Në FYROM ka shovinizëm e mentalitet antishqiptar

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Nga Ramiz LUSHAJ

FYROM-i, ndaj njohjes së Kosovës si shtet i pavarur e sovran, që e kanë njohur shtete e organizma nga më të fuqishmet e shekullit XXI, vazhdon të luajnë “Lojën e dhelprës” me ngjyra të ndryshme.

Në fillim të fillimit e në fund të fundit, FYROM nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës pasi as vetë nuk është çliruar ende nga qëndrimet shoviniste të saj ndaj shqiptarëve në trojet e tyre etnike në Ballkan. Këtë e ka treguar në 17 vjet të pavarësisë së saj.
Me vrasjet në kufi të 37 shqiptarëve të Republikës së Shqipërisë e plagosjen e dhjetëra të tjerëve, që shkonin në FYROM për të takuar njerëzit e vet të gjakut ose kur iu dilnin bagëtia e shkonin t’i kthenin për në shtëpi. Shqiptarët, kurrë në historinë e tyre nuk kanë vrarë asnjë çoban (bari) sllav dhe as fëmijë, siç kanë bërë maqedonasit.
Me vrasjet, plagosjet e burgosjet për Flamurin Kombëtar Shqiptar, siç vepruan më 9 korrik 1997 në komunën e Gostivarit e të Tetovës, që hoqën flamurin nga shtiza në këto komuna, vranë 3 shqiptarë, plagosen rreth 200 shqiptarë e burgosen edhe kryetarin e komunës Rufi Osmani e të tjerë. Më 24 tetor 2007 Gjykata Kushtetuese e FYROM-it e suprimoi Flamurin Kombëtar Shqiptar.
Me vrasjet, plagosjet e burgosjet për Gjuhën Shqipe, siç është rasti i Universitetit Shqiptar të Tetovës, në themelin e të cilit është edhe gjaku i Abdylselam Eminit më 17 shkurt 1995, që u vra në ditën e ligjëratave në këtë universitet dhe u plagosën e burgosën dhjetëra shqiptarë. Ende edhe sot gjuha shqipe nuk e ka zënë vendin e vet të merituar në shtetin e FYROM-it.
Ende FYROM-i nuk i mirërregjistron shqiptarët në këtë shtet, por përpiqet të ulë numrin e tyre, siç veproi me Ligjin për shtetësinë maqedonase të 28 tetorit 1992, ku mbetën pa shtetësi dhe pa të drejtë vote mbi 100 mijë shqiptarë. Ende edhe sot iu vendosin me detyrim zyrtar, brutalisht, edhe shqiptarëve, mbiemrat me prapashtesën maqedonase “ov” dhe “ski”(!).

Spastrimet etnike në Manastir e Prilep
Në vitin e parë të pavarësisë si ish-Republikë Jugosllave e Maqedonisë (FYROM), ndonëse e fitoi pa derdhur asnjë pikë gjak, vazhdoi të derdhin gjak të pafajshëm shqiptar, si në Bit Pazar në Shkup më 6-7 nëntor 1992, ku vranë tre burra e një grua e deri në vitin 2007 në Brodec, që vrau 6 veta e sivjet, më 2008, në Haraçinë në Shkup. Kulmi i këtyre masakrave ka qenë gjatë vitit 2001, me nisjen e konfliktit në Tanushë, në rrethinë të Shkupit në shkurt e mitingut e 14 marsit në Tetovë dhe shtrirjen e konfliktit në komuna me shumicë e pakicë shqiptare në FYROM. Në këtë vit, sllavo-maqedonasit, të prirë nga Lubo Boshkovski, bënë edhe spastrime etnike në Manastir, Prilep etj., ku shqiptarëve iu dogjën shtëpitë e shitoret dhe i shpërngulën me forcë nga toka e tyre e të parëve të vet. Në një burim zyrtar flitet se edhe pas vitit 2001, pas Marrëveshjes së Ohrit, numërohen mbi 500 shqiptarë të vrarë nga forcat policore e sllavo-maqedonasit e FYROM-it.
Në vitin 2001, gjatë konfliktit shqiptaro-maqedonas, kryeministri Boshkovski krijoi njësinë paramilitare sllavo-maqedonase “Luanët” për të vrarë shqiptarët, për të djegur shtëpitë e shkatërruar pasuritë e tyre.
Në vitin 2004, pikërisht më 7 nëntor, FYROM organizoi një Referendum Popullor për Marrëveshjen e Ohrit, ku 445.000 sllavo-maqedonas votuan kundër saj. Nuk janë pak, po të kemi parasysh faktin se, sot, më 2008, FYROM-i numëron 2.061.315 banorë, nga të cilët mbi 800.000 deri në 1 milion janë shqiptarë. Po ka edhe diçka tjetër: në FYROM ka mentalitet antishqiptar, ka shovinizëm ndaj shqiptarëve. Më 27 shtator 2001, në FYROM filloi misioni “Dhelpra e kuqërremtë” për shpërbërjen e UاK-së. Kjo ndodh edhe sot më 2008.

