Nelo Drizari

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Zenel (Nelo Drizari) Hysen Sulaj (1902-1978) ( Eshte ndoshta intelektuali me i madh i Mallakastres dhe nje nga me te shquarit e shqiperise ,qe eci ne gjurmet e Fan Nolit e Faik Konices.Ai i ben nder Mallakastres ,ndaj dhe ne duhet ta nderojme ate,duke e perjetesuar emrin e tij ne nje objekt,apo institucion ose me tej) Nelo Drizari lindi ne fshatin Drizar ne familjen patriote te Sulajve.Qe ne moshe te re(14 vjec),ai emigroi ne amerike.Me shume sakrifica e mundime,fale zgjuarsise se tij,ai mundi te arsimohej hap pas hapi ,derisa ne moshen 26 vjecare mbaroi studimet ne Universitetin e Kolumbias, ne degen e gazetarise duke u bere nje nga te paret e diplomuar ne historine e gazetarse shqiptare. Ne SHBA ai krijoi familje,duke u martuar me nje vajze nga dardha e korces,por qe fatkeqesisht nuk paten femije.Per vite me radhe ai do te punonte ne shtypin shqiptar ne shba si redaktor dhe me pas is editor i gazetes"dielli",por edhe si bashkepuntor i shtypit te Bostonit e me gjere.Nelo Drizari botoi shume artikuj ne shtypin me te njohur amerikan si ne "Broklyn eagle magazin" "The New York times" "Curent history magazine"etj. Analist dhe publicist,intervistues dhe reporter,ai la pas nje trashegimi te cmuar qe,per fat te keq,ende nuk njihet nga studiuesit e historise dhe te gazetarise sone. Nje moment i rendesishem ne jeten e Nelo Drizarit,eshte detyra qe ai perballoi me sukses gjate luftes se dyte boterore,si shef i Seksionit Shqiptar ne OWI (zyra e informacioneve te luftes), ne kuadrin e se ciles ngriti e drejtoi per vite me radhe seksionin shqip te "Zerit te Amerikes".Fale autoritetit dhe perkushtimit,ai do te terhiqte dhe aktivizonte figura te shquara intelektuale,si Fan Noli me shoke,per propagandimin e kauzes se luftes kunder fashizmit.Intelektuali Nelo Drizari nuk do te mbetej ne kufijte e gazetarise, po te kemi parasysh karrieren akademike qe ndoqi.Ai u mor me hulumtime e studime gjuhesore dhe punoi si lektor i Gjuhes Shqipe ne Universitetine Kolumbias,duke e bere te njohur gjuhen shqipe ne shkollat e larta te SHBA-se. Fryti i kesaj pune te perkushtuar jane veprat gjuhesore qe hartoi,si "Fjalori shqip-anglisht dhe anglisht-shqip" dhe 'Shqipja e folur dhe e shkruar.Doracak praktik"Pjese e veprimtarise shkencore te Nelo Drizarit eshte edhe libri"Skenderbeu-Jeta e tij,korespondenca,oratoria,fitoret dhe filozofia"(1968).Nga ana tjeter,Nelo Drizari,si studiues me interesa te gjera,do te shfaqet edhe me disa punime shkencore te botuara ne vepra kolektive,sic jane"Historia e drames moderne,Enciklopedia e Collierit"Fjalori Kolumbias per letersine moderne europiane"etj.Krijimtaria letrare eshte nje aspekt tjeter i veprimtarise se Nelos.Pervec romanit "Irena" ai ka botuar edhe permbledhjen me tregime "Nga kater ditet ne token e premtuar" Portreti i Nelo Drizarit si intelektual do te ish i manget,nese do te linim pa permendur edhe punen si perkethyes ne gjuhen angleze te letersise shqipe,sic beri me dramen "Besa" te Sami Frasherit.Por me i rendesishem eshte fakti qe Nelua u cmua edhe spikati si piktor .Punimet e tij u ekspozuan ne disa qytete te SHBA,si ne San Francisko, Oklend dhe qendra te tjera kulturore te Amerikes Perendimore.Trashegimia kulturore e Nelo Drizarit eshte deshmi e asaj kulture,qe kultivuan dhe kultivojne intelektualet shqiptare ne SHBA,duke u bere pjese e kultures shumkombeshe amerikane. Per te gjitha keto Nelo Drizari jo vetem qe eshte maja e intelektualit ne Mallakaster,por emri,krijimtaria dhe puna e vyer i bejne nder gjthe kombit shqiptar.Ai edhe pse u la ne harese nga shteti yne komunist per arsye politike,perseri ai mbetet nje intelektual i klasit te pare,me vlera shume dimensionale,ndaj ai duhet studiuar me shume seriozitet nga shkenca shqiptare dhe Nelo Drizarit i duhet dhene vendi i merituar ne piedestalin kombetar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top