“Në fillim të 2011-ës, marrim statusin e vendit kandiat në BE”

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
“Në fillim të 2011-ës, marrim statusin e vendit kandiat në BE” Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, shpjegon procedurat e pyetësorit të KE-së
ermelinda-bregu-v.gif
Brenda vitit 2011, Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, për të hapur më tej dritën jeshile për anëtarësimin me të drejta të plota në familjen evropiane, me 27 vende anëtare. Premtimi është dhënë dje nga ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, në një intervistë të dhënë për agjencinë e lajmeve “Reuters”. Bregu theksoi se Qeveria është e mirëpërgatitur për t’iu përgjigjur pyetësorit të Komisionit Evropian, i cili do të jetë vendimtar për të arritur në stadin final të integrimit.
Integrimi
Pak muaj pasi ka dorëzuar kërkesën për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin evropian, ky i fundit ka pranuar shqyrtimin e aplikimit, duke filluar testimin e administratës shqiptare. Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, e cila është në krye të misionit për integrimin e vendit, shprehu dje sigurinë se Shqipëria në fillimin e vitit 2011, do të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Marrja e statusit është hapi parafinal për të qenë anëtarë me të drejta të plota në BE.
Sipas ministres, 45 institucionet në vend, të cila pak ditë më parë morën pyetësorin e Komisionit Evropian, janë përgatitur për të finalizuar punën me përgjigjet.
Pyetësori
Ambasadori i Komisionit Evropian, Helmuth Lohan, i ka dorëzuar disa ditë më parë kryeministrit Sali Berisha dhe ministres së Integrimit Majlinda Bregu, pyetësorin i cili do të testojë 45 institucione të vendit dhe rreth 800 punonjës të administratës shtetërore. Sipas ministres Bregu, gjatë kësaj jave pyetjet janë shpërndarë nëpër ministritë dhe institucionet përkatëse, ndërkohë që ka nisur puna me përkthimin e tyre. Një grup pune me mbi 350 veta, është ngritur në Tiranë për tu marrë me pyetësorin si dhe për të ndihmuar institucionet në përgatitjen e përgjigjeve. ثshtë kryer analiza e pyetjeve nga Ministria e Integrimit. Analiza konsiston në ndarjen e çdo pyetjeje në nënpyetje dhe përcaktimin e ministrisë, institucionit që duhet të përgjigjet për hartimin e përgjigjes për çdo nënpyetje. Pyetjet e analizuara u janë dërguar grupeve ndërinstitucionale të punës. Të gjitha grupet ndërinstitucionale në bashkëpunim me ministritë/ institucionet e përfshira në proces janë duke përcaktuar personat përgjegjës për hartimin e çdo pyetjeje apo nënpyetjeje të cilët do të regjistrohen si përdorues në portalin e administrimit elektronik të procesit dhe përgjigjeve. Sipas ministrisë së Integrimit, është krijuar infrastruktura e nevojshme për përkthimin e përgjigjeve të Pyetësorit të Komisionit Evropian, e cila përfshin rrjetin kompjuterik dhe programet profesionale të përkthimit.
Grupet ndërinstitucionale të punës kanë realizuar 18 takimet e para në të cilat është diskutuar analiza e pyetjeve dhe janë kryer përmirësime në zbërthimin e pyetjeve të kryer nga ministria e Integrimit. Afati i dorëzimit është në mars 2010, ndërsa më pas pritet që KE-ja të përgatisë opinionin në lidhje me aplikimin e Shqipërisë.

