Jeta e burrit eshte shume me e lehte se ajo e gruas?

bella

Anëtar i Nderuar

Eshte e vertet qe jeta e burrit eshte shume me e lehte se ajo e gruas??
Si dhe perse?

p.s Mendimin time personal e them ne vijim :rolleyes:
 
Nuk kam qene asnjehere burre dhe nuk ti car te them
 
ahahhahhaha.....eshte fjala burre per te mos thene mashkull (pra jo per burre ne sensin te martuarit)sepse sme duket e pershtatshme....mendoj se mashkull perdoret kur flasim per kafshet :D
 
Nuk mar vesh nga keto tema posensive qe hap ti.
 
Nuk mar vesh nga keto tema posensive qe hap ti.

:D.....Posesive? por ok asgje nuk ka nese nuk pergjigjesh :)....Megjithate me pas do jap nje pergjigje timen, ndoshta kuptohet edhe tema me mire :p
Edhe pse eshte ne pergjithsi per jeten qe ben burri edhe gruaja, djali apo vajza :rolleyes:
 
shum ma e leht?? 100 her ma e leht..veje burrin n'rol te gruas per ni muaj e nuk shpeton gjall..
 
Halli i tjetrit zgjidhet kollaj thone. ;)

Nese i marim si cift jeta e tyre eshte pothuajse e njejte. Tek e tek, femra e ka disi me te veshtire.
 

Eshte e vertet qe jeta e burrit eshte shume me e lehte se ajo e gruas??
Si dhe perse?

p.s Mendimin time personal e them ne vijim :rolleyes:

Nuk e vertete qe jeta e burrit eshte me e lehte se ajo e gruas, as anasjelltas.
Te dy gjinite kane specifikat e veta. Mashkulli eshte krijuar me i fuqishem se gruaja fizikisht psh..Mu per kete arsye, meshkujt edhe luftojne ne lufte, pastaj ndertojne objekte te ndryshme, gjera te cilat femra si femer nuk i kryen. Burri eshte i obliguar te kujdeset per familjen dhe pjese prej pasurise se tij t`i ndaj edhe gruas. Po t'ua hedhim nje shiqim ketyre gjerave, do t'kuptojme qe jeta e mashkullit nuk eshte edhe aq e lehte se si mendoni ndoshta.

Ne anen tjeter, femra eshte e rendesishme, sepse eshte nena e njerezimit, eshte me peshe ne shoqeri sepse nga ajo dalin nje armate e tërë intelektualesh, dhe shume e rrespektuar. Nuk eshte e lehte per femren t'a mbaj 9 muaj ne bark nje bebe, te kujdeset per te pasiqe ta linde, pastaj te kaloje shume nete pa gjume e keshtu me rradhe. Normal, burri si burre, kurre nuk do t'kishte mundur ta luaje rrolin e gruas ne kete dhe ne shume aspekte tjera. Femra pastaj ka ate butesine, ngrohjen shpirterore, gje qe burri nuk e ka sikurse femra. Keto dhe shume gjera tjera nqfs i shiqojme si duhet, do t'kuptojme qe as jeta e femres si femer nuk eshte e lehte. Si mashkullit, poashtu edhe femres ne shumicen e rasteve i duket e lehte jeta e ginise se kundert. Ky ishte mendimi im.

Ju pershendes :)
 
Faleminderit per mendimin tend Loverboy :D....Kete kam kerkuar ne kete teme, te diskutojme kete aspekt dhe ta dime :p
 
Ndersa une po e them ne kete aspekt dhe po e them mendimin tim ne menyren time :D

Jeta eshte e njejte si per burrat edhe grate, por me variante te vogla si psh per femijet!

Eshte menyra me te cilen burrat perballojne jeten, qe e ben per ta me te lehte: ata jane monotematik , dmth per ta realiteti eshte i bardhe ose i zi! Per ne vajzat dhe grate ne te kundert, qe jetojme ne zemer dhe ne ndjenja qe nga lindja, jeta eshte keshtu, plot me sfumatura... humbasim vete!

