Nënë Tereza - e vetmja grua që hipi në makinën e Papës

fshatari

Anetar
Paul-II-Holds-His-Arm-Around-Mother-Teresa-Posters.jpgNënë Tereza e Kalkutës, e lumturuar nga Papa Gjon Pali i II, ka qenë ndoshta e vetmja grua që ka hipur në makinën e Papës, e shoqëruar nga Ai.
Këtë ditë ajo e cilësonte si më të lumturën në jetën e saj dhe është një nga momentet e shumta që tregonin se Papa kishte një vlerësim të veçantë për murgeshën trupvogël. Më 3 shkurt 1986, makina e Papës, një automjet i mbuluar i tëri me xham, ku zakonisht hipën vetëm Papa, sekretari i tij dhe një peshkop vendas, mbërriti jashtë shtëpisë për të sëmurët e destinuar të vdisnin. Duke lënë mënjanë protokollin, ajo hipi në makinë dhe eci disa metra brenda saj, përqafoi Papën si një mik të vjetër dhe ai i puthi kokën. Ajo çfarë ndodhi më vonë në atë ditë me lagështirë në Kalkutë, mbeti e paharruar për ata të dy dhe ishte e rëndësishme në vendimin e Papës, për të anashkaluar rregullat shekullore për të çuar Nënë Terezën drejt shenjtërimit më përpara se paraardhësit e saj. "E kam pritur për një kohë të gjatë këtë", i tha ajo Papës ndërsa ndihmonte murgeshat e tjera për të ushqyer të sëmurët në prag të vdekjes.

Për një moment Papa e pyet Nënë Terezën "A vdiq"?, duke treguar një të sëmurë të shtrirë mbi një batanije të hollë. Përpara se të largohej ai pa një tabelë të zezë ku ishte shkruar me shkumës numri i të sëmurëve që kishin hyrë, ishin larguar apo vdekur në shtëpi atë ditë dhe lexoi. "3 shkurt 1986. Hynë tre. Larguar - Asnjë. Vdekur - katër. Këtë ne e bëjmë për Jezusin". Disa minuta më pas Papa e quajti Nënë Terezën, shenjtore, ndërsa ishte ende gjallë. "Shenjtorët dhe njerëzit e vërtetë të fesë janë drejtuar gjithnjë nga një dhembshuri e fortë ndaj të varfërve dhe të sëmurëve", u shpreh ai. Papa kishte të njëjtat pikëpamje me ato të Nënë Terezës për sa i përket çështjeve të Kishës, veçanërisht për abortin.
 
Interesante...duhet te jemi krenar me Nenen Tereza.


PSE ? vetem qe ka hyp n'makin t'PAPES a ?



ajo ka hyp n'airoplan e su bo nami .
 


PSE ? vetem qe ka hyp n'makin t'PAPES a ?



ajo ka hyp n'airoplan e su bo nami .

Kjo mbart ne vetevete dicka me te rendesishme sesa siperfaqesorja qe ju po kuptoni.

Vatikani nihet per dogmat e tij per te ndaluar sa me shume mardheniet e klerikeve me murgeshat. Makina e papes eshte personale e tij me nivel te larte sigurie qe eshte perdorur vetem nga ai. Dhe ne te nuk ka hipur askush tjeter pervec tij, duke perjashtuar ketu te siperpermendurit si kardinalin dhe shoferin, lere pastaj nje femer.

Gjera te tilla behen tabu kur ju kalon nje kohe e gjate pa u ndryshuar.

Nga ana tjeter besoj se papa duke njohur madheshtine e nene terezes e ka bere kete, ndersa ai e quante ate shejnte ndersa ishte gjalle.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top