Në çdo 13 policë, një është femër. 742 vajza me uniformë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Raporti femër-mashkull në Shqipëri kohët e fundit është zvogëluar, duke shkuar një me 4. Por ky raport është ngushtuar edhe në radhët e uniformave blu. Sipas statistikave të Policisë së Shtetit, rezulton që 742 gra dhe vajza janë të veshura me uniformën blu. Vitet e fundit kjo është shifra më e lartë e shënuar në polici dhe përbën një rekord. Ato që deri dje përkufizoheshin si “seksi i dobët”, tashmë për to ka filluar të zbehet ky togfjalësh dhe janë rreshtuar në radhët e “të fortëve”. Imazhi i femrës së bukur dhe të brishtë transformohet disi kur në bazë të statistikave rezulton se gratë dhe vajzat nuk kanë vetëm rolin e ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, pasi 37 prej tyre janë të punësuara në repartet speciale, si FNSH, RENEA, RESI, etj., që do të thotë se kanë një përgatitje mjaft të mirë fizike. Për më shumë se kaq, nëse deri dje një personalitet i lartë shtetëror mbrohej vetëm nga meshkuj trupmëdhenj, të stërvitur mirë dhe me shqisa të mprehta, sot na rezulton se 11 femra kanë të veshur uniformën e Gardës së Republikës. Kjo do të thotë, që personalitetet mund të ruhen edhe nga femrat. Gazeta “Tirana Observer” ka siguruar listën e plotë me emrat dhe funksionet e të gjitha femrave që janë të punësuara në Policinë e Shtetit.
Rekordi
Asnjëherë më parë në historinë e Policisë së Shtetit nuk kishte ndodhur që të shënohej një raport kaq i ngushtë femër-mashkull në polici. Edhe ato pak gra e vajza që mbanin statusin police, ishin të pozicionuara më së tepërmi në administratën e brendshme të policisë dhe nuk kishin një punë të mirëfilltë në terren. Por numri 742 i femrave që janë të veshura me uniformën blu shënon një rekord. Për t’u punësuar në polici disa prej tyre mund t’i ketë shtyrë pasioni, disa siguria, por një gjë është e sigurt, pushteti që i jep uniforma ka bërë që femra të jetë e barabartë me mashkullin dhe frika e një krimineli është e njëjtë kundrejt të dyve. Madje vetë drejtues të lartë të policisë pohojnë se një femër është më e predispozuar të zbatojë me përpikëmëri ligjin, të jetë më e pakompromentuar sesa një mashkull. Siç duket, kjo ka bërë që edhe në Shkollën e Policisë të ketë një fluks vajzash që regjistrohen për të vazhduar kursin në Patrullën e Përgjithshme të Policisë.
Statistikat
Sipas statistikave të Policisë së Shtetit, rezulton që vetëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë janë të punësuara 117 gra dhe vajza. Ky është numri më i lartë i femrave që punojnë në një institucion të tillë. Menjëherë pas selisë qendrore të uniformave blu, vjen Drejtoria e Policisë së Tiranës, jo që ka numrin më të lartë të femrave police. Janë plot 96 gra dhe vajza që janë të punësuara në këtë drejtori, pa përmendur 106 të tjera që punojnë në 6 komisariatet e kryeqytetit, në Policinë Rrugore, atë të Rinasit, etj.

AKADEMIA E POLICISE “ARBEN ZYLYFTARI”
Përveç numrit rekord të femrave të veshura me uniformë blu, që ruajnë rendin dhe qetësinë publike, rregullojnë qarkullimin rrugor, kontrollojnë pikat kufitare, ruajnë personalitetet e larta, etj., një shifër tjetër rekord është shënuar edhe në Shkollën e Policisë. Janë plot 45 femra që janë të punësuara si pedagoge në Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari”, që kanë grada madhore dhe në profesionin e tyre konkurrojnë denjësisht me meshkujt.TO
 
Sa veshtire do ta kemi per ti korruptuar, nuk do dijme me cilin xhep te merremi...
 
Sa veshtire do ta kemi per ti korruptuar, nuk do dijme me cilin xhep te merremi...

E thoni me ironi kete , por eshte e vertet qe s'do korruptohen dot
Ishalla merr fund korrupsioni te ne ngadale dhe ne menyre graduale se na mbyti
 
Mirela, nuk e dij sa e perdor makinen dhe sa i ndjek rregullat. Por kohet e fundit kam vene re qe policet nuk i marrin me neper duar apo xhepa por preferojne tia fshehesh brenda bllokut te gjobave ne menyre qe mos te bien ne sy...
 
Mirela, nuk e dij sa e perdor makinen dhe sa i ndjek rregullat. Por kohet e fundit kam vene re qe policet nuk i marrin me neper duar apo xhepa por preferojne tia fshehesh brenda bllokut te gjobave ne menyre qe mos te bien ne sy...


Akoma .......................???????????
PO mos mi pri shpresat se nje dite do marr fund korrupsioni ketu te ne o burre , mos m'i pri
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top