Ndryshimi i feve dhe shqipëtarët..

Love

βeℓℓe â๓e
Faik Konica

u2_FaikKonica-300x218.jpg

Gjuha

Fjalët turqisht që shpallmë tjatrën herë janë më të përdorurat. Po ka, mjerisht, edhe shumë të tjera. Japim këtu një tjatër mbledhje:

Mos thoni mutlhak (po thoni: do-e-mos, pa ndyshim); mos thoni siklet (por thoni shtrëngicë); alhaversen (dhëntë Perëndia, dashtë Zoti, etj.); sabah (mëngjes); aksham (mbrëma); karpus (shalqinë); bereqaversen (Perëndia të dhëntë); inshallah (Zoti e bëftë); ghye (turp, mundim); dava (gjyq); hajvan (kafshë); terbije (shtrim); çurek (bukë); hala (ende, edhe); tudshar, reshper (tregetar, kumerkar, shitetar); saraf (kembimtar); bardak (kupe); çunqe, madam, (me qenë që, me gjithë që); dizge (rreze); malli (gjë); mulq (tokë); tavan (plafe); shishe (bucelë); hasha (mohim); bën hasha (mohon); dxhenet (parajsë) dxhenhem (ferr, skëterrë); sokak (rrugë); mejdan (shesh); bën vaki (godit); vakt (kohë); selam (të fala); direk (shtyllë); taban (tra); surrat (fytyrë); made, mesele (çështje); hava (klimë); teptil (përkthim); qefil (dorëzënës); ejvalha (falem nderës): paçe (këmbë kafshësh).

Kombësia

ثshtë e thënë prej shumëve, edhe do të thohet se një nga shkaket më të rënda që ndajnë edhe lëshojnë prapa Shqipëtarët është ndryshimi i feve. Autori i librit gegënisht ‘T’ndodhunat e Shqypnis’ rrëfen, në një copë që do t’a nxjerrim herën e ardhur, qysh qindëra mij Shqipëtarë u-bënë muhamedanë në kohë të ardhjes s’Turqve në dhe tonë.

Në Malësi të Dibrës puna ka ngjarë ndryshe, si e kini për të parë e si na e ka rrëfyer një trimosh dibran.

Osmanllitë, kur hyjtin në Dibër, thirrnë të parët e Malësorëve e u bëjtin një pyetje: Kur ka, thanë, një baba, dy djelm, cilin do më shumë, më të vogëlin a më të madhin? Më të voglin, u -përgjigjnë te padjallëzuarit Malësorë.

Mirë, thanë përsëri Osmanllitë, po me që Perëndia e ka Muhamedin djalë më të vogël, e do më shumë se Krishtin. U muntmë, u-përgjigjnë aherë budallenjtë tanë, e po si berra u-bënë muhamedanë.

Shkenca

Këndojmë te e përkohëshmia shkenctare “Cosmos” se ca kafshë nukë pinë as një pikë ujë në tërë jetën e tyre: Këto kafshë janë lamat e Patagonise edhe gazelet e Lindesit.

Në “kopshte kafshëtore” të Londonit, ku kanë mbledhur nga gjithë shpesat e egërsirat e dheut, një papagall rrojti 52 vjet pa pirë një pikëzë ujë. Shumë shkencëtarë besojnë se ljepurat nukë pinë tjatër gjë përvec vesen e paktë që ndodhet mbi barërat.

Një Amerikan, i quajtur John Bargeman shkruan se gjeti në malet e Meksikut-Ri qen t’egër e të tmerruar.

Këta qen janë ngjyrë hiri, me leshëra të gjata, peshojnë 50 kilo (40 okë) edhe kur derdhen mbi një kope, çajnë kafshët shtëpiake me qindra.
Burimi: Mapo
 
Titulli: Ndryshimi i feve dhe shqipëtarët..

Qka me la pershtypje nga ky qafir injorante kjo fjale me se shumti ''selam (të fala);'' .I gjori bile kete fjale eshte kan shume lehet ta perkthej ne shqip ! eselam alejkum eshte pershendetja e banoreve te Xhenetit -Parajses . Qe ne shqip do me then pos te tjerassh ''PAQJA MESHIRA E ALLAHUT QOFT MBI JU'' . Ne kete fjale perveq pershendetjes ka lutje 'meshire 'miresi 'dashuri 'bekim 'bashkim etj . Por njerzit si ky i verber ' ska mundur ti kuptoj te gjitha keto te mira qe ka kjo fjale .


''Mirë, thanë përsëri Osmanllitë, po me që Perëndia e ka Muhamedin djalë më të vogël, e do më shumë se Krishtin. U muntmë, u-përgjigjnë aherë budallenjtë tanë, e po si berra u-bënë muhamedanë.'' Pastaj kjo me la pershtypje per cfare djali flet ky Myslimant BESOJN QE ZOTI ESHTE NJE ' NUK KA NEVOJ AS PER DJALE AS PER ASGJE! SEPSE AI ESHTE ZOTE I GJITHESIS . Dhe tjetra njerzit sjan bere muhamedan !!! por jan bere mysliman -ne se adhurojm Muhamedin A.S si te krishteret Jezu krishtin .Po e adhurojm vetem Allahun e Muhamedin e besojm si te derguar te tij .Ketu shihet injoranca e tij per fen islame dhe urrejtja qe paska pasur per myslimant.
 
