Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Neonazisti grek i “Chrisi Avgji” përdhunon të miturën shqiptare

Një minorene shqiptare e cila është emigrante së bashku me prindërit e saj në Greqi, është përdhunuar nga një 45 vjecar grek që rezulton të jetë edhe anëtar i Partisë neonaziste ‘Chrisi Avgji’.Lajmi është bërë publik nga mediat greke të cilat sqarojnë se e mitura jeton në një prej zonave të Athinës Verilindore dhe e ka njohur 45 vjercarin që me profesion është nënpunë civil, përpara disa muajsh kur kompania shtetërore ku ai punonte, kryente disa punime në shkollën e zonës ku mësonte vajza.
Sipas mediave greke ai është i martuar me tre fëmijë dhe fillimisht e ka joshur adoleshenten shqiptare me premtime dhe oferta për punë. Ndërsa një ditë ai e ka cuar vajzën në një zonë të pabanuar dhe e ka përdhunuar duke e lënë njëkohësisht shtatzënë. 45-vjeçari është arrestuar nga policia greke por është shprehur se gjithcka e ka bërë me dëshirën e vajzës. Ndërkohë që ai është lënë i lirë me kusht duke paguar një garanci prej 30.000 eurosh, ai ka nisur se bashku me anëtarët e partisë së tij, presionet për të tërhequr denoncimin për përdhunim. Per mediat, prindërit e vajzës kanë pohuar se janë vazhdimisht nën kërcënime nga të rinj neonazistë të cilët edhe në zgjedhjet e 17 qershorit kanë ruajtur përqindjet e votave të marra, duke qernë aktualisht forca e pestë në vendperdhunon.jpg
/zerisot/
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Neonazisti grek i “Chrisi Avgji” përdhunon të miturën shqiptare

Sa te peshtire qe jane.......
E kot qe meren me denoncime kur ai ka gjithe pushtetin per te shtrembruar te verteten, gjithsesi ekspertizat mjeko-ligjore e kane ne dore per te percaktuar nese ka qen perdhunim apo nje raport seksual normal.
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top