Neerja Bhanot !

Endrra

VIP
V.I.P
Nuk do pyesja, sa femra shqiptare do kishin guximin dhe pergjegjesine e Neerja-s 23 vjecare, por kush kryeminister shqiptar dhe kur do marri pergjegjsine per popullin e tij...!?

Njihuni me historinë e Neerja Bhanot.

Ajo ishte stjuardesja kryesore në aeroplanin Pam Am Flight 73, që më datën 5 shtator 1986, aeroplan ky që ra viktimë e një rrëmbimi terrorist.

Fluturimi kishte destinacionin nga Mumbai i Indisë për në Shtetet e Bashkuara. Gjatë një ndalese në Pakistan, katër pakistanezë që ishin futur si punëtor të sigurimit, pak para nisjes, nën kërcënimin e armëve ata marrin peng 365 pasagjerë dhe 23 anëtarë të ekuipazhit, për afro 17 orë.

Rrëmbyesit donin që të fluturonin drejt Qipros, dhe qëllimi i tyre ishte që duke kërcënuar me jetën e pasagjerëve dhe ekuipazhit, të kërkonin që në këmbim të lironin të burgosurit pakistanezë në Qipro.

Sapo Neerja vërejti rrëmbyesit, ajo arritii që të njoftonte ekuipazhin në kabinën e fluturimit... dhe tre pilotë, një ndihmës pilot dhe inxhinieri i fluturimit, përmes një daljeje urgjente nga kabina e fluturimit, ata arritën të dilnin jashtë aeroplanit.

Kështu, Neerja mbeti e vetmja e ekuipazhit që kishte pozitën më të lartë dhe detyrimisht ajo mori kontrollin në bordin e udhëtarëve, me qëllimin që të shpëtonte jetët e të gjithëve.

Rrëmbyesit ishin pjesë e një organizate terroriste pakistaneze dhe mllefin e kishin me amerikanët. Dy nga ata kaluan në kabinën e pilotimit për të negociuar rreth kërkesave.
Ndërsa dy të tjerë qëndruan në bordin e udhltarëve.

Pas disa orëve, kur panë që kërkesat e tyre nuk merreshin aspak parasysh, dy rrëmbyesit e urdhëruan Neerjan dhe pjesën tjetër të ekuipazhit që t'i mblidhnin pasaportat e udhëtarëve që të identifikonin amerikanët dhe t'i vrisnin një nga një për çdo 10 minuta që s'do ua realizonin kërkesat. Por Neerja, fshehtas urdhëroi kolegët e saj që pasaportat e amerikanëve t'i fshihnin, dhe ato arritën që 44 pasaporta amerikane disa t'i shkatërronin, disa t'i hidhnin nëpër cepa e disa nën karriket ku ishin të ulur.

Pas 17 orësh, kur nuk po realizohej asnjë kërkesë, dhe për më tepër që me zhdukjen e pasaportave amerikanë, ata s'mund të identifikonin amerikanët, dy rrëmbyesit u irrituan dhe filluan të hapnin zjarr drejt pasagjerëve, dhe Neerja vrapoi drejt një daljes urgjente, hapi derën, por edhe pse kishte mundësi të dilte e para e të shpëtonte, ajo filloi t'i ndihmonte pasagjerët të dilnin jashtë, kështu afro 300 njerëz arriti t'i nxirrte jashtë.

Teksa po nxirrte tre fëmijë të vegjël amerikanë, njëri nga rrëmbyesit e kapi Neerjan dhe duke e parë në sy e qëlloi me plumb në ballë.

Në këtë rrëmbim u vranë 51 njerëz.

Neerja u vra 2 ditë para se të bëhej 23 vjeçe.

Dhe sot njihet si njëra ndër gratë e reja heroina të botës moderne.

Guximi i saj, dhe humaniteti, që me jetën e saj mbrojti pjesën më të madhe të pasagjerëve, ajo u bë frymëzim i shumë gjeneratave të tjera djemsh e vajzash, prej të cilëve plot nga ta kanë ndjekur rrugën e aviacionit, apo kundër krimit të organizuar dhe atij terrorist.FB_IMG_1603521872606.jpg
 
Epo histori te tilla te bejne te mendosh qe kjo bote ka akoma shume njerez te mire.
Qe akoma kemi shprese perballe se keqes.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top