Reagon PS-ja: Qeveria po mashtron për herë të dytë shqipëtarët

Prifti: Ja kush përfiton nga kompensimi i energjisë

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti ka bërë publike dje skemën e kompensimit të kategorive shoqërore që preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Sipas ministrit prifti është vënë në dispozicion një shumë prej 1.7 miliardë lekë, e cila do të shkojë për kompensim. Gjithashtu, sipas tij, nga kjo skemë përfitojnë familjet e pensionistëve, invalidëve, familjet me paga të ulëta si dhe familjet me ndihmë ekonomike. Sipas tij, çdo familje do të marrë 960 lekë në muaj. Megjithatë, kreu i METE-s, ka siguruar se 79 për qind e familjeve, konsumojnë më pak se 300 kilovat orë në muaj, çka sipas tij, rritja është e pandjeshme. Duke folur për shpërndarjen e energjisë, ministri Prifti tha se në bazë të draftit me OSSH-në, qytetarët duhet të furnizohen me energji elektrike pa ndërprerje. “Vihen re ndërprerje kolektive në disa zona. OSSH-ja nuk mund të bëjë ndëshkime kolektive, por duhet të bëjë stakime individuale. Ka hallka ankimimi në rast se kompania nuk është e kënaqur me rritjen e çmimeve, mund t’i drejtohet Entit Rregullatorë, mund të ketë një ent të pavarur, i cili mund të marrë në konsideratë të dyja pretendimet e palëve, në të kundërt t’i drejtohet gjykatave. Por nuk mundet që një kompani të reagojë me inat ndaj konsumatorëve duke i prerë energjinë, pasi qeveria nuk do ta lejojë”, tha Prifti. Ai vijoi më tej se ditët e fundit ka marrë një sërë ankesash nga qytetarët të cilëve ju është ndërprerë energjia. Prifti i kujtoi çekëve të OSSH-së se ka një marrëveshje mes palëve që nuk do të ketë dënime kolektive. Por duket se qeveria e ka gjetur mënyrën për të frenuar veprimin hakmarrës të pronarëve çek. Prifti tha se qeveria është e gatshme të shlyejë borxhet që një pjesë e institucioneve shtetërore i kanë kompanisë private. Ndërkohë, që nga selia rozë ka reaguar zëdhënësja Armela Imeraj, e cila ka përgënjeshtruar deklaratat e ministrit Prifti duke thënë, se qeveria gënjen për kompensimin e energjisë. “Ministri pinokut gënjeu shqiptarët me të njëjtën pafytyrësi si shefi i vet. Dritan Prifti pasi u dhuroi shqiptarëve për festat e fundvitit shtrenjtimin e çmimit të energjisë, sot mashtroi për herë të dytë shqiptarët. Nuk ka energji të lirë siç pretendon ministri i pinokut, por vetëm gënjeshtra të cilat këto kohë thuhen lirshëm nga pinoku dhe ministrat e tij”, u shpreh Imeraj.


Meta takon përfaqësuesin serb në kryesinë e Kosovës, Petroviç
Ministri i Jashtëm Ilir Meta, ka zhvilluar dje një takim me përfaqësuesin serb në kryesinë e Kosovës, Sllobodan Petroviç.
Përfaqësuesi i komunitetit serb në Kosovë, të kryesuar nga anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, njëherësh, Kryetar i Partisë Liberale Serbë në Kosovë, ishte në Tiranë me ftesë të ministrit të Jashtëm. Meta pasi vlerësoi se komuniteti serb në Kosovë përbën një vlerë shumë të rëndësishme për një Kosovë demokratike, përshëndeti rritjen e pjesëmarrjes së këtij komuniteti në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë, shprehje e qartë kjo e ndërgjegjësimit të tyre se vetëm në këtë mënyrë ata do të marrin në dorë fatet e tyre dhe do të bëhen pjesë e proceseve integruese evropiane. Duke vlerësuar se një gjë e tillë do t’i shërbejë integrimit të mëtejshëm të tyre në institucionet e qeverisjes lokale e qendrore, z. Meta shprehu bindjen se klima e qetë e paqësore do të ndihmojë edhe në kthimin e personave të shpërngulur të komunitetit serb. Ministri shqiptar vlerësoi se piritet kanë marrëdhëniet e mira me fqinjët dhe përgëzoi shtetin Sreb për liberalizmin e vizave.