Sigurisht...dallimi nuk eshte kaq i madh sepse ka edhe burra te ndjeshem...dhe gra te ftohta!

Por pergjithsisht...emocionet i perkasin Mbreterise femerore, ashtu si racionaliteti eshte mashkullor..dhe si pasoje, nese nje problem perballohet kirurgjikisht ( menyra tipike e mashkullit) do bej me pak keq (mendon mashkulli), sesa ta perballosh me gjithe emotivitetin qe permban, menyre tipike kjo e ne femrave!

Pra nese e kap ne kete aspekt ndoshta Po jeta e burrave eshte disi me e lehte.:p
 
Nese e marrim ne cift, jeta e burrit dhe gruas (pervec lindjes se femijes) varet nga raporti se si e ndertojne te dy se bashku ate (jeten dmth)... Nese kane bashkepunim te mirefillte, kujtoj se eshte njejte per te dy... E lehte dhe e veshtire ne te njejten kohe, per te dy njelloj.
Mirepo eshte dicka relative, "vende-vende" me e veshtire per mashkullin e "vende-vende" me e veshtire per femren. Kur t'a veme ne peshore na del disi baraz.
 
Nuk mendoj se eshte me e lehte per mashkullin sesa per femren... Te njejtat probleme mund ti kalojne te dy, apo mashkulli mund te kete probleme te tjera dhe femra te tjera. Cdo gje varet nga menyra se si e shikojne jeten dhe nga vullneti qe kane per t'i perballuar sa me mire keto probleme.
 
nuk eshte e vertet qe burri e ka jeten me te lehte,qe eshte me i forte dhe i perballon gjerat me lehte kjo mund te jete e vertet.
 
Thjesht edhe un pergjigjem : Nuk eshte jeta e burrit (mashkullit) me e leht se sa e gruas (femres) eshte njesoj qysh ka thon edhe LoverBoy dyt i kan specifikat e veta
Burri perkujdeset per familje njejt edhe gruaja perkujdeset per familje sipas meje
po ka pakica qe veq gruja ose veq burri i kryn t`gjitha punt e tjetri rrin dit nat shiqon TV
po mduket per at nuk ishte tema ishte per n`pergjithsi :D
 
S'ka logjike per mendimin tim, te masesh veshtiresite ne jete, te ndara sipas gjinive.

Fakti qe mashkullit i vishen me shume pergjegjesi, perkundrazi jep nje koificent me te larte veshtiresish.

Nese do te rikthehemi ne zanafille, femres natyra i ka caktuar detyren per te rritur femijen e mashkullit detyren per te siguruar mbijetesen. Qe ketu edhe gjinite u pershtaten ambjentin dhe puneve te tyre te reflektuara ne fizikun e tyre dhe rrjedhimisht mashkulli e be me i forte fizikisht duke vulosur edhe sundimin e tij mbi gjinine e dobet.

 
Nuk është me rëndësi kush ia ka caktuar vështirësitë!
Pyetja është shumë logjike dhe meriton një përgjigje.
Disa vështirësi ia ka caktuar natyra si dhe disa shoqëria.

Së pari dallimi në fuqi gjegjësisht në madhësi fizike. Nëse
dy persona të madhësive të ndryshme e kryejnë të njëjtën
punë fizike, me siguri se nuk do ta ken njësoj lehtë, apo jo?

Mandej, si femër nuk mund të hyj kudo, po mendoj te rreziku
për shkak të gjinisë. Ekzisenca e mundësisë së dhunimit.
Edhe këte besoj se dijni çfarë pasoja sjell.

Mandej, femra ka periodën! Ndoshta dikush nuk e din si
ndihet një femër kur e ka kohën? Pate dhimtë s'pate
punët duhet kryer.

