Në hekurudhën Shkup-Veles treni shtyp së paku 14 emigrantë

Arfenilla

Themelues i Forumit
hek.jpg
E plotësuar - 09:25) Së paku 14 emigrantë janë shtypur nga treni mbrëmë rreth orës 22.30 minuta në hekurudhën Shkup – Veles, në afërsi të vendqëndrimit “Pçinja”. Dyshohet se numri i të vdekurve mund të jetë më shumë se 14 persona, njofton Zhurnal.
Sipas njoftimeve të deritanishme në hekurudhë në momentin kur është afruar treni kanë qenë duke pushuar rreth 50 persona emigrantë nga Siria dhe vendet arabe. Por për shkak të mospasjes së hapësirës të mjaftueshme rreth binarëve nuk kanë mundur që të gjithë të shpëtojnë.

Te vendi i aksidentit mund të shkohet vetëm me anë të trenit. Menjëherë janë drejtuar mjekë dhe policë për të parë situatën në këtë vend, por nuk ka ndihmë më të madhe për këta persona.

Edhe tetë persona tjerë kanë mbetur tek 14 të vrarët, për të cilët dyshohet se janë familjarë të të vdekurve, ndërsa personat tjerë kanë ikur nga frika se mos të kapen nga policia.

Treni në Maqedoni shtyp një grup emigrantësh

Një tren që udhëtonte nga Velesi në Shkup ka goditur një grup të madh të emigrantësh, të cilët po lëviznin përgjatë hekurudhës, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Sipas portalit “provereno” ka viktima, por bëhet fjalë për një terren të paarritshëm, ku mund të arrihet vetëm nëpërmjet hekurudhës. Terreni po pengon punën e ekipeve të shpëtimit,
Sipas informacionit fillestare, aksidenti ka ndodhur pranë vendit të quajtur Pçinja. Ekipet e policisë dhe prokurori publik kanë shkuar me një automjet të hekurudhës maqedonase, por është e vështirë për të punuar jashtë, për shkak të terrenit të ashpër.B tetova
 
Titulli: Në hekurudhën Shkup-Veles treni shtyp së paku 14 emigrantë

po kta si shkuan deri aty??? c'po ndodh me keta njerez ...pfffffffffff
 
Titulli: Në hekurudhën Shkup-Veles treni shtyp së paku 14 emigrantë

1352-582x330.jpg
Veles, u varrosën 14 emigrantët e vdekur tragjikisht


2249.jpg

Në varrezat e Velesit në Rashtan, u varrosën 14 emigrantët që vdiqën ditën e enjte pasi treni ka goditur ata për vdekje. Ata janë varrosur në një varr të përbashkët, në prani të besimtarëve myslimanë të Velesit
“Ne jemi duke përjetuar traumën, ku u shujtën 14 jetë njerëzish. Për fat të keq, fati i tyre ishte që të përfundojnë këtu. Zoti deri këtu ju kishte caktuar jetët e tyre, Zoti I faltë ato, të prehën në parajsë. Ne si anëtarë të fesë myslimane, kemi bërë këtë si një akt të fundit, sepse kjo është përgjegjësia jonë për to. Na vjen keq për familjet e tyre, ata kanë ikur për një jetë më të mirë, por nuk arritën, “tha Adem Corevski, koordinator i myftiut të Velesit.


Në varr të përbashkët u varrosën 14 njerëz të moshave të ndryshme, të cilët nuk kanë identifikim, sepse nuk kanë dokumentacionin me vete. Nga prokuroria na kanë njoftuar se bëhet fjalë për Afganë dhe Somalezë.Nga pyetja ei gazetarit, si myftinia mundet të ju ndihmojë emigrantët të cilët çdo ditë një numër të madh kalo jnë nëpërmes Maqëdonisë, dhe disa prej tyre vdesin mbi hekurudhat, Corevski përgjegjësinë e ka kërkuar nga shteti.

“Nëse shteti nuk mund të ndihmojnë – çfarë mund të bëjmë ne? Shteti është ai që duhet të kujdeset për të zgjidhur këtë problem. Ky nuk është aksident i parë i tillë në vendin tonë, unë uroj që të jetë i fundit, “tha Myftiu Corevski.

Në aksidentet e mëparshme në hekurudhat e Maqedonisë kanë vdekur 27 persona, refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika./Tetova
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top