Në 2020 Vlora, me fytyrë të re

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
PROJEKT/ Flet nënkryetari i Bashkisë Halim Dervishi: “Pa këtë nisëm nuk mund të zhvillohet qyteti”
Qyteti i Vlorës, do të ketë një master-plan të ri, ndërsa po diskutohet në publik se cila do të jetë fytyra e qytetit port deri në vitin 2020. ثshtë prezantuar draft-propozimi për vizionin e qytetit të Vlorës, një forum për vendimmarrësit, grupet e interesit dhe qytetarët të interesuar. Objekti: “E ardhmja dhe strategjia e zhvillimit të qytetit të Vlorës deri në vitin 2020”. Ka folur ekskluzivisht për “Telegraf” nënkryetari i Bashkisë z. Halim Dervishaj.
اfarë është ky projekt dhe cilat janë procedurat e mëtejshme?
Vlora është zgjedhur ndër katër qytetet, që janë Shkodra, Durrësi dhe Kamza, në këtë projekt të BB, ku do të përgatitet urbanizimi i qytetit të Vlorës. Me përfaqësues të BB, grupe të interesit, specialistë, përfaqësues të Bashkisë, përfunduam takimin e dytë, ndërsa i pari është bërë pak kohë më parë. Ky projekt, si për qytetin tonë, por edhe për të gjithë Shqipërinë është i domosdoshëm pasi, pa të, nuk mund të zhvillohet qyteti në fushën e ndërtimeve. Bashkia e Vlorës, një ndër aktoret kryesore, në bashkëpunim me komunitetit dhe grupet e interesit do të shprehet se, cili do të jetë vizioni i qytetit deri në një vit kohor 2020, ndërsa do të pranohen vërejtjet dhe mendimet e pjesëmarrësve në këto takime.
Cili është roli i Bankës Botërore në këtë projekt?
Sipas përfaqësuesit të BB, kërkohet një pjesëmarrje sa më masive, në këtë debat, ndërsa është detyra e tyre që të paraqesin dhe konsultohen për këtë master-plan të ri për Vlorën. Për çdo hap të këtij projekti do të vendosim bashkarisht nën kujdesin e Bashkisë së Vlorës.
telegraf

2408641090085976880corfgz_fs.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top