Topalli, dhurata për fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës
Kryetarja e Kuvendit ka shpërndarë dje dhurata për fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës. Në këtë prag Krishtlindjesh dhe Vitit të ri, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka ndarë gëzimin e festave me fëmijët e punonjësve të policisë të rënë në detyrë, të qarkut të Lezhës. Duke u uruar fëmijëve një jetë plot gëzim, shëndet, fat e lumturi, Kryetarja e Kuvendit tha “duhet të jeni shumë krenarë, për prindërit tuaj, për nënën tuaj që ka forcën dhe kurajon që t’ju rrisë fëmijë të mirë, të edukuar e të shëndetshëm, për t’jua bërë jetën të gëzueshme dhe për emrin që ju ka lënë babai juaj. Duhet të jeni shumë krenarë, sepse s’ka gjë më të shenjtë sesa të mbash një emër për të cilin ti nderohesh gjithë jetën. Dua t’ju them se shteti ka për detyrë, ne në Kuvend kemi bërë ligje duke menduar për statusin tuaj, për secilin prej jush që të ketë të sigurt pensionin deri në moshën që ju të bëheni të zotë për jetën tuaj dhe për të ecur përpara”.TO
 
Titulli: “Në fillim të 2011-ës, marrim statusin e vendit kandiat në BE”

ja me ne fund ne lajm i mire:):)
 
Titulli: “Në fillim të 2011-ës, marrim statusin e vendit kandiat në BE”

Si thoni, qe ne vitin qe Shqiperia te hy ne BE, te mblidhemi tere forumi te festojme?
 
Titulli: “Në fillim të 2011-ës, marrim statusin e vendit kandiat në BE”

ide fantastike!!
jam dakord me ty zizi ;)
 
Titulli: “Në fillim të 2011-ës, marrim statusin e vendit kandiat në BE”

Do ishte nje arritje e madhe nese do ndodhte .

Nese ndodh do mblidhemi te gjithe ta festojme :D
 
Titulli: “Në fillim të 2011-ës, marrim statusin e vendit kandiat në BE”

Bukur do jet qe ne ate vit, te kthehen tere atdhetaret ne SHQIPERI.
 
Titulli: “Në fillim të 2011-ës, marrim statusin e vendit kandiat në BE”

Si thoni, qe ne vitin qe Shqiperia te hy ne BE, te mblidhemi tere forumi te festojme?

Zzinna cfare do festojme ????
 
Titulli: “Në fillim të 2011-ës, marrim statusin e vendit kandiat në BE”

Zzinna cfare do festojme ????

njohjen me nj-tj...se shq qe behet pjese e be,se feston kush:D:D
 
Titulli: “Në fillim të 2011-ës, marrim statusin e vendit kandiat në BE”

SHum mir .


ne 2010 do liberalizohen vizat , ne 2011 merret statuti i vendit kandidat ne 2014-15 hyn ne BE .
 
Titulli: “Në fillim të 2011-ës, marrim statusin e vendit kandiat në BE”

hajt mo shpresojm .... se i dogji malli shqipet ... u ben vite pa i pa nenat
 
Titulli: “Në fillim të 2011-ës, marrim statusin e vendit kandiat në BE”

Majlinda Bregu i ben petullat me uje.Po seshte ne dore te Majlindes dhe te sales kjo pune.Keta jane argate ,te tjere jane ustallaret.Kerkesa per antaresim ne BE eshte bere qe ne 2004.Ka 5 vjet qe po na mbajne me uje te vaket keta dhe ata ambasadoret e KE ne tirane.
 
Titulli: “Në fillim të 2011-ës, marrim statusin e vendit kandiat në BE”

