Nënat me shumë fëmijë, kushtet për të përfituar pension

braziljania

Anëtar i Nderuar
Jonida Tashi

Nënat me shumë fëmijë, që kanë lindur gjashtë ose më shumë fëmijë, të cilët janë rritur që të gjashtë më tepër se tetë vjeç, marrin pensionin e pleqërisë kur kanë plotësuar moshën 50 vjeçe dhe kanë 30 vite pune të siguruara. Kjo vjetërsi pune duhet siguruar sipas viteve: viti 2001, 24 vite pune të siguruara; viti 2002, 26 vite pune; viti 2003, 28 vite pune; viti 2004 e në vazhdim 30 vite pune. Sipas specialistëve të pensioneve, kur të gjitha vitet e punës të siguruara janë në punë shteti, të interesuarat përfitojnë pension shteti. Ndërsa në rastet kur si vjetërsi pune kërkohet të njihet edhe ajo që një nënë ka kryer si ish-anëtare e kooperativës bujqësore, caktohet pension i kooperativës bujqësore. Vite pune të siguruara për pension shteti quhen edhe ato për të cilat janë paguar kontribute të sigurimeve shoqërore si bujkeshë apo fermere kur kanë marrë tokë sipas ligjit nr.7501, i viti 1991, e cila konsiderohet punë shteti, apo janë të siguruara vullnetarisht sipas nenit 3 të ligjit të sigurimeve shoqërore.
Llogaritja
Në numrin e fëmijëve të lindur përfshihen edhe fëmijët e lindur me kurorë të dytë apo të tretë etj. Si vite pune edhe në këtë rast përfshihet periudha e vazhdimit të shkollës së lartë ditën, sipas nenit 91 të ligjit të sigurimeve shoqërore në fletoren zyrtare thuhet: “Periudha e kryerjes së studimeve në shkollën e lartë, me shkëputje nga puna për femrën, pavarësisht nga vendi se ku janë kryer studimet por jo më shumë se 6 vjet, njihet si periudhë sigurimi vetëm për efekt të pensionit të pleqërisë. Një vit shkollor në shkollën e lartë quhet një vit pune, e cila vërtetohet me kopjen e diplomës së noterizuar”. Shuma e pensionit edhe për nënat me shumë fëmijë, sipas nenit 32 të Ligjit të Sigurimeve Shoqërore, llogaritet me 75 për qind të pagës mesatare neto mujore të tre vjetëve me radhë në 10 vitet e fundit të punës. Para llogaritjes së pensionit pagat e çdo viti shumëzohen me koeficientet përkatës që caktohen me vendime të veçanta nga Këshilli i Ministrave.
Vitet e punës
Për dokumentimin dhe kriteret e llogaritjes së vjetërsisë në punë për anëtarët e kooperativave bujqësore, Vendimi i Këshillit të Ministrave ka përcaktuar disa kritere.
Në vjetërsinë për punë për efekt të sigurimeve shoqërore dhe pensioni në kooperativë bujqësore njihen ditët e punës të kryera efektivisht në të, për të cilat është shpërblyer anëtari ose çdo person tjetër që nuk është anëtar, por që punon në kooperativë dhe nxirret në bazë të dokumenteve që ka kooperativa. Në vjetërsinë në punë njihet edhe koha e kryerjes së shërbimit ushtarak, ose në detyra të tjera shtetërore ose shoqërore, kur sipas dispozitave në fuqi anëtari merr shpërblim. Përveç këtyre, në vjetërsi pune njihet edhe puna e kryer si bari për ruajtjen e bagëtive të tufëzuara të anëtarëve, kur ky është caktuar nga këshilli popullor i fshatit ose kryesia e kooperativës bujqësore. Vit vjetërsie në punë për efekt sigurimi dhe pensioni, duke filluar që nga 1 janari 1972, quhet kur anëtari i kooperativës bujqësore ose i kooperativës së tipit të lartë ka plotësuar gjatë vitit kalendarik jo më pak se 280 ditë-punë ose ditë-normë burri dhe 230 ditë-punë ose ditë-normë gruaja. Kepi ka shpjeguar se për periudhën para 1 janarit 1972, vit vjetërsie në punë quhet, kur anëtari ka plotësuar jo më pak se mesatarja e ditëpunëve të realizuara nga secila kooperativë bujqësore në çdo vit kalendarik nga krahët e afta për punë, veç për femrat dhe veç për meshkujt.
Ditët
Ditët e punës që anëtari realizon më tepër se numri i caktuar i ditëpunëve që nevojiten (pra më shumë se 230 apo 280 ditë-pune) nuk e shtojnë vjetërsinë në punë. Ndërsa kur anëtari ka realizuar më pak se ditë-punët e nevojshme për të përfituar pension, llogaritja e vjetërisë bëhet në përpjesëtim me ditët e punës të kryera efektivisht.
Viti i parë i krijimit të kooperativës bujqësore njihet si vit i plotë i vjetërsisë në punë, kur anëtari ka filluar punën në kooperativë këtë vit, pavarësisht nga ditët e punës që ai ka realizuar efektivisht. Periudhat e sigurimit të detyrueshëm si bujk privat mbas shpërbërjes së ish-kooperativave bujqësore dhe sigurimi vullnetar, duke filluar nga 1 tetori i vitit 1993 sipas nenit 3 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore”, quhen kohë pune me shtetin dhe mund të bëhet deri në ditën e plotësimit të moshës për pension pleqërie.
Dokumentimi
Dokumentet që provojnë vjetërsinë në punë për efekt sigurimi dhe pensioni janë, libri i ditëve të punës dhe i llogarisë për me anëtarët, listë-pagesa progresive, si dhe çdo dokument tjetër zyrtar që vërteton vjetërsinë në punë dhe, në mungesë të këtyre dokumenteve, nevojiten procesverbalet e mbajtura nga ish-komisionet e vërtetimit të vjetërsisë në punë. Kur dokumentet që provojnë vjetërsinë në punë mungojnë, kanë humbur ose janë zhdukur dhe në asnjë mënyrë nuk mund të gjenden, ditët e punës të kryera provohen me vendim të gjykatës së rrethit ku ndodhej kooperativa bujqësore, në të cilën është kryer puna. Këto dokumente ruhen pranë komunave, arkivave të shtetit ose pranë organeve të sigurimeve shoqërore.