Mandej, femra e ka Kobrën, mfalni Vjehrrën. E ralla nuse has në
vjehërr të mirë, edhepse "nënë të keqe" nuk ka! Se më masandej
kur t'i bashkangjiten edhe kunatat dojnë me hongër papjek!


Mandej, tortura nga mashkulli! ثshtë rast i rallë të jetë e kundërta!


Besoj se mjaftojnë për tani.......
 
Redaktimi i fundit:
jane shumeeeeeeeeee me te lehtesuar se ne sigurisht.........ne kemi mestruacionet(oh nene oh nene bezdija dhe dhimbjet te amplifikuara nga nervozizmi qe me shkaktojne hormonet me bejne ti urrej)........ne kemi lindjen edhe kjo ok cast i lumtur por plot dhimbje iiiiiiiiiiiiii sa frike ekam......e ne fund dhe menopauzen...............ehuuuuuuuu ik se meshkujt sdine ca vujme ne......
 
Une mendoj te kunderten. Mendoj te kunderten sepse kur mendoj fjalen BURRE mendoj BURRIN dhe jo nje cunak qe nuk ka pergjegjsi.

Vertete nje femer e ka te veshtire sepse jep jete ne kete bote, te jesh ne gjendje te sjellesh nje jete nuk eshte e lehte, dhe ta rrisesh ate, te mbash shtepine te paster, gjellen e te gjitha. Por une e shikoj burrin si shtyllen e familjes, dhe sado nje femer e ka nje pune ashtu si edhe mashkulli, pergjegjesia i bie mashkullit.

Sic thash, po mendoj per nje burre te martuar ne krahasim me nje grua te martuar. Nuk po krahasoj adoleshentet se ne adoleshence ndodh e kunderta, shume here me e lehte per djemte.
 
Cudi, un mendoj ndryshe nga mendimi derrmues qe duket ketu, dhe po perdor fjalet e te madhit George Carlin (komedian Amerikan, vdiq 2008) per te provuar piken time:
"...Mendojeni keshtu: ne Mensen e Madhe te Kozmosit, ndersa qeniet njerezore levizin ne rradhen e jetes per te mberritur tek sektori ku ndahet m**i, femrave u jepen disa racione me shume.
Dhe ju lutem me kuptoni, motivet e mia nuk jane egoiste apo personale. Nuk po i them te gjitha keto se dua ta kem mire me femrat...jo, thjeshte mendoj qe duhet te jete e dukshme per cdo person qe eshte i ndershem- dhe qe mendoj qarte- qe femrat bartin me shume bagazh nga jeta se meshkujt.
Per te filluar, ato jane me te vogla dhe me te pafuqishme, keshtu qe u bihet ne shuplake, me grusht, abuzohen, perdhunohen, dhe ne pergjithesi rrihen rregullisht. Nga meshkujt, patjeter, qe jane me te fuqishem. Nqs femrat do te ishin me te fuqishme kjo nuk do te ndodhte. "

Ne boten perendimore femra duhet te arsimohet, te mbaroje shkollen, te martohet, te behet me femije se ora biologjike kalon, dhe te ndertoje nje karriere. Dmth, duhet te kujdeset per pune, per shtepi, per burrin dhe per femijet.
Ndersa ne vendet e botes se trete -shumicen...femra eshte nje qytetar dytesor.

Ne Kine, fetuset femra abortohen, ndersa foshnjet braktisen...ngaqe duhet te linde nje djale ne familje, dhe nuk lejohen te bejne me shume se nje femije. Ndersa ato qe mbahen, shumicave u futen kembet qe te vogla ne masa hekuri qe te ndalojne rritjen e kembes, se femra, per qejfin e mashkullit, duhet te kete kembe te vogla. Prej kesaj, disa femrave kineze kur rriten i kthehen gishtat nen shputen e kembes dhe detyrohen te ecin kembadorazi. (Kina perben 2/5 e popullsise se botes)

Ne Afrike, u pritet klitori ne menyre qe mos te ndjejne kenaqesi kur te rriten...dhe nuk pritet me mjete te sterilizuara, por me mjete rrethanore si shkopinj. Ne disa vende te Afrikes, te jesh femer dhe e paperdhunuar do te thote te jesh minoritet...sepse shumica e tyre perdhunohen.

