Cudi, un mendoj ndryshe nga mendimi derrmues qe duket ketu, dhe po perdor fjalet e te madhit George Carlin (komedian Amerikan, vdiq 2008) per te provuar piken time:
"...Mendojeni keshtu: ne Mensen e Madhe te Kozmosit, ndersa qeniet njerezore levizin ne rradhen e jetes per te mberritur tek sektori ku ndahet m**i, femrave u jepen disa racione me shume.
Dhe ju lutem me kuptoni, motivet e mia nuk jane egoiste apo personale. Nuk po i them te gjitha keto se dua ta kem mire me femrat...jo, thjeshte mendoj qe duhet te jete e dukshme per cdo person qe eshte i ndershem- dhe qe mendoj qarte- qe femrat bartin me shume bagazh nga jeta se meshkujt.
Per te filluar, ato jane me te vogla dhe me te pafuqishme, keshtu qe u bihet ne shuplake, me grusht, abuzohen, perdhunohen, dhe ne pergjithesi rrihen rregullisht. Nga meshkujt, patjeter, qe jane me te fuqishem. Nqs femrat do te ishin me te fuqishme kjo nuk do te ndodhte. "
Ne boten perendimore femra duhet te arsimohet, te mbaroje shkollen, te martohet, te behet me femije se ora biologjike kalon, dhe te ndertoje nje karriere. Dmth, duhet te kujdeset per pune, per shtepi, per burrin dhe per femijet.
Ndersa ne vendet e botes se trete -shumicen...femra eshte nje qytetar dytesor.
Ne Kine, fetuset femra abortohen, ndersa foshnjet braktisen...ngaqe duhet te linde nje djale ne familje, dhe nuk lejohen te bejne me shume se nje femije. Ndersa ato qe mbahen, shumicave u futen kembet qe te vogla ne masa hekuri qe te ndalojne rritjen e kembes, se femra, per qejfin e mashkullit, duhet te kete kembe te vogla. Prej kesaj, disa femrave kineze kur rriten i kthehen gishtat nen shputen e kembes dhe detyrohen te ecin kembadorazi. (Kina perben 2/5 e popullsise se botes)
Ne Afrike, u pritet klitori ne menyre qe mos te ndjejne kenaqesi kur te rriten...dhe nuk pritet me mjete te sterilizuara, por me mjete rrethanore si shkopinj. Ne disa vende te Afrikes, te jesh femer dhe e paperdhunuar do te thote te jesh minoritet...sepse shumica e tyre perdhunohen.
Ne Lindjen e Mesme, Afrike, Azi, dhe ne disa pjese te Europes te jesh femer dhe jo e virgjer kur te martohesh eshte zakonisht fatale per jeten.
Ne Shqiperi, te jesh femer nuk ke lirine te dalesh vetem ne oret e vona...jo per gje, por eshte ajo qe permendi George Carlin, jemi me te vogla ne trup dhe me te pafuqishme. Te kesh liri monetare paragjykohesh, se mos ben nje pune te ndryre.
Te jesh femer dhe e sigurt ne vetvete(kudo) nuk pelqehesh; sidomos te jesh e paskrupullt per karriere.
Ne Wall Street, Manhattan, ku luhen milionat e botes, ka vetem meshkuj ne pozita drejtuese dhe femra sekretare. Nuk eshte se nuk ka femra qe jane te afta per ato pozita, por eshte gjithmone paragjykimi qe femra nuk mund t'i beje ato pune se eshte "emotive."
Ne Amerike, ne pozita biznesi, per cdo dollar qe fiton nje mashkull, ne te njejtin pozicion, nje femer fiton 75 cent (dmth nje cerek me pak).
Dhe lista vazhdon....