Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Në Maqedoni përgjohen qytetarët

foto.php

Maqedonia është një nga blerësit e softuerit për spiunimin dhe ndjekjen e qytetarëve përmes kompjuterëve dhe telefonave celular.

Në listën e blerësve në kompaninë “Elaman Gmbh” që është shpërndarëse e softuerit për përgjim të sofistikuar 'Finfisher" që prodhohet nga kompania “Gama group International” është edhe Maqedonia, transmeton INA. Por, nga ana tjetër, nuk dihet se kush është poseduesi i këtij sistemi përgjues, ndonjë nga institucionet e sigurisë apo ndonjë nga operatorët e telefonisë. Me këtë softuer ndiqen dhe lexohen të gjitha të dhënat e kompjuterëve personal dhe telefonave të qytetarëve. Me këtë ndiqet gjithçka që punoni në kompjuterin tuaj, hapjen e faqeve të internetit, çka flisni në fcb apo skype, apo edhe çfarë shkruani me tastaturën tuaj.

Asnjë nga antivirusët apo programe speciale nuk mund të detektojnë apo parandalojnë këtë softuer, pasi që softueri instalohet në kompjuterin tuaj përmes Mozilla, Google chrome, Windoës, etj.

Kompania prodhuese “Gama group International” tashmë 15 vite punon në tregun botëror me pajisje të tilla, por ajo kryesisht i shet softuerët e saj në mënyrë sekrete dhe klientët janë qeveritë e vendeve të ndryshme.

Deri tani me softuerit përgjues janë pajisur edhe qeveritë e اekisë, Austrisë, Bullgarisë, Hungarisë, Gjermanisë, Holandës, por edhe 30 shtete tjera të botës. Këtë program sofistikues e kanë poseduar edhe regjimet e deritanishme të Libisë dhe Egjiptit.

Nga dokumentet e siguruara nga regjimi i Mubarakut, rezulton se janë paguar 380 mijë dollarë për blerjen e këtij softueri. Por, kompanitë e softuerëve si Mozilla tashmë do të hap një proces gjyqësor kundër “Gama group International”, për shkak të keqpërdorimit të licencës dhe prodhimeve të saj.
/Indeksonline/
 
Titulli: Në Maqedoni përgjohen qytetarët

Edhe kjo na duheshte... Hajd perhajr na qoft....
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back