Ne Lindjen e Mesme, Afrike, Azi, dhe ne disa pjese te Europes te jesh femer dhe jo e virgjer kur te martohesh eshte zakonisht fatale per jeten.

Ne Shqiperi, te jesh femer nuk ke lirine te dalesh vetem ne oret e vona...jo per gje, por eshte ajo qe permendi George Carlin, jemi me te vogla ne trup dhe me te pafuqishme. Te kesh liri monetare paragjykohesh, se mos ben nje pune te ndryre.

Te jesh femer dhe e sigurt ne vetvete(kudo) nuk pelqehesh; sidomos te jesh e paskrupullt per karriere.
Ne Wall Street, Manhattan, ku luhen milionat e botes, ka vetem meshkuj ne pozita drejtuese dhe femra sekretare. Nuk eshte se nuk ka femra qe jane te afta per ato pozita, por eshte gjithmone paragjykimi qe femra nuk mund t'i beje ato pune se eshte "emotive."

Ne Amerike, ne pozita biznesi, per cdo dollar qe fiton nje mashkull, ne te njejtin pozicion, nje femer fiton 75 cent (dmth nje cerek me pak).

Dhe lista vazhdon....
 
Redaktimi i fundit:
besoj qe per te 2 palet jeta ka veshtirsi....ama femra ka nje gezim qe mashkulli sdo e ket kur....lindjae bebushit!
 

Eshte e vertet qe jeta e burrit eshte shume me e lehte se ajo e gruas??
Si dhe perse?

p.s Mendimin time personal e them ne vijim :rolleyes:

Si gjithnje nuk zhgenjen ne temat qe hap...

Sipas mendimit tim jeta sot eshte pothuajse njelloj per te dy,me disa "faktore te jashtem" qe bejne te ndryshoje cik jeta e femres nga ajo e mashkullit...Po ta marrim nga nje kendveshtrim,femra ka mestruacionet,duhet te perballoje lindjen,menopauzen e keto mbase e bejne cik jeten e femres me dhimbje por jo me te veshtire.Po te marrim jeten e nje mashkulli do shikojme qe atij i mungon cikli,lindja,menopauza por ama cdo muaj do "duroje" femren qe ka ciklin(se disa behen shume nevrike gjate ciklit),do kujdeset per gruan kur te mbetet shtatzane per 9 muaj,do i qendroje gruas afer gjate periudhes se menopauzes...Kuptohet qe po flas per djemt me standarte ketu. Pastaj kujt i jepet gjithmone perparesi ne jete?? Femres...Femres i hiqen punet e renda,femres i jepet rraporte lindje,femrat hypin me pare ne barkat e shpetimit ne rast se anija po fundoset,femrat shpetohen gjithmone para ne çdo lloj aksidenti apo urgjence qe mund te kete...Keshtuqe mos te mendojme qe per ne jeta eshte me e veshtire vetem pse 5 dite ne muaj deshirojme te jemi djale nga dhimbjet qe na sjell cikli(te pakten une), kemi per te perballuar dhimbjet e lindjes(ne rast se eshte lindje natyrale),e do kalojme menopauzen...Jemi te lehtesuara nga gjera te tjera.
 
Ka me teper lehtesira burri,nuk mund te mohohet.Po flas ne familje nese nje gruaje i duhet te gatuaje,te0 hekurose,t elaje etj.burri jep nje ndihme minimale ne kete,ose nuk jep ndihme fare.dhe ketu i shtohert nje lehtesim,si per te dale e pire nje kafe.......
por ama ka burra qe kane nje pune t eveshtire si psh fizike..qe gruaja kurr nuk mundohet aq shume.........dhe ketu anohet nga burri balanca e lodhjes apo e jetes se veshtire..
gjithashtu varet dhe nga ekonomia e nje familje.....nese ka gjendje ekonomike te mire,ne nje familje jeta eshte ne pergjithesi e lehte si pe rnjerin,ashtu dhe per tjetrin..ose ekunderta ne nje familje te varfer........

p.s:te me falni nese kam perseritur dicka,por nuk kam lexuar asnje postim ,kshuqe nuk di ckeni shkruar!
 