“Loja e dhelprës” me ngjyra të ndryshme
FYROM-i ende ka në aktivitet shovinist, që iu duket vetja si “Luanë” ndaj shqiptarëve, si më 2001, ende duan t’iu pengojnë gjuhën shqipe e t’ua ndalin Flamurin Kombëtar Shqiptar etj.
FYROM, si me vetveten, edhe ndaj njohjes së Kosovës si shtet i pavarur e sovran, me 2.2 milionë banorë e 10.887 km2, që e kanë njohur shtete e organizma nga më të fuqishmet e shek. XXI, vazhdon të luajë “Lojën e dhelprës” me ngjyra të ndryshme.
FYROM duhet të dijë se nuk mund të marrin më frymë shovinizma sllave mbi Shqiptarët në Ballkan, as në territorin e saj, ku shqiptarët janë e do të jenë shtetformues, as në Kosovë, shtetin më të ri të botës, as në Shqipëri, në Mal të Zi, Kosovën Lindore etj.
FYROM në rast se do të njohë sa më shpejt Kosovën si shtet të pavarur e sovran, është shansi i tij, është në nderin e dinjitetin e saj, është hap drejt së ardhmes së vet në raporte më pak problematike me fqinjët kufitare e me politikën e diplomacinë globale e në veçanti atë euroatlantike.
Tashmë pavarësia e Kosovës është një realitet. Njohja me vonesë nga FYROM-i tregon se e kapën me vonesë realitetin, ngaqë arritjet e veta i ka më shumë si “dhuratë” nga të tjerët, ngaqë është “përkëdhelur” më shumë nga rastet se nga meritat, nga pozicioni se sa nga kontributet, ashtu sikurse edhe është ndëshkuar apo mund të ndëshkohet nga fati gjeohistorik e fatalitetet e saj të kohës në raporte problematike me fqinjët e vet.

P. S.
Ramiz LUSHAJ është kryetar i Akademisë Monarkiste Shqiptare. Mendimet e qëndrimet janë të autorit dhe nuk implikojnë asnjë organizëm tjetër, si AMA, ACABS, AFCES etj.
 
Sllavet e maqedonise,ose saktesisht mongolosllavet aziatike.Koha e tyre mbaroi.Ata nuk kane me memen e madhe rasha,as baban e fuqishem Serb dhe as njerkun e trashe Bullg.Ata skane as kishen ortodokse,nuk kane asnje me vete..Per shqiptaret e maqedonise Tani qe Puna e Kosoves Ka mbaruar kane radhen e tyre..Me gryken e pushkes na e kane mare ,me ate do tjua marrim.Llafet jane ne fillim,nese nuk bien dakord kerkesa per njohjen e kosoves nuk esht gje paara asaj qe quhet njohja e te drejtes te vetvendosjes dhe te ndarjes njejhere e pergjithmone prej asaj karakatine artificiale te quajtur Maqedoni te ndertuar vetem mbi kurrizin e Shqiptareve..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top