Shqiptar, mos degjoni se c'fare thone ambasador e politikane te huaj. Per cdo fjale qe ata nxjerrin eshte e parapaguar me gjakun tuaj. Pikerisht sepse jeni genjyer edhe prej tyre tash gjendeni ne gjendjen e mjeruar te sotme.
Degjoni shqiptaret, degjoni veten tuaj! Tash ka ardhe fundi, pas saj eshte gremina.
Kur une dhe nje pakice luftuam per 20 vjete vazhdimin e komunizmit dhe antishqiptarizmit ne Shqiperi, juve na late vetem. Juve na late vetem nga padija por edhe me shpresen se duke vepruar ne kete menyre juve do te siguronit kotheren e bukes.
Juve e siguruat kotheren e bukes duke vepruar ne kete menyre, por kjo nuk ishte mjaft. Antishqiptaret dhe te huajt ju kerkuan dinjitetin tuaj ne kembim te kotheres se bukes dhe juve e shitet ate, por edhe kjo nuk ishte mjaft.
Juve ju kerkuan idenditetin kombetar ne shkembim te kotheres se bukes dhe nje shumice tuaja e shkembeu.
Tash kur juve i keni shitur te gjitha, nderin, dinjitetin, idenditetin ju a morren edhe kotheren e bukes dhe po ju a marrin edhe trojet etnike shqiptare duke ju peshtyre edhe ne fytyre ne mesin e dites me Diell.
Tash juve shqiptar jeni te egersuar, pa buke pa dinjitet... dhe situata eshte shendruar shperthyese.
Ajo do te shpertheje dhe juve do te rreagoni ashper sepse juve sot nuk keni se c'fare te humbini. Juve jeni sot te humburit e medhenj ndaj juve pritet te shpertheni.
Gjate ketij procesi qe pritet te ndodhe tregohuni te mencur (shpresoj te keni nxjerre mesime), tregohuni, kuroajoz, dinjitoz.
Mbrojeni veten tuaj, familjen tuaj, vendbanimin tuaj, Shqiperine tuaj!

Petrit Kola
 
Titulli: “Në fillim të 2011-ës, marrim statusin e vendit kandiat në BE”

Si thoni, qe ne vitin qe Shqiperia te hy ne BE, te mblidhemi tere forumi te festojme?

Ti sjellin femijet bashke me niperat dhe mbesat?
 
Titulli: “Në fillim të 2011-ës, marrim statusin e vendit kandiat në BE”

Ti sjellin femijet bashke me niperat dhe mbesat?

hahahahaha ahahahahahaha LOL LOL LOL Alfonc mbarrova aahahahahhahahahahaha hahahahahahahaha
 
Titulli: “Në fillim të 2011-ës, marrim statusin e vendit kandiat në BE”

Ja prit fillimin e 2015 se kishim ca probleme teknike me formularet :lool:
 
Titulli: “Në fillim të 2011-ës, marrim statusin e vendit kandiat në BE”

Ja prit fillimin e 2015 se kishim ca probleme teknike me formularet :lool:

Po te del llafi Hardo :) lool

gjithsesi ne kuader te integrimit po lexoja dicka me interes :)

11 prioritetet per integrimin ne BE

Kryeministria ka publikuar ditën e sotme konkluzionet e takimit të dytë të nivelit të lartë Shqipëri-BE që u zhvillua një ditë më parë. Takimi i djeshëm u drejtua nga Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri Stefan Fyle. Seanca plenare përfshiu pjesëmarrjen e ministrave të qeverisë, si dhe një pjesëmarrje të zgjeruar të opozitës përmes kryetares së Komisionit Parlamentar për Integrimin Evropian, Majlinda Bregu, dhe dy anëtarëve të tjerë të Parlamentit. Gjithashtu në raport theksohet se, është thelbësore që Shqipëria të vazhdojë përpjekjet për reforma dhe të vazhdojë të paraqesë prova të rezultateve të arritura, duke u fokusuar te shteti i së drejtës, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Konkluzionet

1. Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri Stefan Fyle drejtuan takimin e dytë të Dialogut të Nivelit të Lartë (DNL) mbi përparësitë kyçe mes Shqipërisë dhe Komisionit Evropian më 6 mars 2014. Seanca plenare përfshiu pjesëmarrjen e ministrave të qeverisë, si dhe një pjesëmarrje të zgjeruar të opozitës përmes kryetares së Komisionit Parlamentar për Integrimin Evropian, znj.Majlinda Bregu, dhe dy anëtarëve të tjerë të parlamentit.

2. Takimi përshëndeti Rezolutën e Parlamentit mbi integrimin në BE të votuar njëzëri në nëntor 2013, çka demonstroi ekzistencën e konsensusit politik. Zbatimi i angazhimeve të ndërmarra sipas nëpërmjet kësaj rezolute është thelbësor. Lidhur me këtë, Komisioneri Fyle theksoi rëndësinë e sigurimit të koherencës dhe një përqasje përfshirëse ndaj gjithë reformave të ndërmarra nga Shqipëria, duke marrë në konsideratë programin e vendit për BE-në. Konsultimi sistematik dhe përfshirja e Parlamentit, si dhe palëve të tjera të interesuara në procesin e reformave është kyç.