Eshte e vertet qe jeta e burrit eshte shume me e lehte se ajo e gruas??
Si dhe perse?

p.s Mendimin time personal e them ne vijim :rolleyes:

Kur e lexova per here te pare kete fjali mendova se keshtu ishte e thene nga ju, por kur pashe ne fund qe kishte shenjen pikpyetje. E ne te tilla raste do te ishte me mire qe ta formulonim pyetjen ne menyren me te mire e me te kuptueshme qe te mos leme mundesi per keqkuptim nga lexuesit. A eshte jeta e burrit shume me e lehte se ajo e gruas?

Eshte shume e drejte thenja qe: Kjo nuk eshte aspak e vertet e e anasjelta. Cdo njeri qe vjen ne kete bote qofte mashkull apo femer, ne momentin qe fillon e rritet do te perballet me probleme nga me te ndrryshme, e ketu linde nevoja qe ky njeri te jete i zoti qe ti japi nje rrugzgjidhje problemit te tij, nese tregohet i zgjuar edhe ja dele mbane qe problemin qe ka ta kaloj me sukses per te eshte me e mira, por nese do te ndodhi e kunderta qe ai apo ajo nuk i gjen nje zgjidhje te hajrit problemit te tij/saj atehere nga nje problem qe kishte do ti behen dy. E keshtu nukk eshte i njete me te parin. Ketu flasim per dy gjinite, mashkull e femer, nuk eshte e thene se jeta e emres eshte me e lehte se e mashkullit apo e anasjellta, nese duam qe te jemi realist duhet ta pranojme realitetin e te themi se ka meshkuj qe e kane jeten shume te veshtire por edhe e kunderta qe ka meshkuj qe jeta e tyre eshte per mrekulli e nuk e njeh veshtiresine. Por gjithashtu ka edhe femra te cilat jeta e tyre nuk i ka ofruar shuemmundesi ne jete e si e tille jeta i shenderrohet ne nje ferr e nuk e njeh lehtesimin, por ashtu si femer e maskull vjen nje kohe ne jeten e tyre qe nukk e njohin lehtesimin e jetes, sepse e tille paska qene jeta, keto jane mundesite qe na ofrohen ne ne shqiperi qe te punojme ne pune qe nuk vlersohet, e me rroga qesharaka. Por cfare te bejme nga nje pune e cila nuk vlersohet mendon se do ti japesh zgjidhje vees per nje jete me te mire a me te lehte e te largohesh e ta leshe? Aspak vetem sa do ti shtoje me shume veshtiresise jetes tende e famijes qe ke perbere.

Ne fakt doja ta pergezoja Bella-n per temen, por ne te njejten kohe doja ti beja nje verejtje te voge e mendoj se eshte me shuem vend. Fjalet e tua: Mendoj se mashkull perdoret kur flitet per kafshet. Kur e lexova kete fjali mbeta me goje hapur nuk ma priste mendja se do ta lexoja ndonjehere nje fjali te tille, per vete faktin se ketu po flasim per ato meshkuj te cilet ne i duam, e me te cilet ne martohemi, e me ato te cilet ne krijojme familje e bejme femije. Kur mardhenja jone qenka kaq e gjere me kete njeri nuk mendoj se do te ishte e ershtateshme ta quaje mashkullin ne pergjithesi te tille per vete faktin se mund te kete me te verte njerez qe mund ta meritojne kete fjale por mos harro se gjithmone eshte kompensimi i natyres ashtu sic mund te kete meshkuj kafshe ka edhe meshkuj qe jane si engje e shume te mire e natyrisht edhe e kunderta qe ka femra te mira e te bukura qe nuk ke ku ti shahs e ku ta kapesh ne moral e sjellje, por ka edhe femra qe jane si gore, e me pak fjale si kafshe e qe nuk kane ahpirt...

