Ju dhe kritikat...Si i kritikoni te tjeret?!
Ju dhe kritikat...Si i kritikoni te tjeret?!
Edhe pse, ne te shumten e rasteve, thuhet se kritikat jane te mireseardhura sepse prej tyre permiresohemi, mund te them se jo secili iu gezohet kritikave apo i mirepret ato. Numri me i madh i njerezve shprehen se me shume i marrin ne konsiderate kritikat e njerezve, me te cilet kane raporte te aferta ose i vleresojne, gje qe edhe kuptohet. Por, ka edhe raste kur kritikohemi nga persona krejtesisht te panjohur per ndonje sjellje tonen (ua thote drejte ne sy), kritika, te cilat ndoshta mund te jene edhe me korrekte dhe qe prej njeriut te afert nuk mund te dalin per shkak te lidhjes emocionale qe ekziston ne mes.
Njehere, ne nje mbledhje, ku nder tjere kishin qene prezent edhe Aristoteli dhe nje nxenes i tij shume i mire, Aristoteli kishte kritikuar nje mesues tjeter ne sy te te gjithe mesuesve tjere.
Mbledhja kishte perfunduar, Aristoteli dhe nxenesi ishin kthyer ne ore, ku po prisnin nxenesit tjere.
Nxenesi me i mire, ngritet ne kembe dhe ne preznecen e te gjithe nxenesve tjere i thote Aristotelit: "Mesues, nuk ishte mire qe e kritikuat ate njeriun ne sy te te gjitheve".
Aristoteli ia kthen: "E, ti, c'bere tash?".
Po dhe kendveshtrimet e ndryshme te gjerave dhe konfliktet, jane gjera qe ndodhin cdo dite, ne shtepi, ne shkolle, ne pune …
Ndodhin si rezultat i mendimeve dhe qendrimeve te ndryshme po shpesh edhe si shkak i imtesirave te ndryshme te cilat per ndonje X arsye nuk duam t’i pranojme ( nuk duam te jemi tolerant, nuk deshirojme te behet si duan te tjeret) e si perfundim vjen deri ne nje perplasje. Si rrjedhoje e kesaj paraqitet dhe kritika.
Cfar ndermerni kur deshironi te kritikoni nje mendim apo qendrim te dikujt dhe deshironi qe kritika juaj te sjell fryt?( te mos shkojne ne vesh te shurdher kritika e juaj)
Si reagoni kur ju jeni ,,objekt’’ i kritikimit? Kur kritika kalon ne ofendim?
Cila duhet te jete vija e kuqe ne kritike?
Cilat kritika jane me te mira dhe me efektive- ato qe behen ne 4 sy apo ne prezence te personave te tjere? Cilat jane anet pozitive dhe ngative te njeres dhe tjetres menyre?