Nënshkruhet kontrata për modernizimin e trafikut ajror

WxP

Staf në FV.AL
Nënshkruhet kontrata për modernizimin e Shërbimit të Trafikut Ajror mes Republikës së Shqipërisë, Drejtorisë së Aviacionit Civil dhe kompanisë "Lockhed Martin". Kjo kontratë rrit vlerën e kontratës ekzistuese me 6 milionë USD, duke e çuar totalin e saj në rreth 56 milionë USD. Kjo vlerë shtesë do të shërbejë për përfundimin e Fazës 3 të projektit të Modernizimit të Hapësirës Ajrore Shqiptare, e cila ka filluar në korrik 2005. Sistemi i implementuar do të ndihmojë Shqipërinë që të përmbushë standardet e misioneve të ndryshme, të cilat do të vlerësoheshin kritike për sovranitetin kombëtar të Shqipërisë, prioritetet dhe ekonominë kombëtare, sidomos në momentet e anëtarësimit të plotë në NATO, si dhe rrugën e sigurt drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ky model partneriteti mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të rrisë kapacitetet e hapësirës ajrore shqiptare si dhe do të bëjë të mundur që operatorët ajrorë të ulin në mënyrë të ndjeshme koston e operimit, duke fluturuar në destinacione direkte ndërmjet Evropës Juglindore, Perëndimore dhe Lindjes së Mesme.



Top-Channel
 
Titulli: Nënshkruhet kontrata për modernizimin e trafikut ajror

Shume lajm i mire
 
Titulli: Nënshkruhet kontrata për modernizimin e trafikut ajror

Shpresoj qe te realizohet sa me pare, vertete per tu pershendetur nje lajm i tille.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top