Në kërkim të tempullit të lashtë të Dodonës

Love

βeℓℓe â๓e
  • Studimi 10-vjeçar i Kujtim Matelit: “Dodona ndodhet në Këlcyrë të Përmetit. Kjo del nga përcaktimet dhe përshkrimet territoriale të studiuesve të vjetër dhe të rinj europianë.
Nga: Emanuela Sako
Kujtim Mateli\Studiues

timthumb.php


-Një studim mbi rrënojat e hershme të tempullit të lashtë të Dodonës së humbur, e nxjerr atë në Këlcyrë të Përmetit. Studimi është bërë nga Kujtim Mateli, i cili prej 10 vitesh ka kërkuar në literaturën e huaj dhe sidomos atë greke, mbi vendodhjen e tempullit të lashtë.
Për të gjithë ata që nuk e dinë, Dodona ka qenë qytet në Epirin e vjetër, i cili kishte tempullin dhe orakullin kushtuar Zeusit. Të gjithë studimin dhe tezat e hedhura se Dodona ka qenë në Shqipërinë e sotme, autori i ka përmbledhur në një libër, ku u është referuar autorëve, duke shqyrtuar fraza dhe pozicione të ndryshme gjeografike, që sipas autorit e vërtetojnë vendndodhjen e saj.
Punën për fillimin e studimit, ai e argumenton në këtë mënyrë:
“Fillimisht më ka tërhequr madhështia e këtij tempulli dhe e orakullit që e kanë zanafillën në dy-tre mijëvjeçarë para Krishtit, por që interesi për të nuk është zbehur as sot. Përkundrazi ka një interes që vjen gjithnjë e më shumë duke u rritur. Fillimet i kam që para 10 vjetësh, por bindja se Dodona nuk është në luginën e Carakovistës, por në Dëshnicë të Përmetit, është më e vonshme. Për vendndodhjen e Dodonës u binda kur lexova Kostantin Karapanon. Ai u referohej autorëve të antikitetit, fliste si funksiononte orakulli e gjëra të tjera që thonë këta autorë dhe u ishte shmangur të gjitha dëshmive që kishin të bënin me vendndodhjen”.

اfarë është Dodona?

Dodona ka qenë qytet në Epirin e vjetër, i cili kishte tempullin dhe orakullin kushtuar Zeusit. Stefani Byzantini (shek. VI pas Krishtit) thotë: “Dodonë, qytet i Molosisë në Epir”, ku ndodhet Zeusi i Dodonës, që është i pari në Dodonë. Ndërsa Dionisi thotë: “Dodona e Epirit shtrihet pa masë”. Ndërsa Kostandin Porfyrogjeneti (shek. X pas Krishtit) thotë: “Kryeqyteti i Epirit të Vjetër është qyteti i Dodonës, ku gjendet lisi që flet për misteret e perëndive”. Të dy këta autorë na e thonë qartë që Dodona ishte qytet që kishte tempullin dhe orakullin kushtuar kryeperëndisë së pellazgëve, Zeusit. Një tjetër autor i shekullit të kaluar Enzo Gatti, thotë: “Dodona, qendra e shenjtë më e lashtë e Europës, meriton vëmendje, studime, gërmime”

Ku e kanë vendosur studiuesit Dodonën?

Dëshmitë e fundit për Dodonën vijnë aty nga shekulli VII-VIII pas Krishtit, kur Tempulli i vjetër pagan u kthye në kishë dhe qyteti i Dodonës u bë një qendër e rëndësishme peshkopale. Orakulli që ndodhej ndanë lumit u shkatërrua dhe u pre lisi i shenjtë. Më pas, ra një heshtje për Dodonën. Autorët e shekullit XVIII nuk kishin ndonjë ide se ku ndodhej. Interesi për Dodonën u rrit në fillim të shekullit të XIX, ku mund të përmendim Francois Pouqueville, (konsull i Francës pranë Ali Pashë Tepelenës në Janinë, në vitet 1804-1813), i cili mendonte se Dodona ndodhej në veri të qytetit të Janinës, atje ku është zbuluar më vonë qyteti i Pasaronit, që në kohën e sundimit molos ishte kryeqytet i gjithë Epirit.

A ka patur autorë të tjerë që e kërkonin Dodonën rrotull Janinës?