3.Takimi i dytë i DNL-së zhvillohet pas Këshillit të dhjetorit 2013 që "mirëpriti miratimin me konsensus ndërpartiak nga Shqipëria të masave përkatëse kyçe për reformën e gjyqësorit, administratës publike dhe reformën parlamentare, si dhe kryerjen me sukses të zgjedhjeve parlamentare në qershor". Këshilli përshëndeti gjithashtu "masat e mëtejshme të marra në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe angazhimin e qeverisë së re, përgëzon intensifikimin e përpjekjeve në këto fusha dhe nxiti autoritetet ta ruanin këtë vrull të ri". Këshilli vendosi "të shqyrtojë, në bazë të një raporti që do të paraqitet nga Komisioni, vazhdimin e zbatimit të strategjive të reformës kundër korrupsionit dhe asaj gjyqësore dhe legjislacionin përkatës të miratuar së fundmi, si dhe prirjen e vazhdueshme për hetime dhe ndjekje penale proaktive, përfshirë fushën e krimit të organizuar". Këshilli shtoi se "me mirëkuptimin se Shqipëria vazhdon të mbështetet në progresin inkurajues të bërë deri tani, pret me padurim vendimin lidhur me dhënien e statusit të vendit kandidat asaj në qershor 2014, në varësi të miratimit të Këshillit Evropian".

4. Takimi vendosi se është thelbësore që Shqipëria të vazhdojë përpjekjet për reforma dhe të vazhdojë të paraqesë prova të rezultateve të arritura duke u fokusuar te shteti i së drejtës, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Komisioneri Fyle përshëndeti progresin e vazhdueshëm të Shqipërisë në reformat që lidhen me BE-në gjatë periudhës së kaluar dhe nënvizoi se puna e përbashkët konstruktive e qeverisë dhe opozitës, veçanërisht në Parlament, është kyçi për konsolidimin dhe forcimin e mëtejshëm të këtyre përpjekjeve. Lidhur me këtë Komisioneri theksoi se politikat konfrontuese nuk e ndihmojnë procesin e integrimit në BE. Komisioneri kujtoi gjithashtu rëndësinë që Shtetet Anëtare të BE-së i japin kulturës së bashkëpunimit dhe përfshirjes në Parlament, çka do të lejonte një proces të qëndrueshëm reformash. Lidhur me funksionimin e institucioneve të pavarura të vendit ai theksoi se si opozita ashtu dhe qeveria duhet të tregojnë tani përmbajtje dhe të garantojnë respektimin e plotë të legjislacionit të zbatueshëm dhe parimeve të tij. Komisioneri përshëndeti masat e marra në kuadrin e planit të veprimit të qeverisë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si konsultimin e zgjeruar të strategjisë kundër korrupsionit të kryer në dhjetor dhe ngritjen e një rrjeti pikash kontakti kundër korrupsionit, nënshkrimin e marrëveshjes operative me Europolin dhe punën e vazhdueshme me rëndësi për reformën në polici. Ai mirëpriti gjithashtu fokusimin te miratimi i akteve nënligjore për Ligjin mbi Shërbimin Civil.

5.Komisioneri Fyle përshëndeti projektin e Udhërrëfyesit për 5 Përparësitë Kyçe si një dokument të strukturuar mirë me afate realiste. Ai theksoi rëndësinë e vëmendjes së veçantë gjatë muajve të ardhshëm për të garantuar zbatimin e tij të qëndrueshëm dhe në kohë, veçanërisht lidhur me masat afatshkurtra në fushën e shtetit ligjor, përfshirë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

6. Komisioneri Fyle theksoi se Komisioni është i gatshëm ta mbështesë Shqipërinë me ekspertizë dhe mbështetje financiare.