Gjithashtu te mos harrojme se burri eshte shtylla e shtepise, e si pasoje e ka per detyre qe te kujdeset me shume e i bie si barre qe te kujdeset per ekonomin e shtepise e ndersa femra te kudjeset per shtepine e per edukimin e femijeve, por ka edhe nga ato femra te cilat punojne e nekete rast ekonomia nuk bie vetem ne shptullat e burrit, e i iqet nje barre e jeta i behet me e lehte. Por nese do te ishte qe vetem burri do te punonete e te mbante ekonomine e shtepise atehere ne kete rast themi qe jeta e burrit qenka me e veshtire se ajo e gruas, por nese do te mendojme veshtireseit qe kalon femra ne momentin kur merret me punet e shtepise me larje fshirje gatim, koha qe kalon kur mbetet shtatzene, nje kohe aq e bukur po edhe aq e veshtire, koha kur linde ka veshtiresi qe burri as mund ti mendoj e ti kaloj, pastaj rritja enje femije, nete e nete pa gjume me te qara e babai flen i lodhur ne krevat se mbase mund te jete i lodhur e neser duhet te jete ne pune serisht. Me pak fjale qe te dy si mashkulli e femra ka veshtiresite e tija ne jete.
 
Gjarpërshë: "Gjithashtu te mos harrojme se burri eshte shtylla e shtepise..."
- çfarë privilegji, athua prej dashnisë madhe, apo diçka tjetër!

Mundesh edhe ti të bëhesh shtyllë, askush nuk të ndal, apo jo?
 
Kur e lexova per here te pare kete fjali mendova se keshtu ishte e thene nga ju, por kur pashe ne fund qe kishte shenjen pikpyetje. E ne te tilla raste do te ishte me mire qe ta formulonim pyetjen ne menyren me te mire e me te kuptueshme qe te mos leme mundesi per keqkuptim nga lexuesit. A eshte jeta e burrit shume me e lehte se ajo e gruas?



Ne fakt doja ta pergezoja Bella-n per temen, por ne te njejten kohe doja ti beja nje verejtje te voge e mendoj se eshte me shuem vend. Fjalet e tua: Mendoj se mashkull perdoret kur flitet per kafshet. Kur e lexova kete fjali mbeta me goje hapur nuk ma priste mendja se do ta lexoja ndonjehere nje fjali te tille, per vete faktin se ketu po flasim per ato meshkuj te cilet ne i duam, e me te cilet ne martohemi, e me ato te cilet ne krijojme familje e bejme femije. Kur mardhenja jone qenka kaq e gjere me kete njeri nuk mendoj se do te ishte e ershtateshme ta quaje mashkullin ne pergjithesi te tille per vete faktin se mund te kete me te verte njerez qe mund ta meritojne kete fjale por mos harro se gjithmone eshte kompensimi i natyres ashtu sic mund te kete meshkuj kafshe ka edhe meshkuj qe jane si engje e shume te mire e natyrisht edhe e kunderta qe ka femra te mira e te bukura qe nuk ke ku ti shahs e ku ta kapesh ne moral e sjellje, por ka edhe femra qe jane si gore, e me pak fjale si kafshe e qe nuk kane ahpirt...

.

Ke te drejte per formulimin e pyetjes :D Eshte e paformuluar mire.
E te faleminderit per verejtjen, por po ta shpjegoj si e kuptoj une.