Titulli: Ndryshimi i feve dhe shqipëtarët..

Qka me la pershtypje nga ky qafir injorante kjo fjale me se shumti ''selam (të fala);''

Pikerisht per keto raste e kishte fjalen edhe Faiku. Per ata qe e quajne veten intelektual dhe nuk dine te shkruajne gjuhen e tyre, madje nuk as cfare eshte dhe si formulohet fjalia. Definicioni i thjeshte i fjalise eshte: ''Fjalia eshte nje lidhje fjalesh qe ka kuptim''.

Kur analizoje kete fjalin tende te pare, per tu mos u futur te fjalite tjera, them se Konica kishte shume te drejte.
 
Pe: Ndryshimi i feve dhe shqipëtarët..

Dikush që gjithmonë thekson ndryshimin e feve tek shqiptarëve,
është mu ai që nuk ia don të mirën këtij kombi, sepse ai e din
shumë mirë që shqipëtarët të vetmen rrugë e kanë të bashkëjetojnë
në tolerancë maksimale.
Përndryshe, ai i mençur gjë gjithmonë lajmërohet si speci n'pasul,
nëse fenë e sheh si pengesë më të madhe, le të urdhëron e të tregon
edhe zgjidhjen si t'i bëjë shqipëtarët te kenë një fe, përndryshe le të
trusë b****thën.

Kjo ka ndodhur njëherë, edhe nuk ka mprapa. Nuk mundemi gjithmonë
të jetojmë me të kaluarën. Pothuajse nuk ka popull që në të kaluarën
s'kanë përjetuar ndonjë tragjedi, mirëpi duhet ecur te para.
 
Titulli: Ndryshimi i feve dhe shqipëtarët..

Pikerisht per keto raste e kishte fjalen edhe Faiku. Per ata qe e quajne veten intelektual dhe nuk dine te shkruajne gjuhen e tyre, madje nuk as cfare eshte dhe si formulohet fjalia. Definicioni i thjeshte i fjalise eshte: ''Fjalia eshte nje lidhje fjalesh qe ka kuptim''.

Kur analizoje kete fjalin tende te pare, per tu mos u futur te fjalite tjera, them se Konica kishte shume te drejte.

Tema e titulluar eshte ''ndryshimi i feve dhe shqiptaret'' .
I nderuar mbase tregove qfare eshte fjalia ! Une i kam disa keshilla rrethe fjalive kur i perdor .Por se pari te them se begatia e te shprehurit eshte nje dhunti e madhe qe na ka falur Zoti ' e qe na ka dalluar prej krijesave tjera. E ne per kete dhunti duhet ta falenderojm Zotin e mos te jemi perbuzes!
Nuk eshte vlere per nje njeri vetem te dije si te shprehet -si te shkruaj 'por ne duhet te mesohemi se si kete dhunti te Zotit duhet shfrytzuar. Duhet ditur kur te flasim ' duhet kuptuar dhe menduar qfare qellimi kemi me fjalet tona ' a jane momentet e pershtateshme per fjalet tona mos po e lendojm te tjeret me menyren se si shprehumi permes ketyre fjaleve .
Fjalet e shkruara ose te folura tregojn esencen e nje njeriu dhe krakterin e tij . Fjalit e shkruara nga ti Kitrrush pake me preken ! por une te keshilloj se kur te shkruajsh tjera her !qe lidhja me ate qe e mendon ti dhe ate qe shkrun te jete me e fort ' se thone kush flete shume dhe gabon shume.

Kiterr kur te dish qka eshte fjalia ' duhet ta dish qe duhet te flasesh mire ' fjale te bukura sepse te shprehurit e mire eshte kultur per ate qe flet. E nuk duhet te jete si qellim egozmi ' krenaria apo lavderimi 'se perndryshe sdo te respektoj askush.E nese e ke verejtur nga ana ime si qellim paresor nuk eshte retorika 'po permbajtja e fjaleve rreth asaj te ciles e mendoj dhe ku qendron e verteta ne ate ato tema. Respekt nga une e inshalla me ke kuptuar ne qellimin tim edhe pse mendoj se ke meritur te keshilloj ne kete menyre.
 
Pe: Ndryshimi i feve dhe shqipëtarët..

Nuk e dij nëse Love ke vërejtur se ke diçka tepër në këtë temë.
Në fakt ke hapur temën në lidhje me fenë, kurse teksti flet për
gjuhën, rrespektivisht turqizmat gjuhën shqipe, si dhe më poshtë
shkencë, çka mendoj se aspak nuk ka lidhe me titullin e temës!
 
Pe: Ndryshimi i feve dhe shqipëtarët..

Nuk e dij nëse Love ke vërejtur se ke diçka tepër në këtë temë.
Në fakt ke hapur temën në lidhje me fenë, kurse teksti flet për
gjuhën, rrespektivisht turqizmat gjuhën shqipe, si dhe më poshtë
shkencë, çka mendoj se aspak nuk ka lidhe me titullin e temës!

Në fakt, dhe vetë kur e postova isha ne dilemë në cilin nënforum do e postoja sepse është pak e lidhur me disa çështje të ndryshme: gjuhën, kombin, shkencën..
Dhe për këtë që ke shkruar, jam mëse dakort, por nuk doja të prishja titullin origjinal të shkrimit..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top