7. Kryeministri Rama konfirmoi angazhimin e qeverisë së tij për forcimin e mëtejshëm të progresit të madh të arritur në reformat që lidhen me BE-në, veçanërisht për vazhdimin e zbatimit të reformave në fushën e shtetit të së drejtës, përfshirë politikën kundër korrupsionit, reformën gjyqësore dhe luftën kundër krimit të organizuar. Kryeministri Rama shprehu besimin se zbatimi në vazhdimësi i reformave kyçe përbën një bazë të shëndoshë për vendimin lidhur me dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë në qershor 2014. Ai konfirmoi gjithashtu angazhimin e qeverisë së tij për krijimin e një lidhjeje të fortë mes qeverisjes ekonomike dhe shtetit të së drejtës, çka do të çojë në një mjedis më transparent biznes. Lidhur me këtë ai përshëndeti shtimin e fokusit nga ana e BE-së ndaj çështjeve të qeverisjes ekonomike.

8. Qeveria shqiptare konfirmoi angazhimin e saj për një dialog politik konstruktiv dhe të qëndrueshëm me opozitën, çka është jetike për qëndrueshmërinë e procesit të reformave. Në këtë kontekst, qeveria shqiptare e sheh DNL si një instrument të dobishëm përmes së cilit Shqipëria dhe BE-ja vlerësojnë dhe rishqyrtojnë progresin e bërë nga vendi në kuadrin e diskutimeve gjithëpërfshirëse.

9. Komisioneri Fyle përshëndeti angazhimet e qeverisë shqiptare për të garantuar zbatimin e qetë të Ligjit për Shërbimin Civil me po atë frymë dialogu dhe bashkëpunimi që çoi në miratimin e tij në maj 2013; për finalizimin e strategjisë kundër korrupsionit dhe hedhjen e hapave për zbatimin e saj lidhur me përmirësimin e efikasitetit të veprimit në këtë fushë; për angazhimin me Komisionin e Venecias lidhur me procesin e reformimit të sistemit gjyqësor dhe për garantimin e zbatimit të qetë të legjislacionit në këtë fushë; si dhe për intensifikimin e luftës kundër krimit të organizuar përmes veprimtarive specifike dhe bashkëpunimit të përforcuar mes organizmave të zbatimit të ligjit.

10. Qeveria mbetet e angazhuar ndaj përfshirjes së organizatave dhe grupeve të shoqërisë civile në procesin e reformave. Për këtë qëllim, Udhërrëfyesi për 5 Përparësitë Kyçe është ndarë me aktorët dhe organizatat e shoqërisë civile për komente dhe sugjerime. Duhet ngritur mekanizmi i konsultimeve me palët e interesuara, siç u vendos në takimin e parë të Dialogut të Nivelit të Lartë, bazuar mbi hapat fillestarë të ndërmarrë. Ky proces i zgjeruar konsultimi do të kontribuojë për konsolidimin e konsensusit mbarëkombëtar mbi integrimin në BE dhe do të sigurojë një kuadër për kanalizimin e ekspertizës dhe energjisë brenda shoqërisë shqiptare në politikëbërje dhe zbatim.

11. Për t’u përgatitur për takimin tjetër të DNL-së të parashikuar në qershor 2014, u vendos që kontaktet në nivel pune të intensifikohen dhe të sigurohen raporte të rregullta mbi zbatimin e udhërrëfyesit nga pala shqiptare. Shqipëria do të japë kontribut lidhur me raportin tjetër të Komisionit. Komisioneri Fyle nënvizoi se në këtë periudhë Shqipëria duhet të vazhdojë të japë rezultate konkrete lidhur me të gjitha pesë përparësitë kyçe, me fokus të veçantë mbi reformën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe asaj gjyqësore.
 
Titulli: “Në fillim të 2011-ës, marrim statusin e vendit kandiat në BE”

He ore ju pa hy ne evrope jav keni kaluar evropes ,ndalni krimin ndalni rastet incestit vjedhjet e faqet e zeza se me qeto jo ne evrope po as ne Lazarat smuj shkoni..


S
 
Titulli: “Në fillim të 2011-ës, marrim statusin e vendit kandiat në BE”

O Poeto po i njohim shume mire keto procedura o burre, jemi mesuar me burokracine europiane. I marrin gjerat nje per nje ata jo si ne i futim nje gote raki edhe dalim themi neser pasneser e pasasi...kur cohemi te nesermen jo po prit se sme ka dal rakija e djeshme :lool: :lool: :lool: :lool:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top