Ne kuzhine me Parodin.

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Atehere le te fillojme me nje recete te thjeshte..
Oriz me pule dhe wurstel , recete per 4 persona

Marrim 250 gram oriz (blasmato eshte nje tip orizi ne qese por besoj se mire eshte edhe ai normali) edhe e fusim te zieje ne uje qe po valon.
Marrim nje qepe dhe e grijme duke e bere qe te skuqet pak (sa te marre ngjyre)
Presim 3 fileto pule, duke i grire ne shirita te vegje, pasi e lyjme me miell e shtojme tek qepa
Ndajme edhe wurstel ne pjese pjese (4 jane mjaftueshem dmth nje pako) dhe i bashkojme te gjitha ne tigan me pulen
Shtojme kripe
Vere te bardhe
Shtojme erea te tjera, si sherbela rozmarine etj
Pasi e heqim orizin ti japim pak shije i hedhim vaj dhe nje lloj ereze qe ne italisht eshte erba cipollina
I bashkojme te gjitha bashke ne pjate dhe pjata juaj ne pak minuta iu befte mire!

padellata-pollo-wurstel.jpg

Benedetta Parodi eshte nje kuzhiniere qe ben nje program ne nje tv italiane dhe emisioni i saj trasmetohet cdo dite, nganjehere pelqehet nganjehere jo
por une dua te sjell disa menu qe ajo ben ne 7 minuta (ndoshta zakonisht duhen me pak edhe pse e di qe ka hap bella nje teme tjeter kete e solla pak ndryshe)
Do doja qe ketu te futeshin per te gjithe ata qe dine italisht me shume kete receten per 7 minuta (salvacena), flm.
 
Titulli: Ne kuzhine me Parodin.

Mish (polpeta ) me salce preshi

Polpeta nuk eshte gje tjeter vetem nje qofte ne forme topi te vogel (gati nje nga to te bilardos)
Me poshte do shkruaj se si behet nje polpete e vertete

Marrim dy presh i grijme dhe i hedhim ne nje tigan te skuqen me pak vaj,dhe i hedhim leng supe (zakonisht kete leng ose e ben vete duke hedhur pak nga te gjitha perimet
derisa lengu te behet si leng supe, ose mjafton te hedh nje nga ata kubetet qe gjindet ne gatshme ne cdo supermarket ) pasi i hedhim lengun duhet te gatiten mire
me kapak mbuluar e rendesishme kjo e fundit
Nderkohe ne nje tas grijme 1 fete buke dhe i hedhim qumesht (sduhet te jete sh e lengshme)
Ne te njejtin tas shtojme 250 gr mishi te grire (preferohet vici) dhe parmigian 50 gr(djathe i grire) dhe i perziejme mire te gjitha bashke
Marrim nje veze dhe e hedhim ne te (kjo nevojitet per te lidhur masen me mire) dhe kripe me deshire
Pasi formojme keto polpetat, i kalojme para ne miell e pastaj ti skuqim ne nje tjeter tigan me pak vaj

Ne nje mixer hedhim permbajtjen e tiganit tjeter, preshet pak leng supe dhe serish pak qumesht dhe i perziejme
Shtojme curry-n (lloj salce) dhe serish i perziejme ne mikser, derisa sa te fitojme nje mase te njejte me pure patatesh
Dhe sherbejme polpetat me salce preshi bashke ne nje pjate

polpette-salsa-ai-porri.jpg

Dhe u deshen vetem 15 minuta.
 

Attachments

  • polpette-salsa-ai-porri.jpg
    polpette-salsa-ai-porri.jpg
    31.7 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top