Ndryshon Kodi i Punës, leja e zakonshme, e detyruar.

Lejet e lindjes, pas 63 ditësh gratë mund të kthehen vetëm me 6 orë punë

Risia – Një grua që kthehet në punë pas 2 muajsh mund të punojë 6 orë dhe të paguhet për 8, pra 2 orë në ditë leje, të paguar nga shteti

Raporti – Prindërit, mund të marrin dyfishin e raportit mjekësor pushim. Për fëmijët deri në 6 vjeç marrin leje të papaguar për 4 muaj

Zanatet – Do ngrihen agjenci punësimi të përkohshme, që do të mbrojnë nga ana ligjore: Hidraulikët, elektricistët, pastrueset

Me ndryshimin e disa neneve në Kodin e Punës, tanimë të punësuarit do të jenë më të mbrojtur përpara ligjit. Kjo, qoftë për sa i takon sigurisë në punë, qoftë për rastet kur kontrata shkelet nga punëdhënësi, pasi deri më tani në jo pak raste punëmarrësi nuk ka arritur të mbrohet përpara organeve të drejtësisë, në mungesë të një kontrate në formë të shkruar. Një kontratë pune vetëm në formë të shkruar. Ky është një prej detyrimeve, njëherësh risi, që parashikohet në Kodin e Punës, të ndryshuar, ajo që synon të rindërtojë një marrëdhënie të sigurt mes punëmarrësit dhe punëdhënësit. Leja e lindjes po ashtu ka pësuar ndryshime, me miratimin e projektligjit “Për disa ndryshime në Kodin Punës”, të miratuar, dje, me vendim qeverie.

Lidhur me lejen e lindjes, veç të tjerash parashikohet që nëse nëna do të kthehet në punë 63 ditë pas lindjes, mund të punojë 6 orë, por do të paguhet për 8, pra 2 orë në ditë leje, të paguar nga shteti. Ndërsa prindërit, tani mund të marrin dyfishin e raportit mjekësor pushim.

Ndryshimet

“Më konkretisht, 11 risitë që sjell Kodi i Punës parashikojnë zhvillime pozitive sa i takon trajtimit të lejes vjetore dhe lejeve të lindjes. Në Kod sanksionohet se çdo punëmarrës gëzon të drejtën për të marrë lejen vjetore dhe kjo leje nuk mund të zëvendësohet më me kompensim financiar. Ndërkohë që, për çdo gjashtë orë pune, punëdhënësit do të kenë detyrimin të garantojnë një periudhë pushimi për punëmarrësit. Lidhur me lejen e lindjes, në kod është propozuar ndryshimi që i jep të drejtën të dy prindërve të gëzimit të lejes së përkujdesit për fëmijën e sapolindur. Prindërit, tani mund të marrin dyfishin e raportit mjekësor pushim, për fëmijët deri në moshën 6-vjeçare kanë të drejtë të marrin leje të papaguar jo më pak se katër muaj”, sqarohet në Kodin e Punës, të ndryshuar. Ai sjell gjithashtu detyrimin ligjor që ndryshimi i kontratës së punës të bëhet vetëm me shkrim, një zhvillim, i cili rrit mbrojtjen në punë dhe në proceset gjyqësore për punëmarrësit. “Një risi tjetër janë agjencitë e punësimit të përkohshëm, të cilat sigurojnë mbrojtje ligjore për të gjithë personat që deri më sot kanë punuar të pambrojtur, si hidraulikët, elektricistët, pastrueset, babysitter-at, punëtorët e ndërtimit me ditë etj. Për herë të parë, me këto ndryshime parashikohet rregullimi i punës në distancë, ose të kryer nëpërmjet kompjuterit, duke u krijuar mundësi të reja, por edhe mbrojtje veçanërisht të rinjve. Një tjetër risi është edhe ajo që prek nxënësit e arsimit profesional. Për këtë kategori nxënësish, që në përputhje me sistemin dual gjerman do të kryejnë praktikën mësimore pranë një subjekti, këtej e tutje do të paguhen”, shpjegohet në vendimin e qeverisë “Për disa ndryshime në Kodin e Punës”. Me ndryshimet e miratuara dje do të kemi disa përcaktime të tjera moderne që synojnë ndalimin e diskriminimit në punësimin dhe formimin profesional. Kështu, parashikohet lënia e barrës së provës punëdhënësit për marrjen e masave me qëllim respektimin e parimit të mosdiskriminimit. Ndër të tjera, parashikohet edhe përcaktimi i saktë dhe i plotë i rasteve të ‘ngacmimit seksual’ në mjedisin e punës.

Vendimi

Tanimë Shqipëria do të ketë një Kod Pune të standardeve perëndimore, që u përgjigjet zhvillimeve të kohës. Projektligji i miratuar dje, si nismë e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë prek disa kapituj të Kodit të Punës, kryesisht ato që rregullojnë marrëdhëniet e punës mes punëmarrësit dhe punëdhënësit, disa elemente të rëndësishme të Acquis të BE-së për sigurinë dhe shëndetin në punë, ndalimin e diskriminimin, si dhe mbrojtjen e veçantë të grave dhe rekomandimet e Komitetit të Ekspertëve të së Drejtës Sociale të Këshillit të Europës.

(c)Gazeta Shqip
 
Titulli: Ndryshon Kodi i Punës, leja e zakonshme, e detyruar.

per aq kohe sa lejen e zakonshme sma kane konvertuar ndonjehere ne pagese....per mua e detyrueshme ka qene 2 jave ne vere dhe 2 jave ne dimer
 
Titulli: Ndryshon Kodi i Punës, leja e zakonshme, e detyruar.

Me kyt lejen e lindjes ja paskan fut kot ka gra qe mbas lindjes rrin 2 ose 3 jave ne shtrat.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top