Mashkull - femer ne i perdorim kur duam te bejme dallimin midis gjinive dhe jo dallimin midis sjelljeve, nese nje djal apo nje vajze kane nje sjellje jo te mire i quajme persona jo te rekomandueshem, pra persona te keqinj.
Une e kam me te mesuar, qe mashkull i drejtohet kur do te tregosh seksin dhe veprimet e nje kafshe. Ne dokumentare te ndryshme kafshesh perdoret fjala mashkull. Por nuk eshte e ndaluar qe kjo te perdoret edhe per njerzit.
Ishte shprehje per te treguar sensin dhe kuptimin e temes time ai konfirmim asgje me shume.
 
kjo mund te jete e vertete vetem nga kendveshtrimi i nje femre...

Askush nuk e di sesa jete te veshtire kalon nje njeri pervec personit ne fjale, pasi nuk eshte vetem veshtiresite fizike, financiare, famljare, personale ne pune, karriere etj...eshte ajo shpirterore dhe emocionale te cilen nuk di ta kuptoj nje "i huaj" nga jashte. Megjithate une nuk do te beja pergjithesime per gjinite pasi kjo mendoj se eshte dicka qe varet nga pesoni ne person.
 
kjo mund te jete e vertete vetem nga kendveshtrimi i nje femre...

Askush nuk e di sesa jete te veshtire kalon nje njeri pervec personit ne fjale, pasi nuk eshte vetem veshtiresite fizike, financiare, famljare, personale ne pune, karriere etj...eshte ajo shpirterore dhe emocionale te cilen nuk di ta kuptoj nje "i huaj" nga jashte. Megjithate une nuk do te beja pergjithesime per gjinite pasi kjo mendoj se eshte dicka qe varet nga pesoni ne person.

Prandaj eshte hapur edhe tema per te pare nga personi ne person veshtersite e njeri-tjetrit :D
Jo se eshte keshtu dhe pike. Nuk eshte teme absolute eshte pyetje :p
 
esht llogjike qe jeta e burrit esht shum me e leht se ajo e gruas...burri kur jeton me prinderit nuk ben asgje se esht nena ajo qe e lan e shplan e i ben per te ngren ,kur martohet ja ben gruaja...femra kur martohet ka gjith shpin ne shpatulla e kur lind esht akoma me e veshtir,mban shpin burrin e femin...e ju me thoni qe sndryshon jeta e burrit,,,ipokrita..
 
esht llogjike qe jeta e burrit esht shum me e leht se ajo e gruas...burri kur jeton me prinderit nuk ben asgje se esht nena ajo qe e lan e shplan e i ben per te ngren ,kur martohet ja ben gruaja...femra kur martohet ka gjith shpin ne shpatulla e kur lind esht akoma me e veshtir,mban shpin burrin e femin...e ju me thoni qe sndryshon jeta e burrit,,,ipokrita..

Do me dukej shume e thjeshte jeta nese problemi i vetem me te cilin duhet te perballem do ishin punet e shtepise apo larja dhe ushqimi i femijes...

Mos me thuaj qe kur gruaja rri ne shtepi, burrin e nxjerr jashte qe te luaje lol
 
nuk mund te bejme keto krahasime njehere
se femra me mashkullin nuk jane njelloj . jane dy sexe te ndrysheme, therefore do perballojne veshtiresi/probleme te ndryshme.
po ne lidhje me femrat . te rrime shtrember dhe te flasim drejt :p, me arritjen e teknologjise sot femrat nuk perjetojne te njejtat veshtiresi qe kane perjetuar nenat tona. Ky eshte fakt qe se anashkalojme dot. Ne dac me lindjet ku me arritjet e mjeksise sot nuk ndjen me asnje dhimbje . Apo dhe ne lidhje me te tjerat .
Kur vjen puna te stresi , me duket ne nje cift ate e perjetojne te dy si femra dhe si mashkulli . Por femrat e tregojne pak me shume . Meshkujt jane qenie me te forte , so i rezistojne ca me shume . Ne fund te fundit .. me pak vullnet dhe pune .. arrihet gjithshka nga te dy . Se eshte e njerit pak apo me shume , gjate nje periudhe afatgjate jetesore balancohen at the end .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top