Në mbrojtjen e Kumanovës ranë mbi 10 mijë vullnetarë

Lauri

Anunnak
Në mbrojtjen e Kumanovës ranë mbi 10 mijë vullnetarë
Kryengritës me 1912

Ata, heroizmin e tyre më së miri do ta dëshmonin me flijimin në luftë jo vetëm të vullnetarëve por edhe të gjithë efektivit të luftës së Batalionit shqiptar kundër mese 126 mijë ushtarëve të armatës së parë serbe që kishin mësyrë Kumanovën,pas tërheqjes nga fronti të armatës turke të vardarit.
Sipas shkrimeve të historisë sonë kombëtare, për mbrojtjen e Kumanovës vetëm Idriz Seferi, kishte arritur që në rajonin e Moravës dhe Karadakut ti mobilizonte mbi 6 000 luftëtarë shqiptarë, të cilët edhe pse të lënë vetëm, të tradhtuar dhe mbetur pa armatim e municione nga ushtria turke, për 7 ditë e net me radhë do të luftonin heroikisht me gjithë çka kishin dhe mundnin,ku shumë nga ta edhe do të binin trimërisht duke mbrojtur vendin nga pushtimet serbe.
Këto vërtetohen edhe nga dëshmitë e shumta të oficerëve turq nga luftërat ballkanike,të cilët shprehen se shqiptarët edhe pas tërheqjeve të herëpashershme të ushtrive turke nga frontet e luftës,jo vetëm se nuk do të tërhiqeshin edhe ata nga vend-luftimet, por për mbrojtjen e atdheut të tyre, do të luftonin me aq trimëri, sa që vetëm për mbrojtjen e Kumanovës, do të vriteshin mbi 10 mijë mbrojtës vullnetar të vendit, me ç`rast me nder dhe heroizëm të rrallë e të pa parë deri atëherë në frontet e luftës, do të binte edhe i gjithë efektivi i batalionit të ushtarëve shqiptar.
Ndaj kjo dihet botërisht dhe nga të gjithë se Kumanova,në duart e pushtuesve serb, do të binte vetëm pas rënies së mbrojtësve shqiptar, pasi që ushtria turke, ishte larguar që më parë nga fronti i luftës, kështu që me 26 tetor të vitit 1912 edhe Shkupi do të binte pa asnjë kundërvënie të ushtrisë perandorake turke, ngase shqiptarët e ç`armatosur dhe të braktisur nga kjo ushtri, e cila u kishte premtuar atyre ndihmë dhe armatime, nuk kishin më mundësi që duarthatë të organizonin ndonjë qëndresë të fortë luftarake.
/bota sot

sh2_zps8c1b5bbf.png

sh_zps8ac7176b.png
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top