Në Brodec varroset Hanif Dervishi, familja thotë e kanë vrarë

fshatari

Anetar
Bashkim10.jpg


-Tetovë-Dje në fshatin Brodec u varros, Hanif Dervishi, i cili dje rreth orës gjashtë të mëngjesit vdiq në burgun e Manastirit.
Shkaku i vdekjes së Hanif Dervishit sipas drejtoreshës së burgut ka qenë sulmi në zemër, por familjarët dyshojnë në këto njoftime, pasi sipas tyre, Hanif Dervishi asnjhërë nuk është ankuar nga ndonjë sëmundje.
“Nuk ka pasur asnjë dhimbje, unë para dy muajsh kur erdha pre Italie e pash shumë mirë ishte me shëndet jam dëgjuar në telefon thuaj, se cdo ditë nuk ka pas asnjë dhimbje, babain tim ma kanë mbytur në burg. Unë i lus partitë shqiptare që ta zgjedhin rastin e vdekjes së babait tim, dhe i falenderoj shumë se kanë punu vërtetë për ne shqiptarët na kanë çu përpara dhe na i sjellin njerëzit e pafajshëm në shtëpi të vdekur.”, thotë Uzair Dervishi, djali i të ndjerit.
Edhe shoqja e Hanifit shprehet se burri i saj asnjhëherë nuk ka qenë i sëmurë ndërsa kundërshton aktgjykimin se gjoja ai është dënuar për veprimtari terrosite.
“Unë për caktimin e zotit jam muslimane dhe e pranoj dhe gjethi i malit pa lejen e zotit nuk pikon, ama ky është mbytur dhe ka vdekur, dhe nuk e pranoj vdekjen se paska pas infarkt.”, thotë Rukije Dervish, e shoqja.
Ndryshe 53 vjeçari Hanif Dervishi, ka qenë i arrestuar në akcionin policorë “Stuhia Malore”, dhe i njëjti ka qenë i dënuar me dhjetë vite heqje lirie. Familjarët e Hanif Dervishit thonë se do kërkojnë llogari prej institucioneve kompetente ndërsa çështjen do ta ngrisin edhe para institucionit të Avokatit të Popullit. Ky i fundit tha për Alsat se nëse familjrët kërkojnë autopsi të re për të ndjerin dhe nëse konstatohen dallime mes dy autosoive të bëra atëherë Avokati i Popullit do të ngris procedurën e shyqrtimit të rastit.b.s

radiovisari.info
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top