ثiliam Martin Leake, (konsull i Anglisë pranë Ali Pashës në Janinë, në vitet 1805- 1812), mendonte se Dodona gjendej në skajin jugor të Liqenit të Janinës, vendi që sot quhet Kastrica. J.G. Hahn, Aravatinos P, Hasiotis X G e të tjerë, e kanë vendosur Dodonën në vende të ndryshme rrotull Janinës. Të gjitha këto kërkime të vazhdueshme pushuan, kur Kostantin Karapanos, në vitin 1878 i deklaroi gjetjet arkeologjike në luginën e Carakovistës, 18 km larg nga Janina, si gjetje të Dodonës pellazgjike.

A pati kundërshtime kjo tezë e Karapanos, se qyteti në luginën e Carakovistës ishte qyteti i Dodonës?

Kundërshtimin më të ashpër e ka dhënë Zoto Mollosi që thotë: “Ato që deklaron z. Karapano nuk kënaqin asnjë shkrimtar të ri grek, përveç disa shkrimtarëve të huaj sipërfaqësorë, që nuk e vizituan ndonjëherë këtë vend e nuk e studiuan truallin e Epirit”.
Kundërshtim ka patur edhe nga Sami Frashëri.
Tek “Encikopedia”, vëll. III, shkruan: “Dodona ka qenë një qytet në Epirin e vjetër, d.m.th. në Vilajetin e Janinës, i shquar me tempullin e pashëm dedikuar adhurimit të Jupiterit, Atit të hyjnive. Vendi i këtij qyteti dhe tempulli akoma nuk është diktuar si duhet. Z. Karapano ishte nga Arta. Ai bëri të ditur se pas disa gërmimeve dhe vjetërsirave arkeologjike të zbuluara ndërmjet Janinës dhe Artës, Dodona duhet të jetë atje e për këtë ka botuar edhe disa broshura.
Por, ky vend nuk pajtohet me karakteristikat që na njoftojnë Omiri dhe historianët e poetët e tjerë të lashtë. Omiri e karakterizon Dodonën me frazat:" “Shumë në veri", "tepër e ftohtë dhe me borë" dhe "shumë e lartë".
Mirëpo gërmadhat që ka zbuluar z. Karapano janë në një fushë të ulët ku s`bie kurrë borë".

اfarë përfaqëson për shqiptarët vendndodhja e saj?

Dodona edhe po të jetë në luginën e Carakovistës pranë Janinës, prapë në truallin e shqiptarëve është. Këtë e thonë disa nga autorët e vjetër të antikitetit, që ilirët shtriheshin deri në gjirin e Ambraqisë (Artës) dhe se përtej saj fillon Greqia, me Akarnaninë dhe Etolinë.
Po përmendim Strabonin, gjeograf dhe historian i madh grek, i cili në librin e tij “Gjeografia” libri i tetë, shkruan : “Pas epirotëve dhe ilirëve prej helenëve janë akarnanët, etolët, lokridasit dhe ozolët.
Efori thotë se fillimi i Heladës është Akarnania nga ana e perëndimit, sepse kjo takon e para me fiset epirote”.
Por Dodona nuk është në luginën e Carakovistës pranë Janinës, ajo ndodhet në Dëshnicë të Përmetit.

Ku bazoheni për këtë gjë?

Të gjithë autorët e vjetër thonë se Dodona ndodhet në veri të Epirit, në tokën e Molosisë. Veriu i Epirit dhe tokë e Molosisë është lugina e Përmetit, sepse lugina e Drinos është tokë e Kaonisë.

اfarë argumentesh sjell që e kundërshton Dodonën në luginën e Carakovistës?

Lugina e Carakovistës nuk plotëson asnjë kusht nga ato që thonë autorët e vjetër.

E para: “ Apollodhor Tekniku (libri VIII, fq. 13) dhe Eustathi (libri V, fq. 12 dhe libri VIII, fq.11) thonë se lumi Dodon ose lumi Selijvet kalon pranë kësaj faltoreje, që është në një vend moçalor dhe jashtë qytetit të Dodonës”. Pra, orakulli që lexohej nga lisi i shenjtë ishte përtej lumit. Pra, kemi një lumë pranë kësaj faltoreje, i cili nuk gjendet sot në luginën e poshtme të Carakovistës, rrjedhimisht nuk ka ekzistuar as më parë.

