëmundje sociale. Ai lind nga zilia për modelet e treguara në media, që paraqesin persona që duken të lumtur, sepse janë të fuqishëm, si për shembull, kasta politike, të famshmit apo të pasurit. Me pak fjalë, zilia që shndërrohet në urrejtje dhe zemërim, nëse suksesi nuk përputhet me meritën apo është fryt i një privilegji”, tregon një psikiatër në Universitetin e اikagos. Por për ta zbuluar nëse është vërtet i rrezikshëm, sipas mjekëve, na duhet ta saktësojmë vetë. Ndërkaq, ata nuk duhet të heqin dorë nga këshilla e vjetër që asnjë studim nuk e ka hedhur poshtë: të numërosh deri në pesë, pastaj të veprosh.
Kurset
Janë goxha të shtrenjtë, shkojnë deri në 300 dollarë dhe në to përfshihet një orë terapi private, seminare njëditore, takime të përjavshme apo kurse online. Megjithatë, është ende e paqartë nëse kurset do të funksionojnë 100 për qind, pasi shumë studime kanë analizuar efikasitetin e tyre. Po ashtu, “trajnerët” që merren me administrimin e zemërimit dhe shpërthimit të nervave, nuk kanë diplomë për këtë punë, rrjedhimisht çdokush mund të hapë një biznes. Pjesë e problemit është edhe çështja se profesionistët kanë frikën se, duke qenë se zemërimi bën pjesë te sëmundjet mendore, njerëzit që mund të kenë nevojë për një psikiatër dhe ndihmë të specializuar mund të ngatërrohen duke u regjistruar në këto kurse afatshkurta. Në fund, rezultati do të jetë më i keq se në fillim. Zakonisht, psikiatrit rekomandojnë një vizitë psikiatrike për njerëzit që kanë probleme me shpërthimin e nervave, sepse ai gjithmonë shoqërohet me depresionin, ankthin apo çrregullimet bipolare. Psikologët mendojnë se psikoterapia është më efektivja për problemet me zemërimin. “Kjo lloj simptome shoqërohet gjithmonë me mërzi dhe turp. Njerëzit e zemëruar duan të flasin, jepuani mundësinë”, thotë Raymond Novaco, një psikolog i Universitetit të اikagos, që e studion këtë fenomen që prej vitit 1970.gazetajone
 
Titulli: Nervat, si mund t’i kontrollojmë

Une ju keshilloj te numeroni deri ne dhjete kur i kini nervat ne qiell dhe ne fund therrisni...Kineziiiii... e ju bien nervat menjehere...provojeni se do ngeleni te kenaqur!
 
Re: Nervat, si mund t’i kontrollojmë

Haha se dija kete me Kineziiii ( flm Z. Milva).

Varet dhe nga sasia nervave qe ke...nqs jane ne sasi,....numeroni nga 100 ==>> 1...
Nqs jeni nevrirkosur pak eshte e bollshme 10 => 1....

Menyre tjeter eshte te merni fryme te gjate, te buzeqeshni dhe te vazhdoni rrugen...mos i hyni debateve kur jeni me nerva...
 
Pe: Nervat, si mund t’i kontrollojmë

Jam shume dakord me zzinnen,ne me te shumtet e rasteve po them per vete ka funksionuar,nervat shpesh te prishin pune dhe ne me te shumtet e rasteve qe jane edhe fatale,nese merr fryme thelle mund te clirohesh,zemra pompon me ngadale,pra qetesohet nga gjendja e stresit dhe cdo gje kthehet ne normalitet,impulsiviteti i nervave ulet dhe ti me ne fund je thjesht i
QETE.Cdo gje pastaj merre me shtruar!
 
Pe: Nervat, si mund t’i kontrollojmë

Mendoj qe ankthi ka te beje me qetesimin e zemres por nervat baaaaah zdi cte them une si kontrolloj dot :S
 
Pe: Nervat, si mund t’i kontrollojmë

Beri murit me kok bam bam balm ja u be kontrolli nervave LOL LOL LOL
 
Re: Nervat, si mund t’i kontrollojmë

mos u marto ose mos u lidh kurre LOL LOL LOL LOL
 
Pe: Nervat, si mund t’i kontrollojmë

Faktikisht nuk eshte se nevrikosem dhe aq lehte,por kur vjen puna tek kontrolli i tyre,eshte pak e veshtire te permbahen...Sado qe i thua vetes mos te shperthesh,por ne momentet nervozizmi njeriut i ''erresohet'' pak mendja,logjika nuk punon...
 
Pe: Nervat, si mund t’i kontrollojmë

hem... un kshu jam rob i qet... shof punen time

por nese dikush me ngacmon keq un nuk kontrolloj as nervat as doren....
i vetmi qetesues per mua eshte nje xhest i sinqert nje puthje/nje perqafim/nje fjale e mire.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top