Ndryshon qeveria Rama, ministrat që ikin dhe ata që vijnë

legjenda

Tetova
Dreka Rama-Meta nuk ka qenë një drekë e zakonshme, por vendimtare për disa Ministri, për të cilat është rënë dakord të ndryshojnë.

Sipas burimeve të dritare.net, Rama dhe Meta kanë rënë dakord që Luan Rama të zëvendësojë Saimir Tahirin, i cili kalon te drejtësia, ministria më vendimtare për Ramën, pas kalimit të reformës në drejtësi.

Sokol Dervishi, një prej njerëzve më të afërt të Metës, zëvendëson Mimi Kodhelin.

Ndërsa Energjetikën e merr PDIU. Ende nuk është mbyllur kalimi i Petrit Vasilit në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Por nga sa duket, shumë shpejt do të kemi një kabinet Rama 2.

Ministri i Transporteve ka njoftuar largimin e tij nga detyra. Edmond Haxhinasto dha sot dorëheqjen nga posti i lartë ministror që mbajti prej tre vitesh. Më herët media mësoi për ndryshime në qeveri. Pas tij pritet të dorëhiqet Mirela Kumbaro.

“Opinion.al” ka mësuar se Ministri i ri i Transporteve do të jetë Sokol Dervishaj, po nga LSI.

Sokol Dervishaj prej shkurtit të 2015-es mbante detyrën e shefit të kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.

Burime thanë se, vendimi është marrë në kryesinë e LSI-së. Të njëjtat burime thanë se, lëvizja e Haxhinastos është rakorduar dy ditë më parë mes kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta, gjatë drekës së tyre në restorant “Piazza” në Tiranë.

Ndërkohë, vet Edmond Haxhinasto e ka motivuar aktin e dorëheqjes me marrjen e një angazhimi të ri në Parti (LSI). Ai pas bërjes zyrtare të aktit të dorëheqjes dhe paraqitjes së tij te Kryeministri Rama, ka shkuar menjëherë në zyren e kryetarit të LSI-së Ilir Meta.
qeveria-rama-300x190.jpg
http://www.almakos.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top