Nëntë grupe ishujsh të Paqësorit Jugor

eGo0sTyle

System Engineer
vanatu-island-300x200.jpg


Vanatu

Numri i ishujve: 4 ISHUJ KRYESORث DHE 80 ISHUJ Mث Tث VEGJثL

Sipërfaqja: 12.189 km2

Popullsia 219. 000

Vanuatu është një varg ishujsh malorë, vullkanikë. Të mbuluar me pyje tropikale të harlisura. Në Vanuatu ekzistojnë nëntë vullkanë active, ku përfshihet dhe Mali Jasur, në ishullin e Tanës. Klima subtropikale e Vanuatut është ideale për të rritur kakao, kafe, banana dhe arra kokosi.

Samoa-300x225.jpg


Samoa

Numri i ishujve:

2 ishuj kryesorë dhe disa të pabanuar

Sipërfaqja: 2,831 km 2

Popullsia: 220. 000

Kufiri Ndërkombëtar i Datës, kufiri imagjinar që shënon se ku fillon një ditë dhe ku mbaron tjetra, ndodhet pak më në perëndim të Samoas, që do të thotë se aty është vendi më skajor i Tokës ku mund të shihet perëndimi I diellit. Ishujt pak më në lindje janë një ditë para Samoas.

fixhi-300x225.jpg


Fixhi

Numri i ishujve:

Rreth 330

110 të banuar

Sip: 18,274 km2

Popullsia: 945.000

Fixhi është një vend i mrekullueshëm me pyje tropikale dhe plazhe me rërë të bardhë, i rrethuar nga shkëmbinj koralorë. 87% e popullsisë jeton në dy ishujt kryesorë të Fixhit, Viti levu dhe Vanua Levu



moai_statues_rano_raraku_easter_island_chile-300x225.jpg


Ishulli i Pashkëve

Numri I ishujve: 1

Sip: 164 km2

Popullsia: 4780

Ky ishull i izoluar është i famshëm për 887 statujat e tij gjigande, moai, të cilat përfaqësojnë stërgjyshërit e lashtë. Për të transportuar këto statuja u prenë pothuajse të gjithë drurët e ishullit.



tahiti1-300x197.jpg


Tahiti

Numri I ishujve: 1

Sip: 1045 km2

Popullsia 180. 000

Tahiti është ishulli kryesor i Polinezisë Franceze, ndonëse gjatësia e tij më e madhe është vetëm 45 km. lagunat e tij të shumta gëlojnë nga lloje të ndryshme krijesash, si manta rais, barracuda, kastravecat e detit, peshkaqenët dhe delfinët.


solomon-1-300x224.jpg


Ishujt Solomon

Numri i ishujve: 992; 347 të banuar

Popullsia: 596.000

Ishujt Solomon janë të mrekullueshëm për zhytje dhe gjeti nënujore. Shkëmbinjtë koralorë dhe anijet e mbytura që nga koha e Luftës së Dytë Botërore përzihen me peshqit shumëngjyrësh tropikalë.



tonga-300x216.jpg


Tonga

Numri i ishujve: 169; 36 të pabanuar

Sip: 747 km2

Popullsia: 121. 000

Kur zbarkoi në Tonga, në vitin 1773, eksploratori britanik, Kapiteni Kuk, tha se ky vend duhej të quhej “Ishujt Miqësorë”, sepse banorët e tij ishin shumë mikpritës


tuvalu-300x180.jpg


Tuvalu

Numri i ishujve: 9

Sip. 26 km2

Popullsia 12. 370

Tuvalu është vendi i katërt më i vogël në botë. Ishulli i Funafutit është një rrip toke i gjatë e i ulët dhe e ardhmja e komunitetit të tij është e kërcënuar seriozisht nga ngritja e nivelit të detit.



kaledonia-e-re-300x199.jpg


Kaledonia e Re

Numri i ishujve: 1 ishull kryesor dhe disa të tjerë koralorë.

Sip: 18. 575 km

Popullsia 227. 400

Pothuajse gjysma e popullsisë së Kaledonisë së Re përbëhet nga një popull I njohur si Kanakë. Kanakët kanë kulturë dhe identitet të fortë, të bazuar në fise. اdo fis ka “ kasollen e tij të madhe”, ku pjestarët mblidhen për takime të rëndësishme.



kuk-Islands_TeMaevaNui2-300x220.jpg


Ishujt Kuk

Numri i ishujve: 15

Sip: 236 km2

Popullsia 11.870

Këta ishuj janë të shpërndarë në një sipërfaqe të madhe, duke u shtrirë 1433 km nga veriu në jug. Pjesa më e madhe e ishullorëve kanë prejardhje maore dhe jetojnë në Rarotonga, ishulli më i madh.


Shekulli.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top