E dyta, Straboni dhe Eustathi thonë: “Tempulli i Dodonës ndodhet në shpat (në brinjë) të malit Tomar”. Pra, qyteti dhe tempulli ishin në shpat të malit. Orakulli ishte në luginë anës lumit. Por, a është Dodona e Carakovistës në brinjë apo në shpat të malit Tomar (pra të malit Oliçka të pretenduar si mali Tomar)? Dodona e Carakovistës jo vetëm që nuk është në shpat të malit, por as në rrëzë të tij. Ajo ndodhet përballë malit, në kodrat e Kozmirasë. Pra, nga ana tjetër e luginës.

Mbi çfarë dëshmish e bazoni tezën tuaj se Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit?

Janë mbi 10 dëshmi të autorëve të vjetër që thonë se Dodona ndodhet në veri të Epirit dhe nuk gjendet qoftë dhe një thënie e vetme që Dodona ndodhet në mes të Epirit, pra në afërsi të Janinës.

Cili është ky vend në veri të Epirit që i plotëson të gjitha thëniet e autorëve të vjetër?

Kjo është lugina e Dëshnicës, ku gjendet lumi që deri para viteve `60 ishte i mbushur me vende moçalore, rreth tij me pyje me lisa, që deri në vitin 1967 qëndronin si të shenjtë dhe nuk u pritej asnjë degë.
Aty është fusha Hellopia e përshkruar nga Hesiodi, fusha që shtrihet në lindje të qytetit të Këlcyrës dhe që Pukëvili kur kaloi aty gjatë vizitës së tij shkroi: “Vendi ku bashkohen katër luginat është i pasur në bimë kultivuese, ndërsa malet që i rrinë rrotull paraqesin një skenë me pyje të dendur apo me maja të zhveshura, një kontrast i thellë piktoresk, skenë e vlefshme për penën e Titianit apo Salvator Rosës”.
Thënia e Hesiodit se Dodona shtrihej përtej fushës së Hellopisë dhe dëshmitë e Strabonit dhe të Eustathit se Dodona ndodhet në shpat të malit, e identifikon atë me vendin që sot quhet Kalaja Ilire e Këlcyrës, ndërtuar 400 metra lartësi mbi qytetin e Këlcyrës.


Si janë shprehur arkeologët për tezën

Prof. Neritan Ceka thotë:
“Për çdo temë në arkeologjinë dhe historinë e lashtë nuk ka një përfundim 100 për qind të sigurt. Në qoftë se nuk jemi në fund të fundit dakord me vendin ku ndodhet Dodona, ne kemi një pasuri të madhe në gjuhën shqipe, një përmbledhje burimesh që me sa di unë, nuk ekziston as në gjuhët e tjera. Asnjeri nuk ka bërë një përpjekje për të mbledhur gjithçka, pothuajse gjithçka që ekziston për Dodonën në një libër të vetëm. Jam i sigurt që do të ketë diskutime”.

Ndërsa poeti Bardhyl Londo do të shprehej:
“Duke lexuar me vëmendje librin, unë jam i bindur përfundimisht se teza që parashtron Kujtimi nuk është më një hipotezë, por një e vërtetë historike e argumentuar. ثshtë tepër e vështirë që guxime të tilla shkencore të pranohen menjëherë. Kjo është një përvojë që buron nga shumë zbulime që bëhen dhe janë bërë në botë. Në këtë kontekst do të ishte i mirëpritur çdo debat që mund të hapet mbi këtë temë. Dhe unë jam i bindur se libri i Kujtim Matelit do të zgjojë dhe hapë shumë debate si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Jam i bindur gjithashtu që, si autori i librit edhe ne që mbështesim tezën e tij, do t’i mirëpresim me kënaqësi këto debate. Në fund të fundit, libër i mirë është ai që hap debate. Studiuesi Mateli e bëri punën e tij për të cilën i jemi të gjithë mirënjohës. Tani i takon arkeologjisë dhe shkencave të tjera ndihmëse ta çojnë deri në fund këtë kontribut të ndjeshëm dhe pikant të Kujtim Matelit”.
 
Pe: Në kërkim të tempullit të lashtë të Dodonës

E kexova shkrimin, me beri dicka pershtypje ne ate qe kishte thene Sami Frasheri se ne Dodona adhurohej Jupiteri, eshte nje Gabim i madh per nje njeri si Sami Frasheri te pohoje nje gje te tille, sepse, tashme e dine te gjithe se Jupiteri ishte Perendi Romake ekuivalente me Zeusin.

Me Dodonen ka shume spekulime cdo njeri nga ne ka versionin e vet perderisa nuk ka nje version zyrtar te pranushem, qe ka qene ne Epir nuk diskutohet ....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top