Ish-truproja e Britney Spears, Fernando Flores, planifikon të publikojë një libër, në të cilin do të tregojë të gjitha të fshehtat mbi jetën seksuale të këngëtares.
Sipas The Sun, 31-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje milionëshe me një botues, ndërsa libri, ku veç tjerash flitet për prirjen lesbike të Britneyt dhe seksin grupor të saj, pritet të dalë në kohën kur këngëtarja të martohet.
“Në bazë të asaj që më ka thënë ajo, gjërat kanë ditur të dalin nga kontrolli. Kam dëgjuar biseda rreth seksit grupor dhe orgjive, si dhe gjërave për të cilat të çohen flokët në kokë”, ka thënë Flores, një ish-polic.
Sipas tij, Britney gjithmonë ka mbajtur pranë vetes valltarë të rinj dhe atraktivë me të cilët ka pirë, është droguar dhe kanë luajtur ‘lojëra të nxehta’. /Telegrafi/