Puna në kooperativë


Koha e kaluar në punë në kooperativë bujqësore i’u njihet e vlefshme për sigurime, ndihma dhe pensione bazuar në ligjin për sigurimet shoqërore shtetërore disa kategorive. Sigurimet dhe pensionet në rastet e mëposhtme llogariten dhe caktohen sipas kritereve të përcaktuara në dispozitat e ligjit për sigurimet shoqërore.
Kuadrove që janë dërguar me punë në kooperativat bujqësore me vendim të organeve kompetente me detyrë: kryetar, nënkryetar, llogaritar, ekonomist, gjeometër, agronom dhe ndihmës agronom, veteriner dhe ndihmësveteriner, zooteknik dhe ndihmës zooteknik, përgjegjës i vatrës së kulturës, edukator kopshti të përhershme të fëmijëve, mjek, ndihmësmjek, mami, dentist dhe ndihmës dentist, farmacist, infermier.
Kuadrove, specialistëve dhe punonjësve që nga sektori i administratës, me dëshirën e tyre në vitin 1966 shkuan për të punuar në kooperativat bujqësore.
Punëtorëve dhe nëpunësve që kanë shkuar vullnetarisht për të punuar përkohësisht në kooperativë bujqësore në bazë të iniciativës për një kohë prej 1 deri në 3 vjet.
Kuadrot që janë dërguar me punë në kooperativë bujqësore me shpërblim plotësues nga shteti, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.122 i 13 korrikut 1971.

Gazeta Albania - GAZETA SHQIPTARE ALBANIA - Gazeta shqiptare online
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top